E Diel, 1 Nëntor 2026

Moisiu Te rrezohet Kryeministri i forte. Ti kthehen kompetencat Presidentit

Ish-kreret e shtetit nisme per ndryshimin e Kushtetutes

Ish-kreret e shtetit shqiptar si dhe nje pjese e ajkes se konstitucionalisteve te vendit pritet qe se shpejti te hedhin ne diskutim nje platforme te fuqishme politike e cila perben nje dekalog per ndryshimin thelbesor te sistemit te qeverisjes se Shqiperise. Nismetari i kesaj ndermarrjeje eshte i palodhuri Alfred Moisiu ish-president i Republikes i cili eshte edhe nje gjeneral i ushtrise shqiptare. Ndersa thelbi i kesaj nisme konsiston ne nisjen e nje aksioni per ndryshimin e Kushtetutes qe do te rrezoje pozitat e Kryeministrit te forte duke i rikthyer kreut te shtetit kompetencat e humbura nga kompromisi Berisha-Rama ne prill te vitit 2009. Ne ke te platforme e cila do te behet publike me 22 nentor nismetaret do te kerkojne perkrahje te politika shqiptare. Nese nuk arrijne do te kerkojne referendum ne popull.

Dokumenti

Nje platforme e re politike me pika te qarta per nxjerrjen e vendit nga situata qe ndodhet aktualisht do te hidhet ne qarkullim nga ish-drejtuesit e shtetit shqiptar dhe nga konstitucionalistet ne vend. Ish-presidenti i Republikes Alfred Moisiu me ndihmen e paraardhesit te tij Rexhep Meidani dhe disa figura te shquara te drejtesise dhe fushave te tjera ne vend do ta prezantoje kete platforme perpara politikaneve te vendit dhe ambasadoret ne ditet ne vazhdim. Por e vecanta e kesaj platforme se ciles po i jepet dora e fundit lidhet me faktin se nese nuk do te pranohet dhe mbeshtetet nga partite politike ne vend atehere do te krijohet mundesia qe permes nje referendumi te jene vete shqiptaret ata qe ta votojne. Forumi i titulluar Per nje europianizimin real te politikes shqiptare permes kesaj platforme ne te cilin kerkohet ndryshimi i Kushtetutes ne shume pika kerkon te nxjerre vendin nga situata e cila konsiderohet si alarmante ne shume drejtime te funksionimit te shtetit. Qellimi i organizimit te ketij forumi eshte jo per tiu kundervene dikujt ose per te zevendesuar dike as per te organizuar ndonje parti apo levizje por per nje angazhim si intelektual si njerez te shqetesuar per ate cfare po ndodh dhe qe deshirojme te ndihmojme per te gjetur rruget me te mira te mundshme qe do te conin ne nje ndryshim pozitiv te situates politike dhe ligjore ne vendin tone theksohet ne krye te platformes e cila pritet te behet se shpejti publike.

Qellimi

Platforma i ben thirrje edhe popullit ne vend per tu bere me i vetedijshem e aktiv ne lidhje me situatat qe po kalon vendi dhe per kete arsye platforma ka si qellimin e saj perfundimtar edhe votimin ne nje referendum. Duke i hedhur nje sy pikave kryesore te kesaj platforme kupton se ndryshim i Kushtetutes kerkohet kryesisht per te fuqizuar me shume rolin e Presidentit ne vend dhe per te vene ne shina sistemin e drejtesise dhe Policine e Shtetit. Jeta jone politike po tregon se nje Kryeminister i fuqishem ne kushtet e nje demokracie te re dhe ne nje vend pa tradita te forta demokratike e rrezikon se tepermi demokracise theksohet ne platforme. Aty theksohet fakti se ka ardhur koha qe Presidenti i vendit te zgjidhet nga populli qe te jete ne gjendje te nderhyje me kompetenca te plota per te ndalur krijimin e krizave ose per ti zgjidhur ato ne kohe pa lene qe te sterzgjaten dhe mahisen ne menyre te atille qe te pengojne zhvillimin e vendit. Gjithashtu ne kete platforme theksohet se Presidentit te vendit duhet ti rikthehen kompetencat qe i jane hequr gjate viteve 2005-2010 ne shume aspekte sic eshte ai ne emerimin e kryetarit te Komisionit te Kthimit te Tokave ne emerimin e anetareve te KKRT-se ne emerimin e anetareve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe ne shume elemente te tjera. Po keshtu kerkohet ne platforme edhe nevoja e reformimit te plote te sistemit te drejtesise ne vend. Aty hidhen qendrimet e punesimit te prokuroreve te huaj per ti bere balle presionit te madh politik qe shkon ne drejtim te tyre sa here qe te akuzuarit jane persona te veshur me imunitet. Nga ana tjeter nje ridimensionim kerkohet edhe per Policine e Shtetit ne menyre qe ajo te jete sa me e pavarur nga politika dhe efekteve ne punen e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›