E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mandela shtrohet serish ne spital ne gjendje te rende

Nelson Mandela është shtruar sërish në spital dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Lajmi ëshët konfirmuar nga një zëdhënës i qeverisë në Afrikën e Jugut. 94 vjecari, ish president i vendit dhe cmimi Nobel për paqen është shtruar në një spital në Pretoria. Mjekët kanë thënë se arsyeja ka qenë një infeksion në mushkëri, i njëjti problem që e kishte detyruar të shtrohej në spital dhe në muajin mars të këtij viti. Problemet në mushkëri të Mandelës janë si pasojë e viteve të burgut ku u sëmur dhe me tuberkuloz në Roben Island. Ai u burgos pasi akuzohej për komplot kundër regjimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›