Shkelqesia juaj, lord Robertson, Shkelqesite tuaja, Kolege te nderuar, Zonja dhe Zotërinj, Me lejoni që, së pari të shpreh falenderimet e mia për vendin organizator, si për mikpritjen asht

Shkelqesia juaj, lord Robertson,
Shkelqesite tuaja,
Kolege te nderuar,
Zonja dhe Zotërinj,
Me lejoni që, së pari të shpreh falenderimet e mia për vendin organizator, si për mikpritjen ashtu dhe per mundësine që na dha të mblidhemi së bashku në këtë Konferencë të rëndësishme rajonale me pjesemarrjen dhe kontributin e institucioneve dhe organizatave partnere qe na asistojne ne proceset tona integruese, sic jane : NATO, BE, OSBE, dhe Pakti i Stabilitetit. Prezenca e tyre ketu eshte nje prove tjeter e vemendjes gjithnje ne rritje qe keto institucione tregojne per rajonin tone dhe njeheresh perben nje prove per realizimet qe ne kemi arritur ne shnderrimin e realiteteve ballkanike dhe perafrimin e tyre me ato europerendimore. Dhe ato qe ne kemi arritur ne perfshirjen gjithnje e me te mire dhe institucionale te vendeve tona ne proceset integruese dhe strukturat demokratike te vlerave euroatlantike, jane realizuar perkunder nje mentaliteti teje te ndryshem nga ky i sotmi, perkunder nje mentaliteti, i cili edhe pse ende gjallon tek-tuk mes nesh, eshte ne tkurrje te vazhdueshme. Ky realitet i ri ka te beje se pari me faktin se te gjitha qeverite e rajonit, pavaresisht ngjyresave politike, per here te pare ne historine e tyre te re jane produkt i zgjedhjeve te lira. Ne te shumten e heres, edhe pse problemet, vecanerisht ata me karakter etnik, jane ende te pranishem ne rajon, vihet re tendenca per t'i perballuar ato me ane te dialogut interaktiv dhe te pjesemarrjes. Pikerisht pjesemarrja perben nje nga cilesite e zhvillimeve te fundit ne rajon, sepse pjesemarrja eshte nje kategori e rendesishme dhe sprove per demokracite tona, ende teper te reja. Nga ana tjeter vihen re tendenca te qarta afrimi dhe kapercimi te probleme te akumuluara te histories se vjeter dhe te re. Plaget e luftes se fundit ne Kosove po mbyllen me shpejtesi dhe qeveria shqiptare mendon se ka ardhur koha per dialog te drejtperdrejte mes Prishtines dhe Beogradit, sikunder edhe mendon se transferimi i kopetencave ekzekutive nga nderkombetaret ne duart e te zgjedhurve locale do te pershpejtoje forcimin e institucioneve demokratike ne Kosove. Mund te thuhet me plot gojen se rajoni yne qartesisht ka zgjedhur dialogun ne vend te konfliktit; integrimin ne vend te sovranitetit tradicional; multikulturalizmin ne vend te romantizmit nacionalist primitiv. Pikerisht ne emer te ketij procesi modern dhe vizionar, ne jemi duke perfunduar nenshkrimin e marreveshjeve te tregtise se lire me te gjithe vendet e rajonit si dhe po punojme me kembengulje per berjen e kufijve te kontrolluar mire dhe te pakalueshem nga krimi, por lehtesisht te kalueshem per idete, njerezit dhe mallrat, cka e rikonfirmom edhe dokumenti politik, apo platforma qe na ka mbledhur ketu.
Ne veme re me kenaqesi se sot te gjitha qerverite e rajonit kane nje axhende te perbashket : intregrimin ne institucionet euroatlantike dhe pikerisht mbi kete axhende te perbashket ne kemi forcuar dhe vazhdojme ta forcojme bashkepunimin tone dy dhe shumapalesh. Keto procese integruese nuk mund te perballohen dhe te permbushen me mentalitete te vjetra, qofte edhe persa marredhenieve mes shteteve, qofte edhe persa u perket kufijve te tyre. Po futemi qartesisht ne nje realitet te ri te integruar ku diskutimet me koncepte tradicionaliste per shtetet etnike dhe per kufijte e tyre, duken pa sens.
Sigurisht qe here pas here mes nesh rishfaqen hijet e nacionalizmit ekstrem qe kercenon sigurine dhe stabilitetin e rajonit. Mbajtja gjalle, apo ca me keq, rigjallerimi i tezave te tilla perbejne nje rrezik evident per shpejtesine e proceseve integruese dhe une mendoj se me shumti ato jane shprehje e paaftesise politike per te gjeneruar ide dhe realitete te reja. Perballe kesaj paaftesie per te perballur keto sfida, jo rralle ndodh qe persona te caktuar nga klasat tona politike i rikthehen tezave iracionale nacionaliste, strofkulla e fundit e paaftesise per te ndare vlerat mes njeri-tjeterit dhe per t'u integruar.
Per qeverine shqiptare integrimi rajonal, si pjese e procesit me te madh te integrimit euroatlantik, mbi kete fiolozofi te re qe kapercen filozofite tradicionaliste, eshte parakusht per pergatitjen e rajonit tone dhe sjelljen e tij ne parametrat e deshiruar euroatlantike.
Sipas Qeverisë shqiptare, ne, vendet e rajonit jemi në kohën e duhur për këtë përqasje të përbashkët rajonale mbi këtë cështje kaq të rëndësishme. Si pjesë e Europës, vendet tona duhet të përshëndesin, përqafojnë dhe shkembejne jo vetëm vlerat e Europës demokratike, por edhe mënyrën dhe standardet e funksionimit të institucioneve të tyre, sipas standarteve europerendimore. Ne jemi te bindur se duke synuar së bashku perafrimin per ne strukturat Euro-Atlantike gjithcka do te jete me e lehte se sa të shkuarit secili më vehte dhe ne i sherbejme ketij qellimi. Kjo është edhe arsyeja kryesore që unë e mbështes këtë Platformë të Përbashkët mbi sigurinë dhe menaxhimin e kufijve.
Sot koncepti mbi kufirin ka ndryshuar se tepermi. Nese dikur, madje jo shume vjet me pare, ata kane qene linja konfrontimi ideologjish, madje edhe ushtrish, sot kufijte jane linja te rendesishme te shkembimit te vlerave, kulturave, ideve dhe mallrave. Nga ana tjeter, pas shthurrjes se rregjimeve totalitare te vendeve tona, ata pesuan nje degradim dhe porozitet ku gjeten shtigjet e veta krimi i ogranizuar dhe trafiqet ilegale. Nevoja per ringritjen dhe fuqizimin e sigurise se kufijve eshte nje nevoje dhe domosdoshmeri qe lidhet, ne pamje te pare paradoksalisht, pikerisht me qarkullimin e lire te njerezve, me sigurine e kesaj levizje, me luften kunder ekonomise informale e cila ka ende nivele shqetesuese ne rajonin tone dhe qe nuk mund te permbushet me perpjekje te shkeputura nga secili shtet. Krimi eshte nderkombetarizuar tashme, ne duhet te pershpejtojme punen per te nderkomtarizuar dhe unifikuar luften tone ligjore dhe institucionale kunder tij. Nga ana tjeter, problemi i forcimit te sigurise se kufijve eshte nje problem teper kompleks qe ne vetevete lidhet me mirefunksionimin dhe permiresimin e standarteve te qeverisjes. Ajo nuk mund te realizohet vetem duke forcuar dhe permiresuar sherbimin e kontrollit ne linjen e kufirit, por fillon qe thelle vendit, tek standartet e teresise se ligjeve dhe institucioneve e europerendimore qe rregullojne funksionimin normal te shtetit te se drejtes dhe te ekonomise se hapur dhe konkuruese. Ne kete drejtim qeveria shqiptare para disa kohesh miratoi nje pakete te plote ligjore e cila per shkak te respektimit te standarteve europerendimore eshte quajtur « paketa Shengen », pakete e cila ka per qellim te rregulloje dhe te sjelle ne standarte teresine e rrjeteve administrative te dokumentacionit baze qe sherbejne pikerisht per rritjen e besueshmerise se ketij dokumentacioni i cili do te jape rezultatet e veta edhe ne qarkullimin e lire te njerezve, mallrave dhe ideve. Pikerisht shkembimi i eksperiencave perkatese ne kete drejtim perben nje fushe te hapur bashkepunimi per te gjithe ne.
Nga ana tjeter procesi i forcimit te rregjimit te kufinjve ngerthen ne veteve nje moment interesant : eshte momenti i pare ku kerkohet para se gjithash bashkepunim, pasi kufiri nuk mund te ruhet vetem nga njera ane.
Është për t'u pershendetur fakti se sot të gjithë vendet tona mbështesin pa rezerva nevojën për kufij të hapur por të sigurt në të gjithë rajonin tonë, në përputhje pikerisht me standardet Europiane. Pikerisht kjo perben bazen e bashkepunimit tone dhe te gjetjes se formave dhe instrumentave sa me efikase te bashkepunimit mes nesh. Dhe kur baza e bashkepunimit eshte e ardhmja, ky bashkepunim domosdo do te jete i frytshem.
Të dashur Kolegë dhe Miq,
Zonja e Zotërinj,
Sot ne rajonion tone, si pasoje e proceseve te hapjes dhe integrimit, jane ne aktivitet te plote me shume se pesedhjete iniciativa te ndryshme te karakterit shteteror si dhe te shoqerise civile. Keto iniciativa kane dhene nje ndihmese te madhe vecanerisht ne drejtim te permiresimit te klimes ne rajon dhe ne drejtim te pershpejtimit te proceseve integruese. Pa dyshim qe jo te gjitha kane pasur te njejtin efektivitet, ka pasur dhe ka prej tyre qe mbivendosen, por ne analize te fundit te gjitha kane dhene kontributin e vet te padiskutueshem. Ne kete kuptim, nga keto marreveshje dhe iniciativa, kur keto kane nje orientim te qarte integrues, te gjithe perfitojne prej aktivizimit te tyre.
Tani, në një masë të konsiderueshme, ne i kemi të dyja: një vullnet politik të shprehur nga Platforma e Përbashkët si dhe një dokument specifik të "Planit të Veprimit" si një plan veprimi i përbashkët i pranueshëm dhe me interes për të gjithë vëndet e Ballkanit Perëndimor.
Une ju garantoj se Qeveria Shqiptare është e angazhuar per forcimin e rregjimit te kufijve te saj, per berjen e tyre simbolike per shkembimin e vlerave dhe te pakalueshem per veprimtarite e paligjeshme. Ne kemi ndermarre veprime konkrete deçisive për të kontrolluar e menazhuar më mirë kufijtë tane. Nga ana tjeter ne po perfshpejtojme procedurat e bashkepunimit mes te gjitha strukturave te shtetit tone qe jane te angazhuara ne luften kunder krimit te organizuar, trafiqeve ilegale dhe korrupsionit me strukturat e vendeve fqinje. Hezitimet qe ndeshen ne ndonje rast une mendoj se jane recidiva te nje kohe tashme te perenduar. Ne kete bashkepunim duhet te perfshihen organet e policise, te sherbimeve inteligjente, te hserbimeve te ndryshme te sigurise e deri tek prokurorite dhe organet e tjera te drejtesise. Per kete arsye, pa dashur aspak te mbi vendose ate cka po miratojme ketu, ne kemi pergatitur nje Draft Proposal te cilin, pasi e kemi shkembyer me qeverine e Malit te Zi e kemi shperndare ne Samitin e Barit dhe qe perben nje iniciative shqiptare e cila mendojme se do ta zgjeroje edhe me mundesine e bashkepunimit mes vendeve te rajonit vecanerisht ne drejtim te luftes se atyre fenomeneve problematike qe permenda me siper.
Nënshkrimin e platforms se perbashket une e konsideroj si fillimin e një bashkëpunimi te strukturuar dhe të frytshëm midis vendeve tona në fushën e sigurisë qe fillon me menaxhimin me te mire te kufijve. Sigurisht qe koncepti modern i sigurise rajonale eshte teper i gjere dhe kompleks dhe fillon ne radhe te pare me forcimin e sigurise se brendeshme te vete vendeve, domethene me strukturimin dhe funksionimin me te mire te institucioneve demokratike ne ta. Ne te kunderten, nese do ta konsideronim problemin e sigurise vetem si ceshtje te forcimit te rregjimit te kufirit, atehere do te ktheheshim tek koncepti démodé i shtetit polic.
Implementimi i kesaj platforme nënkupton veprime praktike dhe të efektshme të bazuara mbi një vizion të përbashkët, nëpërmjet vendosjes dhe zhvillimit të instrumentave të përbashkëta të vlerësimit të sfidave dhe problematikave, të procedurave të përbashkëta të punës, të standardeve të vlerësimit, si dhe të rregullave dhe instrumentave të shkëmbimit të informacionit.
Faleminderit të gjithëve!