E Shtunë, 31 Tetor 2026

Danubi vazhdon te kercenoje ne Hungari

Niveli i ujit të Danubit vazhdon të rritet në Hungari dhe mund të shënojë një rekord të ri në Budapest. Banorët e kryeqytetit janë përgatitur për tu përballur me gjendjen e emergjencës, duke shpresuar deri në fund që të mos jenë të detyruar të braktisin banesat e tyre. Parashikimet metereologjike flasin për një përkeqësim të motit ku priten reshje të dendura dhe erëra të forta. Në qytetin Gior, rreth 100 kilometra larg Budapestit niveli i ujit ka arritur në 9 metra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›