E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të nominuarit e javës, prova e puthjeve

17/04/2010 23:55

Banorët vijnë një nga një në dhomën e rrëfimit dhe japin kandidaturat e tyre me dy arsye të forta. Nga këto kandidatura, në nominim për këtë javë do jenë vetëm tre banorë: Jetmiri, Manali dhe Mandi.
Në përfundim të spektaklit, banorët duhet të kalojnë një tjetër provë, atë të puthjeve e cila iu dha si detyrë të mësonin katër lloje puthjesh. Fillimisht ata shohin një klip me momentet e një nate më parë kur në shtëpinë e tyre erdhën dy ish banorë të GF të cilët u mësuan këto teknika banorëve. Tashmë ka ardhur radha e tyre për ti ekzekutuar këto puthje. Kështu, për puthjen eskimeze ofrohet Jona dhe Klodin të cilët e realizojnë më së miri. Puthjen kasket e realizojnë Hakiu dhe Manali, ndërsa puthjen e vjedhur, Domenika dhe Mandi. Kur duhet të ekzekutojnë puthjen french, banorët hezitojnë e pas shumë shikimeve të fokusuara tek Domi dhe Seldi e pas shumë vështrimeve mes dy të rinjve, ata pranojnë duke e realizuar atë për hatër të provës. cmimi i kësaj prove është një surprizë e cila do tu jepet gjatë javës banorëve. Në të njëjtën kohë, një tjetër surprizë i pret në kopsht. Një darkë e mrekullueshme është shtruar për ta. Banorët të kënaqur ulen në tavolina dhe fillojnë ta shijojnë atë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›