Të nisin hetimet për pasurinë e partnerëve të Edi Ramës
Transparenca për pasurinë e bashkëjetuesve të personave publikë duhet të nisë me liderin e opozitës. Ai duhet të tregojë Dashin me Këmborë, deshtë e tjerë të përhershëm a sezonalë, si dhe bashkëjetueset afatshkurtra, para se institucionet të nisin verifikimin e pasurive të tyre. Pas këtij procesi, do të kuptohet edhe më qartë se ku ka shkuar 20 përqindëshi i lejeve të ndërtimit dhe sa i pastrehë është kryetari i bashkisë së Tiranës. Njohja e partnerëve të Edvinit është në frymën ligjore të deklarimit të pasurisë, por së pari është një detyrim ndaj opinionit publik
“Do t’i kërkoja zotit Rama që të bëjë ai vetë, i pari, deklarimin real, jo vetëm të pasurive të tij, por edhe të personave me të cilët ai ka bashkëjetuar dhe bashkëjeton” deklaroi dje për mediat deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, e cila prej shumë ditësh është vënë nën shënjestrën e fabrikës baltovine të Edvin Ramës. Deklarata kërkon vëmendjen e duhur, pasi është një thirrje për të vendosur një standard të ri edhe në përpjekjet e publikut dhe të institucioneve shtetërore për të lëshuar dritë mbi pasuritë vetjake të personave me pushtet. Në rastin e liderit të opozitës, jeta e të cilit është e mbushur me vrima të zeza, është një rast për të kërkuar një transparencë të gjerë. Deklarata e tij e pasurisë është një klithmë ulëritëse e talljes së hapur që lideri i opozitës ka bërë me ligjin për deklarimin e pasurive si dhe një përqeshje për seriozitetin e punës së ILDKP-së.
Bashkë me publikimin e dokumentit që gazeta “55” bëri tre ditë më parë, ku zbulohej mekanizmi se si miqtë që ndajnë ditët e netët me kryetarin e bashkisë grabisnin apriori 20 për qind të vlerës së ndërtimeve, në shkëmbim të dhënies së lejeve, këto janë dy momente që kërkojnë një meditim të madh nga media, por edhe nga institucionet përgjegjëse për kryerjen e transparencës (Prokuroria dhe ILDKP-ja më vijnë në mendje, por shtetarët mund të qëmtojnë edhe adresa të tjera kushtetuese e institucionale).
Deklarata e pasurisë e Edi Ramës duhet flakur në koshin e hedhurinave (edhe institucionet duhet ta bëjnë këtë, herët a vonë) dhe ka ardhur koha që hetimet të përqendrohen tek pasuritë që figurojnë në emrin e Dashit me këmborë, të deshve të tjerë të përhershëm a sezonalë, si dhe të bashkëjetueseve jetëshkurtra, që deri më tani historia e re i njeh Edvin Kristaq Ramës. Janë fiks këto subjekte që përmenden në intervista të hershme e të vona të Edi Ramës, kur ai tregon se si filankën nuk e kishte fiks grua, por bashkëjetonte me të, kur më vonë mediat raportonin se si ai nuk jetonte në Tiranë por në Kullën e Pezës, e cila vijon të jetë e regjistruar si rezidenca e dytë banuese e deputetit tjetër socialist Dashamir Myslym Peza, apo kur media ka raportime për bashkëjetesa sezonale, por që informacionet s’jepen të detajuara.
Të gjithë këta “deshë” sezonalë duhet t’i nënshtrohen hetimit, por së pari, Edi Ramës duhet t’i jepet mundësia që t’i ofrohet një formular tjetër i detajuar, ku ai ta rrëfejë gjithë cv-në e tij me të gjithë partnerët sezonalë, njëvjeçarë, dyvjeçarë a të përhershëm, e të tregojë edhe marrëdhëniet pasurore që ka vendosur me ta. Më tej, një hetim i hollësishëm duhet të nisë për partnerët e deklaruar, por ILDKP-ja dhe Prokuroria duhet të pranojnë edhe investigimet e pavarura të mediave, për bashkëjetues a bashkëjetuese të padeklaruara.
Pasi të mbyllet ky investigim e pasi të dalin në shesh pasuritë e bashkëjetuesve të Edi Ramës, atëherë opinioni publik mund të ketë të drejtë të bëjë një analizë mbi besueshmërinë e deklaratës se ai është i pastrehë, mbi përbetimet për marrëdhëniet me familjen, të birin, të afërmin e gratë e fisit, e të mirëbesojë deri në njëfarë shkalle edhe akuzat që ai lëshon për deklaratat e pasurisë të deputetëve të tjerë si dhe të bashkëjetuesve të tyre. Edhe në këndvështrimin e hierarkisë, transparenca duhet të nisë nga lideri i opozitës (i cili sivjet na e ka keqpërdorur shumë këtë terminologji), përpara sesa të kërkojmë qimen në perpeq tek deklaratat e zonjave deputete të mazhorancës.