Trashëgimia, "kurban" për një autostradë
Specialistë të arkeologjisë apo të monumenteve të kulturës janë shpërfillur gjatë vendimmarrjeve për ndërtimin e investimeve të mëdha publike në Fier. Për këtë shkak, shumë objekte të rëndësisë së veçantë për vlerat kulturore dhe arkeologjike që mbartin janë dhunuar dhe rrezikojnë të dhunohen nga këto investime. Alarmi vjen nga specialisti i Institutit të Arkeologjisë për Qarkun e Fierit, Lami Koço, por edhe nga zyra e urbanistikës në këshillin e qarkut. Kjo e fundit deklaron se si shkak i mospërfilljes së mendimit të specialistëve të monumenteve arkeologjike, apo dhe të kulturës, sot parku arkeologjik kombëtar "Apolonia", të paktën në projekt, është i ndarë përgjysmë, si dhe shumë monumente kulture ndihen të rrezikuara.
Të gjitha KRT-të e njësive vendore në shkallë qarku, por edhe KRT-ja e këshillit të qarkut, nuk kanë në përbërje të tyre asnjë anëtar që i përket specialistit të monumenteve apo të arkeologjisë.
Çfarë thotë ligji
Në zyrën e urbanistikës, në Këshillin e Qarkut të Fierit, shefja e zyrës, Djana Hajdëraj, deklaron: "Në ligjin 8991, datë 23.01.2003, neni 18 dhe pika nga 1-6, lidhur me ndërtimin e KRT-së së qarkut, shprehet se një anëtar i KRT-së duhet të jetë specialist i atelies kulturore dhe arkeologjike në shkallë qarku. Pikërisht ky post ka munguar 5 vitet e fundit në këshillin e qarkut".
Lami Koço, në një prononcim për gazetën "Shqip", thotë se është shpërfillur në projekte mendimi i institucionit që përfaqëson. Ai bën thirrje se shumë nga objektet e rëndësisë së veçantë të zbuluara apo të pazbuluara sot përballen me një rrezik real të shkatërrimit të tyre, si dhe në shumë raste janë prekur prej shkatërrimit. Ai vijon duke thënë se "shqetësimi ka shkuar deri në organet me të larta, por asgjë nuk është bërë në fakt". Ndryshe, në Këshillin e Qarkut të Fierit, interesimit të gazetës për një specialist të atelies, të cilin e parashikon ligji për të qenë anëtar i KRT-së së qarkut, i është përgjigjur me një mungesë të këtij posti. Madje 2 muaj më parë është bërë një kërkesë nga zyra e urbanistikës për emërimin e këtij posti, por ashtu si dhe prej pesë vitesh, edhe prej tre muajsh nuk është ndërmarrë respektimi i një ligji të tillë lidhur me krijimin e KRTS-së.
Mungesa e specialistit lejon që parku kombëtar të kthehet në autostradë! Si? Si shkak i mungesës së këtij specialisti, i cili duhet të mbrojë në KRT objektet dhe monumentet me vlerë. Sot, parku kombëtar arkeologjik, "Apolonia", është përfshirë si një segment i autostradës Fier-Vlorë.
"Kalimi në KRT-në e qarkut të projektit të autostradës Fier-Vlorë ka bërë që parku arkeologjik të ndahet në territor. Sot ajo leje ndërtimi që është ende ekzistuese paraqet me të vërtetë prekjen në një sipërfaqeje të madhe të parkut kombëtar. Me gjithë vërejtjet tona drejtuar qeverisë dhe këshillit kombëtar të rrugëve, asgjë nuk është bërë. Vërejtjet në fakt janë të depozituara, por në realitet projekti i miratuar në këshillin e qarkut gjatë vitit 2004 përçan parkun në fjalë", ka deklaruar për "Shqip" Djana Hajdëraj, shefe e urbanistikës në këshillin e qarkut.
Hajdëraj thotë se qysh në kohën kur kryeministër ishte Fatos Nano, janë bërë vërejtjet për këtë projekt. Ajo vë në dispozicion hartën satelitore të ndarjes së parkut arkeologjik nga autostrada dhe tregon se me lejen që është ende në fuqi, e gjithë sipërfaqja e parkut, në të cilën ende nuk janë kryer zbulime, si dhe një pjesë e mirë e sipërfaqes në të cilën ndodhen objekte të zbuluara, preken nga autostrada Fier-Vlorë. Në një plan projekt, gjurma me leje e autostradës është shmangur nga guri i fundit i parkut kombëtar. Në miratimin e planit të zhvillimit të qarkut ka kaluar edhe përçarja e parkut dhe kjo vë në rrezik mjaft të madh vlerat e këtij parku që ka aktualisht statusin kombëtar.