Te nderuar pjesemarres, Sot eshte nje dite e vecante per mua si Kryeminister, te takohem me perfaqesues te sipermarrjes shqiptare, me Keshillin e Agrobiznesit te Vendit. Kesaj radhe nuk di si m
Te nderuar pjesemarres,
Sot eshte nje dite e vecante per mua si Kryeminister, te takohem me perfaqesues te sipermarrjes shqiptare, me Keshillin e Agrobiznesit te Vendit.
Kesaj radhe nuk di si mund ta riklasifikoja ceshtjen se kush eshte biznes i madh apo i vogel ne kete rast, por prirja per te kaluar nga biznesi i vogel ne binesin e madh eshte e gjalle dhe e prekshme qe, per nga sipermarrja, renditet i dyti ne shkalle vendi.
Natyrisht eshte nje dite e vecante se pata kenaqesine dhe nderin te marr pjese ne perurimin e nje investim te ri, shume te rendesishem ne sektorin e agroushqimit, pra fabriken e vajit ushqimor qe tashme ka filluar te plotesoje pozitivisht 30 % te nevojave te vendit me kete produkt. Eshte nje lajm shume i gezuar per qeverine, krahas gjithe te tjereve dhe konsumatoreve, kur ne treg del nje prodhim i ri i markes shqiptare dhe, aq me shume i karakterit te bioprodukteve, fushe ne te cilen vendi yne ka potenciale, resurse qe duhen aktivizuar, para, dhe shume aftesi konkuruese per t'u integruar ne tregjet rajonale globale. Ne kete rast kemi te bejme me nje produkt me cilesi dhe ambalazh modern qe, krijova bindjen qe do te konkuroje jo vetem ne cmim, por ne radhe te pare, ne cilesi me mallrat e standarteve europiane te importit. Ndjeva nga pronari i fabrikes e vajit dhe zonja e tij konkuruese se jane te gatshem dhe nuk ju ben "terr" syri edhe per te konkuruar drejt tregjeve me te medha se ai shqiptar. Para, ata e formuluan kete gje me anen tjeter te medaljes se inisiativave sipermarrese te qeverise.
Ne jemi gati ta perdorim instrumentin "tregti e lire" ne investim. Pra inaugurimi i nje fabrike si kjo, qe nuk eshte e para, ka rrezatim ne te gjithe ekonomine kombetare, madje ky eshte nje lajm i mire dhe i gezueshem per te gjithe prodhuesit e lulediellit, per fermeret, jo vetem ne zonen e Fierit. Eshte shtuar ne treg nje bleres potencial dhe i garantuar, por dhe nje bashkepunetor qe do te kete interesa pjesemarrjeje ne keto invetsime. Vetem per te furnizuar kete fabrike llogaritet te angazhohen rreth 10 mije ha toke. Nga nje lllogaritje e perafert del se per 11 000 familje fermere do te kete nje perfitim mbi 5 milion $. Inaugurimi i ketij objekti behet nje muaj pas nje inaugurimi tjeter te rendesishem te bere me kontributin japonez: fabrikes se qumeshtit ne Rogozhine, ku u investuan rreth 2 milion $ nga te cilat 50 % eshte financim i qeversise japoneze dhe 50 % i qeverise shqiptare.
Rasti i sotem eshte akoma me intrigues nga pikpamja e stimujve pozitiv sepse eshte modeli i zhvillimit afatgjate dhe te qendrueshem, i bashkimit te invetsimeve te shtetit me donatoret dhe me sipermarresit vendas. Shkalla e invetsimit te pergjithshem ne fabriken e vajit sic me informuan eshte afro 7 milion $. Qeveria shqiptare dhe ajo e Japonise kane invetsuar vetem 2,5 milion $. Me kete rast dhe, nuk ka rast me kuptimplote qe, ne emrin tim dhe te Qeversise qe drejtoj t'i falenderoj dhe te shpreh mirenjojen per ndihmen dhe mbeshtetjen qeverise japoneze, taksapaguesve te ketij vendi mik dhe t'i inkurajoj me teper per te vazhduar, jo vetem te jene te pranishem, por dhe te angazhuar per te ndare me ne resurset e tyre, ekseperiencen e tyre aq kompetitive, te cilen, sic po tregojme, jemi shume te pergjegjshem dhe te gatshem ta orinetojme ne sektore te zhvillimit priorizar, sic eshte agrobiznesi, ushqimi dhe agroindustria, po dhe financime te tjera te rendesishem per vendin.
Ky realitet i ri qe po krijojme eshte rezultat i drejtperdrejte i implementimit te reformave te standartit evropian te institucioneve te shtetit dhe te tregut qe po vazhdojne te kryhen me ritem gjithnje ne rritje ne shoqerine shqiptare.
Diten e pare te prezantimit te programit te Qeverise ne parlament, kam theksuar se pershpejtimi i reformave per te nxitur prodhimin bujqesor dhe permiresuar infrastrukturen rurale perbejne nje nga prioritet e qeverise. Eksperienca pozitive qe kemi fituar tashme ne zbatimin e njerit prej instrumentave te zhvillimit sic eshte projekti japonez qe eshte nje baze e rendesishme mbi te cilin do te mbeshteten edhe programet tona zhvilluese te se ardhmes permes politikave te qarta favorizuese ne kete sektor te tregut.
Mbreme miratuam vazhdimin e partneriteit me qeverine japoneze ne Keshillin e Ministrave dhe neser perfaqesuesi i kesaj qeverie, Ministri diplomatik Izote, do te nenshkruaj me ne nje tjeter marreveshje per financimin grant te 1,2 milion $ per shtriren me tej te ketij projekti. Ajo qe eshte me e rendesishme dhe qe vlen te nenvizohet eshte niveli i ri qe ka arritur sipermarrja vendase e cila tashme eshte ne gjendje te behet partnere e denje e ketyre partnereve, te nje realiteti global. Krijimi i nje legjislacioni dhe realiteti te sipermarrjes se ndershme bazuar ne rregullat e ekonomise se lire dhe konkuruese eshte tashme nje dukuri qe vjen duke u fuqizuar ne vendin tone. Qeveria nuk mundet vecse ta mbeshtese dhe ta coje me tej kete partneritet pa te cilin ne nuk mund te behemi pjese e sipermarrjes globale dhe tregjeve globale. Ta nxisim nepermjet nje legjislacioni fleksibel qe krijon hapsira e standarte te ushtrimit te lirise se sipermarrjes dhe natyrisht me nje aksion ligjor dhe ekzekutiv qe e nxjerr sipermarrjen ne siperfaqe duke luftuar informalitetin, ekonomine e hijes, transaksionet me para ne dore dhe duke ndertuar me politika dhe mbrojtje ligjore standarte te nje partneriteti te qendrueshem midis institucioneve te tregut financiar dhe sipermarrjes private vendase, sidomos midis kompanive investuese menaxhuese e bankave dhe shoqerime te sigurimit apo te menaxhimit te portofolit finaciar.
Une besoj se nuk ka veprimtari me te mire per nje qeveri se sa mbeshtetja e sipermarrjes krahas luftes kunder informalitetit, qe shpesh tenton te pastroje para ne aktivietete ne baza legjitime ne lufte me krimin e organizuar e korrupsionin dhe besoj se eshte pak publik qe qeveria qe une drejtoj eshte shume e angazhuar dhe po thellon invetsimin per t'i luftuar dhe crrenjosur pa asnje meshire keto fenomene ne b/p me institucione te rendesishme nderkombetare dhe me qeverite e vendeve te Ballkanit Perendimor i cili mbetet nje nga hallkat e dobeta te sistemit te institucioneve, tregjeve dhe shoqerive te kontinentit evropina. Ne kete rast, kjo bisede ne Fier, qe me 3600 sipermarrjet e vogla dhe te medha qe gjallojne ne kete zone, ze vedin e trete ne totalin e kontributit fiskal ne shkalle Republike, eshte ne dobi te mbeshtetjes politike, publike dhe private te prirjes shume pozitive te zhvillimit tone kombetar qe sipermarrja e ligjshme, e ndershme dhe kredibel per donatoret e huaj ti zere vendin, te zhvendose, te kaloje ne periferi dhe te beje te zhduket sipermarrja kriminale, sipermarrja e paligjshme, sipermarrja trafikante, e parave te qelbura te cilat gjenerojne jo vetem kriminalitet social, por dhe kriminalitet me dore. Ato krijojne iluzione dhe pasiguri per jeten dhe lirine themelore te shtetasve kudo qe jetojne.
Pra keto gjera qe po luftojme se bashku jane e shkuar dhe fabrika qe inaguruam sot e ardhmja. Natyrshem sipermarrje te tilla moderne per te nxitur dhe zhvilluar standarte te zhvillimit bujqesor, te sherbimeve ne bujqesi, te tregut bujqesor, te kontratvave te fremereve dhe te sipermarresve qe operojne ne kete treg, do te pershpejtojne ne teresi procesin e krijimit dhe konsolidimit te nje tregu konkurencial ne te gjithe ekonomine kombetare duke nxitur dhe zgjeruar realitetet e integrimit tone ne eekonomine rajonale evropiane, globale ne teresi dhe, vecanerisht, duke permiresuar bilancin tregtar te vendit qe eshte nje nga pikat kritike, ose ne sinteze eshte "Thembra e Akilit" te sipermarrjes sone ne ekonomi. Te nderuar anetare te Keshillit te Agrobiznesit! Keto projekte, te jeni te sigurt, shpreh vleresimin e qeverise dhe maxhorances, nuk mund te realizoheshin pa pjesemarrjen direkt me ju. Me kenaqesi degjova ketu te formuluar ne menyre te qarte, pozitivisht agresive dhe te pergjegjshme nga drejtuesi i ketij Keshilli, se ne Keshillin tuaj militojne shoqata me veprimtari te qendrueshme dhe ne rritje, se nga viti ne vit konsolidoni procesin e zgjedhjeve demokratike dhe ne bordet tuaja zgjidhen perfaqesues te bizneseve me te sukseshme ne bujqesi dhe ushqim. Natyrshem une nuk mund te mos i vleresoj, bile i kam vleresuar tashme paraprakisht, sugjerimet qe dalin nga ky mjedis aktiv per te permiresuar vendimarrjen shteterore dhe politike te qeverise dhe mazhorances, nuk perjashtoj ne asnje rast, e kam semundje te pasherueshme, dhe kontributin e opozites, pra gjithe axhedat e punes dhe produktit, ne nje kuptim me te gjere se vaji ushqimor, edhe produkti i institucioneve i ngrenshem eshte, qe te perballojne institucionet, hallkat e ndryshem qe marrin vendime qe kryejne mbrojtje ligjore, hapsira dhe liri per sipermarrjet gjithashtu.
Mua me vjen mire dhe une kam informacion qe ju keni nje progres te dukshem per partneritetin me homologe ne vendet e rajonit dhe me gjere sesa kaq, dhe ju sinqerisht meritoni pergezimt e shkalles me te larte, qe sipermarrja ka krijuar edhe shkolla model te nivelit evropian sic eshte shkolla jo publike qe vizitove "Flatrat e dijes". Prandaj une besoj se keto jane shinat e pandryshkshme te integrimit dhe te shfaqjes te aftesive konkuruese te sipermarrjes shqiptare ne rajon, Evrope e me gjere. Ne dhe ju po ecim ne keto shina me prirjet e zhvillimit global duke permiresuar raportet e investimeve nga pjese tregtare ne prodhuese tanime te cilat duhen konsoliduar me gjere se agrobiznesi. Ininiciativa juaj per te zhvilluar, per shembull, sivjet edicionin e pare te panairit Agrobiznes 2003 ne qershor, eshte treguesi i drejtperdrejte i ketij realiteti qe ju vete e keni krijuar, por qe nuk do te ishte i mundur ose qe nuk mund te kete jete te gjate pa nje politike te qarte zhvilluese te shtetit dhe sidomos te ekzekutivit.
Ne kete rast une do doja te vecoja kontributet e shumta dhe te ndryshme qe ju kane nxitur ne rezultatet e arrituar ju sipermarresve qe merrni pjese ne kete Keshill te Agrobiznesit shqiptar, do t'i quaja si te pazevedesueshme prezencen, kontributin dhe asistencen e qeversie amerikane qe implementohet nga USAID ne Shqiperi.
Ndekaq jam ketu dhe per te dhene llogari dhe per sipermarrjet qeveritare. Ne Vazhdojme te investojme seriozisht per te ndertuar politka te qarta qe stimulojne rritjen e prodhimit. Une e degjova me vemendje nostalgjine pozitive te Zotit Bregasi per programin e qeverise dhe krahasimin e tij joshes midis deklarimit te pasurive te politikaneve dhe deklarimit te pasurise apo te kapitaleve te sipermarrjes. Te dyja kane te njejtin qellim dhe funksion: te ndajne parane e paster nga paraja e piste; te bllokojne sipermarrjen dhe produktin e iligjimitetit apo te krimit nga sipermarrja apo produkti legal qe duke u sherbyer te gjitheve integron dhe kontributet e te tjereve dhe prandaj krijon dhe rritje te qendrueshme. Nderkaq me lejoni qe rrefej kufizimet e Kryeministrit dhete Qeverise. Qeveria dhe Kryeministri jane me pak te lire te ju, natyrisht me pak te lire se opozita qe ne krahasim me ju del e liruar here pas here. Ne c'kuptim e them kete gje? Ne kuptimin e njohur dhe per publikun qe ne do te na duhet dhe pa kohe te invetsojme dhe nuk mund ta bejme serish pa ju, per te formalizuar tregun, per te vene rregull ne treg, per te konsoliduar institucionet e tregua, per te pasur midis nesh dhe jush dy hallka partnere te pazevendesueshme, bankat dhe fiskun, sepse ju e dini brenda 2005 duke u bere Shqiperia me e hapur dhe levizjet e lira me te mbrojtura do ktheni akoma me brenda: do ikim nga doganat dhe do vijme ne tregun formal duke zhvendosur dhe barrat fiskale nga Doganat ne sistemin Tatimor. Per pasoje une jam i deyruar qe para se te vije te ju te konsultohem, te negocioj, te nenshkruaj dhe te zbatoj marreveshje per zhvillim me FMN dhe BB, pa te cilat ne fillim te viteve '90 apo ne gjysmen e dyte te viteve '90 kur, per shkak te piramidave, ato u larguan, shqiptaret vershuan si refugjate neper bote, tani s'jane te tille. Pa BB dhe FMN edhe ju sipermarres do te vertiteshit si refugjate neper tregjet rajonale dhe globale. Pra partnere te sipermarrjes ne duhet te forcojme se bashku goditjen ndaj informalitetit, ne duhet te konsolidojme me kontribute te perbashketa ligjore sipermarrese finnaciare dhe ekzekutive banakt dhe institucionet e tregut financiar. Nuk ka mjet me te mire se ky, gjyqesori nuk ka se ku te levize nese funksionojne mjete si keto per te luftuar sipermarrjen kriminale dhe per te nxitur sipermarrjen e ligjshme dhe te ndershme. Nuk ka mjet me te mire se keto instrumenta te tregut dhe shoqerive moderne per te ndaluar fabriken e parave dhe per te nderprere presionin serioz qe parate e pista bejne ndaj shtetit dhe politikes.
Do te zbrese me ne terrenin e punes me ju dhe per ju dhe te vazhdojme te studiojme, projektojme politika qe stimulojne politika per rritjen e prodhimit vendas. Njeri nga keto hapa eshte diferencimi i akcizes per karburantet. Nje hap tjeter i rendesishem eshte mosaplikimi me i cmimit te references nga Doganat per kete element te rendesishem te kostos te produkteve tuaja, per karburanteve. Pra qeveria vazhdon te jete e angazhuar per te mbeshtetur sipermarrjen qe sulmon gjallerimin dhe shtimin e prodhimit kombetar dhe prandaj eshte shume e interesuar per ta forcuar kete partneritet te d.p.d me ju.
Edhe sot si vazhdimisht ju kerkuat mbehstetje nga qeveria. Ne e kemi perqendruar vemmendjen ne bashkepunim me forcat politike, komunitetet e biznesit per te sheruar semundjet sistematike te sektorit te bujqesise, ku me kryesore mbetet problemi mbi pronesine mbi token dhe funxionimit te tregut te tokes. Ne tashme kemi hedhur ne tregun e politikes dhe jemi ne procedure parlamentare me aktin qe ploteson perfundimisht kuadrin ligjor duke zgjidhur dhe konfliktet dhe plotesuar interesat e mbetura ne fushen e kthimit dhe kompesimit te pronave tek pronari i ligjshem. Per pasoje me formulimin e politikave me precize per zhvillimin bujqesor ne nekuptojme gurin e themelit qe eshte hapja reale, venia plotesisht dhe jo me ne menyre formale ne funksionim e tregut te tokes si premise si themel qe te zgjerohen realisht dhe ndjeshem invetsimet private ne bujqesi e agroindustri duke u mbeshtetur nga instrumente financiare te kohes per tu riprodhuar si investim kapital. Une personalisht, per shkak dhe te pozicionit, mbetem promovues i politikave stimuluese per sipermarrjet edhe ne fushen e agrobiznesit.
Me kete synim brenda muajit do te krijohet grupi qeveritar i punes per te shqyrtuar modalitetet e implementimit, diferencimit te akcizes se karburantit dhe te TVSH per bujqesine. Ky organizem do te bashkerendoje punen dhe do te thithe kontributet e KASH Rezultatet e kesaj pune dp te shqyrtohen ne Komitetin e politikave ekonomike dhe ne Qeveri brenda shtatorit te ketij viti. Keshilli juaj tashme e ka infrastrukturen e duhur, ka punonjes te kualifikuar dhe me eksperience qe ne i ftojme qe ti studiojne me me thellesi dhe imtesi ceshtejt e zhvillimit tregut sektorial dhe une ju ftoj te institucionalizojme bashkepunimin si partnere ne vendimarrje midis jush dhe Qeverise.
Si Kryeminister ju siguroj se nuk do t'ju mungoje vemendja as mbeshtetja dhe as gatishemria per pune dhe iniciativa te perbashketa.
Ju uroj pune te mbare dhe mirupafshim!