Zhduket kujtesa historike ne Fier
Jane drejt zhdukjes se plote objektet te cilat per nje kohe te caktuar kane identifikuar qytetin e Fierit. Objektet neoklasike po rrafshohen per t’u ndertuar pallate.
Nuk janë objekte monumentale, por ishin identiteti i qytetit.
Disa u rrafshuan për t’i hapur rrugë ndërtimeve shumë katëshe, të tjerat shërbejnë si godina institucionale.
Janë me dhjetëra por vetem dy godina mbrohen me statusin e monumentit. Edhe këto drejt rrënimit të plotë.
Bashkia i ka lënë në mëshirë të bumit të ndërtimeve të pas viteve 90'. Pronarët që i kanë vlerësuar për stilin e vecantë janë të paktë.
Për t’i mbrojtur bashkia duhej të bënte kërkesë që këto objekte të merrnin statusin e monumentit. Ajo që ka bërë në fakt është dhënia e lejeve të ndërtimit duke lejuar shkatërrimin e tyre.
Në këto kushte nuk kanë më asnjë vlerë. Por të gjitha bashkë dikur ishin " fytyra" e qytetit.
Bilanci zyrtar i disa viteve më parë per godinat e vjetra është 36 në të gjithë qytetin. Ndërtimi i tyre daton përpara viteve 20. Sot nuk dihet numri i saktë se sa prej tyre i kanë shpëtuar shkatërrimit të plotë.