E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano gjate konferences per Sigurine dhe Menaxhimin e Kufijve te Ballkanit Perendimor, qe po zhvillohet ne Oher, ka zhvilluar disa takime te rendesishme. Kryeministri Nano u takua

Kryeministri Fatos Nano gjate konferences per Sigurine dhe Menaxhimin e Kufijve te Ballkanit Perendimor, qe po zhvillohet ne Oher, ka zhvilluar disa takime te rendesishme.

Kryeministri Nano u takua sot padite me Kryeadministratorin e OKB-se ne Kosove, Michael Shtainer. Pas takimit Kryeministri Nano, u shpreh se mes tyre diskutuan per te njejtat angazhime qe e sjellin Kosoven ne procesin e Stabilizim-Asocimit.

Kosova, tha Kryeministri Nano, duhet te behet nje nga zonat me kufij te hapur dhe te sigurte te Ballkanit dhe, natyrisht, te hapur edhe ndaj Serbise dhe Malit te Zi. Une shpresoj, dhe per iniciativa qe do te ndertonin nje dialog te drejtperdrejte mes Prishtines dhe Beogradit, krahas dialogut qe Prishtina po zhvillon, e nxitur ne menyre shume moderne nga z.Shtajner, perfundoi Kryeministri Fatos Nano.

Gjithashtu sot pasdite Kryeministri Shqiptar Nano ka zhvilluar nje takim edhe me Sekretarin e Pergjithshem te OSBE-se, Jan Kubis. Gjate ketij takimi eshte konfirmuar edhe nje here vullneti per bashkepunim ne rrugen e reformave te Shqiperise drejt standarteve evropiane.

Kryeministri Nano ne vecanti ka vleresuar kontributin e ketij organizmi per reformen zgjedhore ne Shqiperi, si dhe per reforma te tjera qe e integrojne vendin tone ne strukturat Euroatlantike.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›