E Diel, 1 Nëntor 2026

Të nderuar pjesëmarrës, Ketu jemi sot jo ne kalim, sepse duke peruruar nje kantjer tjeter pune, ne vazhdojme qetesisht te kerkojme edhe nga autoritetet dhe qytetaret e Laçit te kuptojne dhe te

Të nderuar pjesëmarrës,

Ketu jemi sot jo ne kalim, sepse duke peruruar nje kantjer tjeter pune, ne vazhdojme qetesisht te kerkojme edhe nga autoritetet dhe qytetaret e Laçit te kuptojne dhe te bashkepunojne per serine e puneve publike qe kane nisur dhe do te vazhdojne edhe ne 2003-shin ne bashkine e Laçit. Ajo qe perurojme sot jane punimet e rehabilitimit te kanalit të përroit Laç, duke plotësuar në këtë mënyrë kërkesat e vazhdueshme të qytetareve të Lacit dhe të përfaqësuesve të tij në pushtetin vendor. Ne dukje te pare ky eshte nje investim jo i permasave te medha, prej 9 milione lekesh, por fakti qe ky investim po behet tani, jo ne kushtet e emergjences, as te presionit te kesaj emergjence, eshte nje prove tjeter se qeverisja po administron me mire dhe ne kohe problematiken qe lidhet me keto lloj situatash te cilat kane qene te shpeshta. Nga ana tjeter, inaugurimi i punimeve te sotme eshte pjese e nje harte komplekse te qindra e qindra projekteve te tilla qe jane pjese e programit te qeverise per nje zhvillim te qendrueshem dhe harmonik te vendit.

Lenia e situates ashtu sikunder u degradua gjate viteve te fundit kur qeverite detyroheshin te reagonin nen kushtet e presionit te emergjencave, qofshin keto natyrore apo edhe sociale, tashme eshte mbyllur nje here e pergjithmone. Sot, me fillimin e punimeve të këtij projekti do te shnderrohen ne pjese e kujteses pamjet e përmbytjeve të shtator-tetorit të vitit të shkuar, duke eleminuar gjithashtu faktorët që rënduan epideminë e kufizuar të muajve të fundit të vitit që shkoi.

Pushtetin vendor ne qytetin tuaj e kane fituar kandidatet e opozites, por per ne asnjehere Laci, apo te gjithe ata qytete ku ka fituar opozita nuk jane trajtuar me "syrin e njerkes". Ne e konsiderojmë si atavizem mentalitetin e perdorimit te buxhetit sipas perkatesise partiake dhe te rezultatit te votimeve, apo te tam-tameve propagandistike per rrethim me gardhe dhe tela me gjëmba ne zonat ku fitojnë opozitarët.

Ne kemi krijuar një klimë të re jo vetem ne marredheniet me opoziten dhe gjej rastin ketu te perseris se do te vazhdojme oferten tone per bashkepunim me te, dhe c'ka eshte gjithashtu mjaft e rendesishme per interesat tuaja direkte kemi bere hapa te ndjeshem perpara duke i deleguar gjithnje e me teper kompetenca te zgjedhurve tuaj vendore. Reforma e decentralizimit qe ne po realizojme është frut i këtyre marrëdhënieve të reja, i ndërveprimeve reciproke të faktorëve dhe aktoreve kryesore te qeverisjes dhe synon ne menyre te prekshme pjesemarrjen e drejtperdrejte te qytetareve ne vendimmarrjen mbi perspektivat e zhvillimit te bashkise apo komunes se tyre. Per kete arsye hedhja me kaptapulte e konflikteve qe here pas here gjenerojne nga qendra, ne nivelet e pushtetit vendor sjell deme direkte ne jeten e qytetareve dhe sipermarresve. Per ne eshte fare e qarte se bashkepunimi me opoziten pa demtuar aspak natyren e pluralizmit eshte nje parameter normaliteti edhe ne qeverisjen qendrore, dhe ky bashkepunim as ka munguar dhe as do te mungoje. Te njeten gje presim edhe nga ju.

Dua te theksoj se Laci do te vazhdoje te perfitoje investime ne sektore qe ndikojne direkt ne permiresimin e nivelit te jeteses se lacjaneve. Investimet e kryera deri tani ne rrjetin e ujesjellesave dhe kanalizimeve, nga ku kane perfituar rreth 9000 lacjane, jane vetem gjysma e investimit te parashikuar prej 100 milione lekesh qe do te vazhdoje per rikonstruksionit total te tij. Qeveria nuk ka nder mend te mjaftohet me punimet mbrojtese te kryera nga Ministria e Bujqesise dhe Ushqimit pas permbytjeve te vitit qe shkoi. Po perfundojme hartimin e nje plani te detajuar qe siguron zgjidhje perfundimtare te ketyre problemeve, dhe vepra qe po perurojme sot eshte pikerisht nje hap per t'iu larguar emergjences dhe per te stabilizuar situaten ketu ne Lac. Gjithashtu, ne tetor te ketij viti perfundon ndertimi i nenstacionit te Mamurrasit qe ka kushtuar rreth 1 milione dollare. 1 milione dollare te tjera jane vene ne dispozicion te permiresimit te rrjetit dhe ndertimit te dy nenstacioneve te tjera, nje ne Lac dhe tjetri ne Fushe-Kuqe, ndertimi i te cileve do te perfundoje brenda viti 2003, duke siguruar nje furnizim te qendueshem me energji. Por nuk mund te pranoj faktin se niveli i arketimeve perkundrejt faturimit te KESH te jete vetem 27%. Ky fakt zoterinj te nderuar nuk eshte bashkepunim as me ligjin, as me qeverisjen dhe as me te ardhmen tuaj dhe te femijeve tuaj. Kjo nuk eshte pergjigjia e ofertes qe qeveria ka bere per bashkepunim dhe mirekuptim me qytetaret, per te mos e lene vendin peng te shkelesve te pandeshkuar deri tani te ligjit, por per ta futur te ardhmen e Shqiperise ne rruge te sigurte drejt Europes.

Ne jemi të gjithë të ndërgjegjshëm që kemi ende shumë për të bërë, kemi shumë për të ndryshuar që jeta e njerëzve të bëhet përherë më normale dhe standarti i jetesës së tyre të vijë duke u rritur. Por gjej rastin ketu te theksoj se koha kur te gjithe i kthenin syte vetem nga shteti ka perenduar. Kjo eshte sfida jonë e përbashkët, pra e qeverisjes qendrore, e qeverisjes vendore, por mbi te gjitha e vete qytetareve. Pa pjesemarrjen e komunitetit ne qeverisje rruga jone drejt niveleve te reja te jeteses vetem zgjatet.

Reforma e decentralizimit e standarteve Europiane qe po kryejme perben nje prove te rendesishme per kualitetin qeverises te te zgjedhurve tuaj lokale. Aftësia për të vjelë të ardhurat dhe për t'i menaxhuar me profesionalizëm ato është tashme sfida e tyre e radhes. Ne këtë sipërmarrje, pushteti qendror, sipermarrja dhe shoqëria civile janë aktorët e ndryshimit progresiv të realitetit. Kuptimi i qartë i këtij realiteti të ri do të bëjë që objekte të tjera të dobishme dhe të domosdoshme për qytetarët të inagurohen dhe të marrin jetë. Unë jam këtu për t'i garantuar të gjithë se në përpjekjet e cilitdo që merr persiper të verë një gur në ndryshimin e vendit do të ndjejnë mbështetjen dhe ndihmën e qeverisë.

Së fundi, më lejoni të përshëndes të gjithë ata që punuan për realizimin e projekteve që përfunduan dhe t'u uroj punë të mbarë e me cilësi sipërmarrësit dhe punonjësve të këtij projekti, punimet e të cilit po përurojmë sot.

Ju faleminderit dhe punë të mbarë!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›