Te nderuar kolege, ish studente dhe pedagoge te Fakultetit te Ekonomise, Te nderuar pedagoge dhe studente aktuale te ketij fakulteti, eshte nje nga institucionet e pergatitjes te shqiptareve per t

Te nderuar kolege, ish studente dhe pedagoge te Fakultetit te Ekonomise,
Te nderuar pedagoge dhe studente aktuale te ketij fakulteti, eshte nje nga institucionet e pergatitjes te shqiptareve per te perballuar me aftesi shume konkuruese, sfidat e zhvillimit dhe integrimit modern.
Edhe une kam qene student ne kete fakultet ashtu si shume nga brezi i qeveritareve, politikaneve te maxhorances dhe te opozites, me te cilet sot takohemi si versnike te ruajtjes te vlerave dhe te traditave ne qyteterimit tone edhe ne kushtet e veshtira te regjimit te kaluar edhe ne keto kushte te nje trazicioni qe ende duhet te disiplinohet edhe ne kushtet te perfaqsimit te vlerave tona te perbashketa ne ballafaqim dhe kompeticion ne boten moderne. Sot eshte e veshtire te gjesh tek ky institucion banken, tryezen, auditorin apo katedren ku edhe ne jemi rritur. Nuk besoj se kane humbur arkivat e gjalla te kontributit te disa brezave per ta sjelle kete institucion ne inagurimin e sotem.
Nuk besoj se ne do te mund te beheshim perfaqsues dhe t' ju pershendesnim sot ne emer te shtetit pa ate tradite jashtezakonisht funksionale te bashkepunimit dhe te solidaritetit me fakultet e tjere te universitetit me katedrat e tjera, perfaqsues e te cilave jane edhe sot ketu do t'ju sillja ne reference porfesor Pellumbin kryetarin e sotem te parlamentit, i cili na ka dhene edhe ne njohuri qe na kane sherbyer per formimin baze kulturor dhe profesional dhe une besoj se dhe ju nuk ndjeheni me autonome sec duhet. Edhe ju jeni te integruar ne sistemin network te vlerave universitare ne Shqiperi te vlerave qeverisese dhe politike, sespe te njejtat njohuri jane perfshire ne programet tuaja, jane priorite te programeve qeverisese dhe te programeve te kundershtimit te programeve qeverisese te opozites, te njejtat sisteme vlerash jane sot qe negociohen me partneret nderkombetare qe nga intitucionet financiare te pranishme ne Tirane deri tek qeverite dhe vendet me te cilat kemi ndertuar nje bashkepunim te qendrueshem dhe te pakthyeshem sepse Shqiperia ka levizur bashke me rajonin drejt sistemit te vlerave perendimore te qyteterimit te saj tradicional, drejt sistemit qe sot ne boten moderne krijon ritme te medha zhvillimi drejt sistemit, NEW ECONOMY e cila jam i bindur tashme i jepet ne menyren me te integruar, me te natyrshnme te mundshme nga versniket e mi, te cilet dua t'i falenderoj dhe t'i pergezoj qe vazhdojne te jene bijte e ketij fakulteti, qe vazhdojne te jene te lidhur me kete fakultet, sepse fare mire brezi i pavdekshem i pedagogeve, te cilet u çmallen sot mund te ishin dhe politikane, dhe qeveritare dhe ambasadore dhe perfaqesues te Shqiperise ne bote dhe ne institucionet financiare nderkombetare ku tashme punojne konkurojne dhe jane shume te nderuar rreth 27 te diplomuar nga fakulteti i Ekonomise te Universitetit te Tiranes. Une besoj se ju e dini qe duhet te na zini vendet dhe me meqenese sot fillon dhe viti i ri shkollor une do tju uroja angazhimin e duhur, vleresimin e duhur dhe grinthen e duhur qe te krijoni ne nje vit mesimor me shume vlera me shume vlera sec krijonim ne 10-20 vjet me pare, sepse Shqiperia ka nevoje per nje brez te mesuar, per nje brez qe integron natyrshem kulturen tone tradicionale me aftesine per te thithur dhe per te perkthyer ne realitete dinamike te vendit kulturen globale, prandaj nuk do te kisha urim tjeter pervecse ashtu sic i them vetes t' ju them dhe ju " mendoni ne menyre globale dhe veproni ne menyre lokale, e ardhmja eshte e e juaja ne jemi ketu per ta garantuar kete gje.
Pune te mbare dhe vit te mbare !