Të paditurit e Hollivudit
Sten Dragoti flet se si po përpiqet që të realizojë produksione që do t`ia ndryshonin imazhin botës shqiptare në arenën ndërkombëtare. Për këtë, ai ka në plan të realizojë një film të ri mbi Skënderbeun. Ndërkohë që dhe Kosova nuk mbetet jashtë projekteve të tij.
Zoti Dragoti, së pari ju falënderojmë që gjetët kohë për këtë intervistë. Përpara se të fillojmë me pyetjet rreth vizitës suaj në Kosovë, ju lutem na tregoni në pika të shkurtra historinë e familjes suaj, si dhe pse shkoi në Amerikë e po kështu fillimet tuaja në kinematografi.
Familja ime ishte nga Tepelena, dhe ata shkuan në SHBA e jetuan në Manhatan. Edhe unë kam lindur aty. Unë vizatoja kartonë nga përralla të ndryshme. Isha vëllai i vetëm mes tre motrave dhe fëmija më i vogël. Dhe unë vendosa të bëhesha një artist i dizajnit. Vura një kapele në kokë si burrat, vesha një xhaketë dhe po kërkoja për intervista në publikime shumë të pasura dhe të famshme. Unë shkova atje dhe u thashë se kërkoj punë si artist. Isha vetëm 7 vjeç. Në këtë mënyrë filloi. E dija se nuk do të funksiononte, por ata më mbajtën të angazhuar, duke më thënë: "Kthehu vitin tjetër, pasi po punon shumë mirë". Unë kam menduar për një moment se mund të bëhesha një piktor apo diçka e ngjashme, por që kur isha fëmijë u mrekullova me filmat. Shikoja shumë, ndodhte që tre filma në ditë. Fatmirësisht unë isha një ëndërrues këmbëngulës. Këto ëndrra më sollën këtu. Kështu, më pas fillova të merrem me reklamat. Njerëzit e dinin se kisha një marrëdhënie shumë të ngushtë me filmin me dialogët dhe një ditë mendoj se isha në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Një burrë erdhi tek unë dhe më tha se "ne e dimë që ju merreni me filmat dhe kështu duam t‘u angazhojmë në departamentin e filmit televiziv". Më tha se miliona dollarë po hiqeshin nga mediat e shkruara dhe po u shkonin televizioneve, kësaj teknologjie të re. Ishte diçka shumë e re në Amerike mënyra se si shpërtheu media dhe transmetimi i reklamave gjeneronte qindra miliona dollarë.
Tani Kosova është e pavarur. Çfarë ndjesie u krijon tashmë kjo gjë?
Ju keni nevojë për të gjithë, për personalitetet dhe karakteret e njerëzve që mendoj se është një nga pasuritë më të mëdha të Ballkanit. Njerëzit mendoj se janë të shkëlqyer. Unë e di këtë, pasi ngjan me vitet ‘50 në Amerikë. I njoh të gjitha simptomat, si krijimi i infrastrukturës, krijimi i tregut ku duhet të nxitohet me krijimin e produkteve, krijimin e një teknologjie më të avancuar mësimi etj. Por Kosova mendoj se jeton në një kohë me fat, pasi gjëra të reja ka gjithnjë dhe po ndryshojnë nga dita në ditë.
Ne kemi informacion se ju keni ardhur këtu me ftesë të Kryeministrit për të realizuar një fushatë rreth imazhit të Kosovës në botë, diçka mbase të ngjashme si e famshmja
"I love New York", apo një dokumentar për ngjarjet tragjike të së shkuarës. Çfarë po projektoni saktësisht?
Aktualisht, nuk mund t‘u them shumë, pasi gjithçka që unë po bëj është të mbledh sa më shumë informacion që mundem rreth tregut dhe financimit dhe të krijoj një fushatë të imazhit, e cila do t‘u tregonte njerëzve që nuk dinë asgjë për Shqipërinë dhe Kosovën që të hapin perdet dhe ta lënë diellin të hyjë përtej tyre. T‘u tregojmë njerëzve çfarë jeni, kush jeni dhe sa me fat është të jesh në një tokë që sapo ka filluar të zhvillojë pasuritë e saj. Unë kam eksperiencë në reklama, në televizion dhe në shtëpi produksioni dhe të gjithë këtu është e nevojshme të jenë pjesë pasuruese e një projekti të tillë.
Në të shkuarën, kur në Kosovë zhvilloheshin ngjarjet tragjike si pasojë e dhunës së Millosheviçit, ju jeni angazhuar në një fushatë kundër saj. A mund të na shpjegoni se çfarë efekti pati ajo te telespektatorët në mbarë botën?
Shiko, unë isha një nga amerikanët që lexoja akuzat nëpër gazeta rreth vrasjeve, luftimeve dhe shpërnguljeve. Por askush nuk dinte çfarë ndodhte realisht këtu, mbase vetëm zyrtarët. Unë takova një shqiptar atëherë, i cili më kërkoi të bëja diçka. Në të vërtetë nuk dija se çfarë të bëja. Ai më tregoi mua këto foto, që ishin mjaft të tmerrshme, ishin shumë emocionuese, kështu që unë mora fotografët dhe i pyeta se si mund t‘ia komunikonim publikut amerikan në një mënyrë sa më të fortë dhe të shkurtër, pasi ne kishim njerëz nga Afrika dhe dhimbja atje vazhdonte. Konfliktet, luftërat ndëretnike vazhdonin, e të gjitha llojet e fushatave për të kërkuar para, për njerëz të pafat, për situata të pafata, ende vazhdonin. Pra si mund të bënim diçka më shumë që të dërgonim te njerëzit vuajtjet dhe ata të reagonin. Unë e dija se këto imazhe ishin tmerruese dhe ngjyra do t‘i bënte më shumë. Kështu që unë e bëra të gjithën në bardhezi, gjë që të gjithëve u kujton menjëherë Holokaustin. Më erdhi ideja të bëja krahasimin mes Holokaustit dhe genocidit dhe genocidi po ndodhte sërish. Kështu që unë shkrova "Aushvic 1943? Jo - Kosova, Tani".
Kjo ishte vetëm për publikun amerikan, apo është shfaqur në të gjithë botën?
Ne nuk kishim para për ta shfaqur atë kudo. Në fund të spotit ishte një numër që bënte thirrje për ndihmë dhe thirrjet filluan. Gjithashtu një problem ishin mediat e shkruara, pasi ato thoshin se s‘mund ta vendosim atë në gazeta, pasi ne përditë publikojmë gjëra të tilla. Por ne filluam t‘i bindim një nga një dhe e vazhduam punën tonë. Unë kam dëgjuar por s‘kam qenë aty, se kur Presidenti Klinton e pa atë, ai buzëqeshi dhe tha: "Vazhdoni me këtë, vazhdoni me këtë". Dhe të gjitha thirrjet që vinin jepnin donacione e me këto ne blinim mediat. Dhe kur dhuna u rrit më shumë, trupat ushtarake u dërguan nga Presidenti Klinton dhe ndihma kështu bëri punë. Pra kjo ndodhi.
Ndërkohë, beteja për pavarësinë e Kosovës ka mbërritur deri në Hollivud. Të paktën ne kemi lexuar disa artikuj ku kemi parë se disa aktorë të njohur, si George Clooney apo Sharon Stone, u rreshtuan në anën e Serbisë. Clooney i mohoi shpejt akuzat. Por ajo që desha të pyes është se duke qenë se jeni një person që i përkisni Hollivudit, cili ishte impakti i kësaj ngjarjeje atje?
Në fakt, unë nuk e kam diskutuar këtë me miqtë e mi në Hollivud. E di se tingëllon si çmenduri, por ata janë 7 mijë kilometra larg nga këtu dhe 3 mijë km nga New York. Unë e njoh Sharon, ajo është një vajzë shumë e dashur, që ka punuar shumë për atë që ka arritur. Por dyshoj se ata nuk janë të informuar plotësisht, thonë gjëra që njerëzit kanë dëshirë t‘i dëgjojnë. Ata janë disa lloj demokratësh liberalë, realisht nuk mund të bëjmë krahasime të bazuara mbi disa gjëra që nuk i dinë qartë. Kështu që s‘di ç‘të them. As për George Clooney. S‘e di, po mendoj se dikush që ka akses te faktet e duhet të jetë më i kujdesshëm kur të deklarohet nëse pajtohet apo nuk pajtohet me diçka. Por lërmëni ta përsëris, ata janë plotësisht larg ngjarjeve, pjesës lindore të Amerikës dhe Evropës.
Këtu në Kosovë dhe Shqipëri ka disa kohë që njerëzit po flasin për realizimin e një filmi mbi Skënderbeun. Në fakt, një peticion ka qarkulluar në internet dhe dua të pyes sa janë mundësitë për ta bërë një gjë të tillë dhe në çfarë faze jeni?
Ne kemi prezantuar disa ide te Sali Berisha. Ai donte fillimisht të bënte një film se si shqiptarët i shpëtuan hebrenjtë. Por Skënderbeu është diçka që përfundimisht ne duam ta bëjmë. Ne tani po bëjmë shumë kërkime, por një gjë e dimë se çfarë duam të bëjmë: Të përsërisim betejë pas beteje. E di se nuk do të mund ta bëjmë më mirë se "Brave Heart". Nëse do të përpiqeshim ta bënim më mirë, ai do të kushtonte miliona dollarë. Por përveç kësaj nga pikëpamja krijuese unë nuk mendoj se është thelbësore të bësh diçka rreth Skënderbeut si njeri i armëve dhe betejave, por i karakterit. Ai ishte një strateg suprem, kështu që unë do të doja të njihja më thellësisht cili është karakteri i tij, cilat ishin frikërat e tij? Ai duhet të ketë pasur disa eksperienca traumatike si fëmijë. Ne e dimë se i ka pasur dhe që e lejojnë atë të behët një strateg i tillë. Ai konsiderohet si luftëtari i parë dhe këtë dua të nxjerr, pikërisht brendinë e tij.
Sa interesant do të ishte për Hollivudin një personazh si Skënderbeu?
Tani në Hollivud po bëjnë filma për një audiencë shumë të segmentuar, fëmijët. Ata po e shikojnë audiencën në mënyrë strategjike. Mes moshave 12-14, deri në 17 vjeç, ka fëmijë që shkojnë çdo javë në kinema. Kjo ka bërë që fundjavat me fëmijë të sjellin miliona dollarë dhe kjo po e drejton industrinë e filmit. Kështu që nëse ka ndonjë projekt për një film për të rritur, duhen gjetur financime në mënyrë të pavarur. Kështu që kompanitë e mëdha filmike nuk mendoj se janë të interesuara për këtë dhe nuk mendoj se ka një audiencë për të. Gjithçka varet nga audienca. Nëse nisemi nga numrat, audienca ballkanike e shqiptarëve apo në vende të tjera në Gjermani, Itali, një ditë të mbarojë. Mund të quhet segmentim, por ju e targetoni këtë film. Njerëzit që e shikojnë duhet të jenë 15 deri 17 milionë. Dhe nëse e nis një film me një kosto të lartë, do të ishte një telash i madh. Ju në këtë rast nuk mund t‘i kërkonit Tom Kruis-it të luajë Skënderbeun, sepse nuk do të funksiononte.
Në çfarë faze është ky projekt?
Tani për tani po lexojmë libra dhe do të intervistojmë një shkrimtar që të përgatisë skenarin.
Dhe ju besoj keni menduar edhe për aktorin që do të mund të luante rolin e Skënderbeut. Cili nga aktorët e Hollivudit do të ishte ai i duhuri për ta luajtur atë rol? A keni menduar për këtë?
Jo, jam ende i hapur, por mendoj se Daniel Day Lewis do të ishte një Skënderbe i shkëlqyer, por ju e dini se yjet e filmit gjenden. Së pari duhet të keni skenarin dhe karakterin që doni të luani.
Sa mund të kushtojë një film i tillë?
Unë e thashë, minus ato skenat e betejave të mëdha, por mendoj se betejat kritike të Skënderbeut do të ishin kur ai lë Turqinë dhe kthehet në Shqipëri dhe ata e dinë se ai ka dezertuar për t‘u rikthyer në vendlindjen e tij. Kjo është një betejë shumë e rëndësishme. Shumë beteja janë në mes, por mes dy betejave dua të fokusohem në karakterin dhe në djalërinë e tij. 15-20 milionë dollarë do të ishte mirë.
Ju thatë se Skënderbeu që doni të realizoni ju është një karakter emocional. Kinostudioja Shqiptare, së bashku me ndihmën e rusëve, ka realizuar një film për Skënderbeun. Sa i ndryshëm do të jetë personazhi juaj nga ai që kemi?
Skënderbeu në atë film është si një statujë e stërmadhe. Nuk ka karakter të vërtetë, por i bërë bukur për kohën kur është realizuar. Unë e kam parë në vitet ‘60, në New York, e kam parë shpesh edhe në shtëpi. Është i bërë bukur, por ngjan me statujën, është prezantimi i një burri të idealizuar, është sikurse ne bëjmë me figurën e George Washington-it, fokusimi në betejat e mëdha. Unë dua të hedh shikimin brenda karakterit. Dua t‘u kujtoj shkurt një skenë, kur në dritare gruaja i thotë: Çfarë po shikon? E ai i thotë:
- Fushat dhe prapa tyre malet.
- Çfarë do të thotë kjo? - pyet ajo.
Ai ia kthen: Pas çdo peme shoh një armik.
A mund ta imagjinoni çfarë kishte në kokën e tij?
A keni gjetur mbështetje nga qeveria e Shqipërisë apo e Kosovës për këtë projekt?
Është shumë e rëndësishme të na mbështesin. Ju i dini nga "I love New York" reklamat, filmat, historikun e gjërave televizive që kam bërë. Jam marrë gjithë jetën me këto. Këtu po gjej një pritje të mrekullueshme dhe në Shqipëri gjithashtu. Njerëzit e dinë se është koha të kapim kohën dhe të shkojmë përpara, sepse gjithçka është e mundur dhe mendoj se njerëzit ende s‘e kuptojnë fuqinë tuaj dhe ju do ta tregoni në pesë vitet e ardhshme apo më pak.
Ju po planifikoni edhe një vizitë në Shqipëri, për të njëjtat arsye?
Po, për të njëjtat arsye, por me një axhendë ndryshe. Sepse Shqipëria është një vend tjetër dhe ka nevoja dhe prioritete të tjera.
Faleminderit shumë!