E Diel, 1 Nëntor 2026

Të nderuar anëtarë të Komitetit Ndërministror të Integrimit! Mbledhja e sotme shënon institucionalizimin e procesit të hapjes së negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizi

Të nderuar anëtarë të Komitetit Ndërministror të Integrimit!

Mbledhja e sotme shënon institucionalizimin e procesit të hapjes së negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim –Asociimit midis Shqipërisë dhe BE dhe prandaj në rendin e saj të ditës është shqyrtimi i përgatitjeve të Qeverisë dhe të grupit të negociatorëve. Në këtë funksion duke analizuar dokumentet që mandatojnë ministrin e Integrimit z. Sokol Nako të përfaqësojë Qeverinë e Republikës së Shqipërisë në këto negociata dhe na lejon ne si komitet të analizojmë veprimet qeverisëse të programuara në fokusin e axhendës së negociatave dhe të reformave për përfarim të Shqipërisë me standartet e BE, që perfshihen në draft marrëveshjet që do të negociohen me përfaqësues të BE gjatë ditës së nesërme.

Qeveria shqiptare është shfaqur e angazhuar plotësisht në këtë proces të stabilizim asocimit, i cili i jep Shqipërisë kuadrin baze për të rregulluar marrëdhëniet tona me BE në këtë nivel të ri marrëdhëniesh kontraktore si nje instrument efektiv qe con përpara dhe reformat tona institucionale ekonomike dhe civile. Ky proces kaq jetik për vendin dhe per shoqërinë shqiptare po pasurohet me element të rinj që do te japin më shumë përmbajtje angazhimeve tona dhe prokursionit të shoqërisë shqiptare drejt Europës komunitare, sic u shfaq dhe në solemnitetin e celjes zyrtare të negociatave në vizitën e presidentit të komisionit europian z. Romano Prodi në Tiranë, i cili gjithashtu theksoi qartë vlerësimin, mbështetjen për vokacionin dhe angazhimin europeist të Shqipërisë dhe të Qeverisë së saj.

Celja e këtyre negociatave me dorëzimin e draftit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit na jep edhe në Qeveri dhe në komitetin ndërministror të integrimit shansin për të demostruar aftësitë tona jo vetëm për të negociuar, por edhe për të kryer reforma por edhe për të krijuar dhe shtuar kapacietet e institucioneve dhe administratës civile dhe të aktorëve joqeveritarë të zhvillimit për të zbatuar në realietin shqiptar angazhimet që burojnë nga kjo marrëveshje dhe normativën europiane në funksion të saj. Hapja e këtyre negociatave, pra ka ardhur si rezultat e ritheksoj, i perpjekjeve dhe rezultave të Qeverisë, të politikës të shoqërisë civile të komunitetit sipërmarrës, të institucioneve kushtetuese dhe të qytetarëve shqiptarë pas më shumë se 10 vjet përpjekjesh në trazicionin demokratik.

Marëeveshja që ne nisim të negociojmë dhe më lejoni të theksoj të zbatojmë njëkohësisht është konkrete. Ajo përcakton standarte në të cilat Shqipëria do të nisë të përfaqësohet si partnere e denjë me një të ardhme që ka nisur në marrëdhënie me vendet më të përparuara dhe institucionet përfaqsuese të tyre në kontinentin europian edhe në aspektin politik dhe atë institucional edhe në aspektin e zhvillimit dhe partneritetit ekonomik dhe social me BE. Kjo fazë e re e marrëdhënieve tona me BE që po karakterizohet me një rritje thelbësore edhe e dialogut politik dhe të niveleve të ndryshme të ekspertëve midis të gjitha institucioneve të vendit dhe atyre të Europës së Bashkuar njëkohësisht vendeve anëtare të BE do të na ndihmojë pa asnjë ekuivok, të përshpejtojmë reformat, të rrisim efektivitetin e tyre dhe të projektojmë më shumë stabilitet zhvillimi si brenda vendit ashtu edhe në rajonin e Ballkanit perëndimor ku ndodhemi.

Qeveria është e ndërgjegjshme se procesi i nisur nuk është i lehtë dhe i thjeshtë, prandaj mbetet thellësisht e angazhuar për të vazhduar me ambicie dhe përgjegjësi këtë zinxhir transformimesh cilësore në të gjitha fushat te cilat do ta cojnë Shqipërinë në këtë fazë zhvillimi cilësisht të re dhe më të përparuar. Prioritetet tona janë të qarta duke filluar nga ruajtja dhe konsolidimi i stabilitetit politik në vend, konsolidimi dhe rritja e efekteve funksionale të institucioneve të shtetit ligjor, përafrimi i mëtejshëm i legjislacionit shqiptar me atë komunitar, rritja e efikasitetit dhe e rezulatit të punës të administratës publike në tërësi.

Gjithashtu ne do të vazhdojmë të thellojmë inisiativat e bashkëpunimit me vendet fqinje në rajon, për të garantuar një të ardhme të përbashkët europiane, për të intesifikuar dialogun politik duke forcuar në mënyrë të vecantë bashkëpunimin instrumentet dhe institucionet e luftës së përbashkët kundër krimit të organizuar dhe veprimeve ilegale, duke zgjeruar bashkëpunimin tregtar mbi bazën e marrëveshjeve të tregtisë së lirë rrjet i të cilave tashmë po plotësohet në rajon dhe me lehtësimin e procedurave dhe të angazhimeve të levizjes së lirë të personave, të kapitalit të shërbimeve gjithashtu. Natyrshëm në këtë mbledhje të komitetit ndërministror të integrimit shfaqet prirja e re që në rendin e ditës së punës të gjithësecilit jo vetëm anëtarët e këtij komiteti, por sektorët e ekzekutivit dhe të administratës publike shqiptare vihet përmbushja e detyrave dhe angazhimeve që kemi marrë vetë përsipër dhe që na angazhon si partnerë në negociata dhe në marrëdhënie kontraktore me BE dhe me partnerë të tjerë ndërkombëtarë që lidhen me procesin e reformave të përfarimit të stabilizim asocimit, të anëtarësimit në komunitetin euroatlantik, në NATO etj.

Unë do të vecoja këtu plotësimin e rekomandimeve të TAKS FORCE-BE, Shqipëri dhe të planit strategjik në integrimin europian që përbëjnë dy dokumente kuadër themelore me të cilat operon edhe grupi i negociatorëve dhe Qeveria edhe komuniteti ndërministror i integrimit. Angazhimi ynë pra mbetet maksimal për të arritur standarte dhe objektiva të cilat paraqiten dhe si parametra dhe targete në negociatat me përfaqësuesit e BE, duke filluar sidomos nga : konsolidimi i stabilitetit politik të vendit mbështetur në frymën e re të bashkëpunimit dhe të ballafaqimit midis maxhorancave dhe opozitave, midis aktorëve politik vecanërisht në prioritet e zbatimit e rekomandimeve të organizatës së sigurimeve dhe bashkëpunimit europian dhe të ODHIR-it për përmirësimin e kodit zgjedhor me synimin që këto përmirësime dhe kjo klimë produktive të reflektohet qysh me zgjedhjet lokale të tetorit 2003.

Ndërkohë Qeveria ka bërë detyrën e saj dhe ka ftuar aktorët e tjerë institucional dhe shoqëror për të zgjidhur me projektiligjit e ri për pronat konfliktet dhe kontekset pronësore që do të conin më në fund në krijimin e një tregu funksional të tokës dhe në mos bllokimin për shkaqe subjektive të procesit të investimit mbi pronat e paluajtshme.

Në procesin e rishikimit në kuadrin ligjor kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka ngritur një komision parlamentar Ad-Hoc me detyrë për të diskutuar dhe adoptuar variante projektligjesh të paraqitura edhe nga shoqata dhe grupe deputetësh në konvergjencë me projektin e paraqitur nga Këshilli i Ministrave me qëllim që të adoptohet një projekt integrues zgjidhës dhe i pakontestuar në këtë fushë të rëndësishme të investimit tonë për zhvillim europian në vend.

Drejtimi i dytë prioritar është vazhdimi dhe strukturimi institucional më i konsoliduar i luftës kundër korrupsionit i mishëruar edhe në planin e verpimeve për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit për vitet 2002-2003 që është miratuar nga Këshilli i Ministrave në reflektim të të gjitha rekomandimeve të disktuimeve të bëra me BE me Komisionin Europian dhe raportin informal të tij si dhe me inisiativa rajonale dhe ndërkombëtare në luftën kundër korrupsionit në të cilat shteti shqiptar bën pjesë.

E treta është reforma në administratën publike që vazhdon të ndiqet me përparësi vecanërisht për ngritjen dhe forcimin e strukturave tona që merren me procesin e përfafrimit në nivel qeveritar dhe administrativ. Paralelisht po hidhen hapat e nevojshëm për të shtuar kapacitetet e nevojshme njerëzore dhe institucionale që do të conin në krijimin e një administrate shtetërore sa më të qëndrueshme, sa më profesionale thellësisht të departizuar dhe si faktor i qëndrueshëm stabiliteti në funksionimin e institucioneve dhe të programeve të zhvillimit të vendit.

Gjithashtu këto inisiativa dhe hapa trasformues ndërmerren dhe zhvillohen në një situatë makroekonomike të qëndrueshme ku spikat vazhdimi i prirjeve dhe i realizimit të treguesve kryesorë të stabilitetit që reflektojnë dhe për qëndrimin prioritar të punës së ekzekutivit në këtë funksion. Thellimi i procesit të privatizimit, rritja dhe realizimi i treguesve të rritjes të të ardhurave buxhetore, realizimi me procedura gjithnjë e më produktive i investimeve publike sidomos i atyre me financim të huaj, vazhdimi zbatimit të masave në kuadrin e strategjisë energjitike të vendit, vecanërisht ecuria në sektorin elektroenergjitik që gjatë vitit 2003 paraqitet më e shëndoshë se më parë përbëjnë fusha ku kërkohet intesifikim pune dhe rezultatesh, monitorim i vazhdueshëm dhe shqyrtim i rezultateve që krijohen për të vlerësuar me mirë efetivitetin e masave ndërhyrëse të reformave të kryera dhe atyre të programuara duke konsoliduar më tej bashkëpunimin dhe bashkërendimin e punës së ekzekutivit me insititucionet financiare ndërkombëtare si FMN dhe BB. Axhenda e këtij komiteti ndërministror në momentin aktual përbëhet nga një kalendar i ngjeshur takimesh që nga takimi i gjashtë i komitetit të përbashkët BE –Shqipëri që zhvillohet sot deri tek zhvillimi i raundit të parë të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim -Asocimit BE –Shqipëri që zhvillohet nesër 13 shkurt 2003 të shoqëruara këto me një sërë komitetesh të përbashkëta në vijim të atyre të zhvilluar në fund të vitit të kaluar dhe konkretisht për infrastukturën, e në maj 2003 për ekonominë dhe financën në qershor 2003, për bujqësinë dhe peshkimin në shtator 2003, për harmonizimin e legjislacionit në tetor 2003, për tatimet dhe doganat në nëntor 2003.

Në mbledhjen e sotme të KNI, pra në mënyrë më eksplicite do të diskutojmë në lidhje me mbledhjen e gjashtë të komitetit të përbashkët Shqipëri-BE, ku do të shqyrtohet progresi i arritur nga institucionet shqiptare gjatë 12 muajve të fundit lidhur me politikat dhe zhvillimet ekonomike, marrëdhëniet tregtare, zbatimin e reformave në tërësi dhe rolin e asistencës komunitare në këtë funksion, reformat ligjore dhe përafrimi i legjislacionit si produkt nxitës. Lidhur me zhvillimin e raundit të parë të diskutimeve për draft marrëveshjen e stabilizim asociimit që hapet nesër në 13 shkurt ministri i shtetit për integrimit do të na infromojë në mbledhjen e sotme të komitetit për cështjet kryesore të marrëveshjes që do të dikstohen dhe kanë të bëjnë me parimet e përgjithshme nenet 2 deri në 7 , me dialogun politik neni 8 deri 11 dhe me bashkëpunimin rajonal nenet 12 deri 15 të draftit të marrëveshjes që do të negociohet.

Gjithashtu do të na informojë për zhvillimin e takimeve dypalëshe midis tij pra ministrit të shtetit për integrimin me dikasteret dhe institucionet qëndrore të përfshira në procesin e negociatave për nënshkrimin e marrëveshjes së stabilizim asocimit dhe më në fund në mbështetje të komenteve dhe të sugjerimeve të bëra nga të gjitha institucionet lidhur me draftet - rekomandimet e përbashkëta të takimit të katërt të grupit konsultativ BE-Shqipëri që u mbajt në 13 -14 nëntor të vitit 2002 në do të shqyrtojmë variantin e rishikuar të këtij dokumenti për ta miratuar atë me ndonjë përmirësim eventual.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›