Të notosh me shejtanin në det

Edhe pse është konsideruar si një rol që nuk i përshtatet shumë mirë Berryt, pavarësisht kësaj, në këtë film kemi një personazh që është ndërtuar me një vullnet të mirë. Antiteza e të qenit gjithmonë e dashuruar në natyrë e bën Kate një grua agresive, por edhe provokuese. Çdo veprim shkatërrues ka edhe një mbiveprim tjetër që është i ndershëm.
Kate është një ish instruktore zhytjesh, e cila ka vite që ka hequr dorë nga profesioni për shkak të një sulmi peshkaqeni, kur kolegu i saj humbi jetën.
Pas një oferte të majme, edhe pse ende s’e ka harruar tragjedinë, ajo pranon të udhëheqë një grup njerëzish për një zhytje në thellësi. Por, ndërkohë që ndodhen në det të hapur, ata zbulojnë se krijesat e frikshme janë rikthyer, këtë herë më të mëdhenj dhe më të uritur se më parë.
“Dark Tide” shumë shpejt na fut në një dramë njerëzore që e bën filmin edhe paksa dokumentar. Ai ka një zë autoritativ të karaktereve, të cilët pavarësisht rrezikut i kanë qejf zhytjet në det gjatë pushimeve të tyre.
Në këtë tregim, siç është në këtë film, Kate dhe i dashuri i saj Jeffrey (Olivier Martines), kameraman, janë duke xhiruar një film dokumentar për peshkaqenët kur kolegu i tyre Themba (Sizwe Msufu), një zhytës shpëtimtar noton nën të në mënyrë që ta shpëtojë atë nga peshkimi i peshkaqenit. Kur Themba e bën këtë, peshkaqeni e sulmon dhe e mbyt atë dhe kjo gjë e preokupon Katein gjatë gjithë filmit.
Pas vdekjes së shokut të saj, filmi zhvendoset një vit më vonë kur një grup i ofron Kate para të majme që të zhytet me një ekip tjetër në det. I dashuri i saj Jeff papritur do t’i ofrohet një shumë parash e majme. Ai bën marrëveshje me William Brady (Ralph Brown), një pasanik dhe biznesmen britanik që do ta paguajë atë 100 000 euro vetëm që të notojë në një shpellë të rrezikshme.
Por, gjëra të tjera do të ndodhin më vonë në film që ka një ngjarje shumë interesante dhe plot tension, dhe është njëri prej prodhimeve më të reja të Hollywoodit që këtë verë vjen në ekranet e kanalit DigiGold, që në Kosovë e sjell kompania IPKO.
-------
Dark Tide
Regjia: John Stockwell; skenari: Amy Sorlie dhe Ronnie Christensen, nga tregimi i Sorlie; drejtor i fotografisë: Jean-François Hensgens; montazha: Andreë Macritchie; dizajner: Tom Hannam; Kostumograf: Moira Meyer; muzika: Mark Sayfritz; producentë: Jeanette Buerling dhe Matthew E. Chausse; Distributor: Wrekin Hill Entertainment. Kohëzgjatja: 1 orë e 53 minuta.
Aktorë: Halle Berry (Kate Mathieson), Olivier Martinez (Jeff Le Grange), Ralph Brown (William Brady), Luke Tyler (Luke Brady), Mark Elderkin (Tommy), Sizwe Msufu (Themba) dhe Thoko Ntshinga (Zukisa).