Partitë e majta bien therror në llogoret e kushtetutës
Partia Socialiste, siç edhe ka filluar nismat e saj me tryeza me zanafillë nga fondacioni “Qemal Stafa”, pa asnjë lloj kontributi, eksperiencë kjo që rrjedh nga diskutimet e mëparshme ëpr cështje të ndryshme, dje ka marrë në shqyrtim të diskutojnë mbi reformat integruese dhe anëtarësimin e vendit në NATO. Fondacioni “Qemal Stafa”, si një njësi satelite e PS-së, u përpoq që dje të verë në pah vlerat dhe antivlerat e integrimit të vendit në NATO dhe reformat që duhen realizuar, tani e tutje. Por pa shkas lind pyetja se kush po u kërkon mendim këtyre? Përfaqësuesit e ish-mazhorancës së djeshme dhe opozitës aktuale të sotme, ne i kishm për plot 8 vite në qeveri dhe nuk pamë asgjëkundi që të hidhen bazat e para drejt përmbushjes së standardeve për proceset e integrimit të Shqipërisë në strukturat euro-atlantike. Megjithë këtë, fobia socialiste prej ditësh me radhë vazhdon përpjekjet edramiste për të marrë një pjesë të meritave të saj ndaj marrjes së ftesës së Shqipërisë për në NATO. Kryesocialisti Edi Rama, deklaroi dje se pas marrjes së ftesës së anëtarësimit, “klasa politike, ka një përgjegjësi shumë më të madhe”, pa specifikuar se çfarë qëndrimi kontributiv do të mbajë partia që ai kryeson dhe cili mbetet roli i saj në këtë proces që kërkon me patjetër konsensus mbipartiak dhe vullnet të përbashkët të të gjitha palëve. Por ai si dhe shumë të tjerë të pranishëm në këtë tryezë, përvec retorikave boshe dhe pa asnjë lloj lidhjeje, për faktin se nuk vlejnë ato propozime që të jetojnë dhe të provohen më vonë, në dobi të stabilizimit dhe evidencës së prosperitetit politik, që mbetet themelor për realizimin e reformave, të sektorët jetikë, mbi të cilët varen fatet e vendit dhe në mënyrë të vecantë përmbushjen e detyrimeve që bëjnë të mundur realizimin e reformave dhe anëtarësim me të drejta të plota në NATO dhe BE. Duke marrë shkas nga deklaratat e tij eufemike Rama tha se “është e tepërt që politika e në mënyrë të veçantë përfaqësuesit e qeverisë të kërkojnë tek ftesa për anëtarësim në NATO një argument për t’iu fshehur ballafaqimit me problemet për të cilat fola dhe të cilat janë rënduar në shumë aspekte veçanërisht në përiudhën e fundit”. Ndërsa nga ana tjetër, Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit “Qemal Stafa” Saimir Tahiri pasi mori fjalën e tij tha se “Ftesa për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO pritet të ndikojë edhe në procesin e anëtarësimit në BE duke fokusuar përpjekjet integruese drejt reformave të qenësishme të vendit për ti dhënë një ritëm të ri këtij procesi”. Në tryezën e Fondacionit “Qemal Stafa”, përvec promovimit të sikujt të atyre pseudovlerave politike, megjithëse edhe në këtë rast nuk vihet re gjë tjetër vecse dështimi formal, asgjë nuk u promovua, përsa i takon aspiratave të integrimit të vendit në NATO dhe më pas në BE, meqenëse edhe tema e këtij diskutimi me dyer të hapura ishte “Anëtarësimi në NATO- Sfida dhe mundësi”.
Por çështja e fundit, ajo e ndryshimeve në Kushtetutë, ka hapur një tjetër konflikt brenda opozitës dhe tashmë lufta e nervave po izolon gjithnjë e më shumë PS-në e Ramës. Kështu, dy parti të vogla parlametare të opozitës, LSI dhe PAD, kanë akuzuar dje kryesocialistin se po tradhëton opozitën dhe po jep konsensus për ndryshimet e propozuara nga PD që kanë të bëjnë kryesisht me amendime në kushtetutë, për saktësimin e modaliteteve të zgjedhjes së Presidentit, Kryeprokurorit dhe kryeministrit të vendit. Në këtë drejtim, gjuetia e shtrigave e përhapur prej disa kohësh në opozitë, po merr përmasa gjithnjë e më të gjëra dhe nuk mungojnë as kanosjet e kërcënimet politike që shkojnë në drejtim të të gjatit të PS, me zanafillë nga të vegjlit e opozitës. Përplasjet e përditshme në opozitë janë kthyer në një moto tashmë dhe po synohet nxjerrja e Ramës jashtë skemës politike, duke krijuar fragmentime si në brendësi të opozitës ashtu edhe në brendësi të vetë partisë më të madhe opozitare. Në këtë aspekt, që nga prishja e marrëveshjes politike me partitë aleate, Partia Socialiste dhe ajo Socialdemokrate gjenden të vetmuara dhe të braktisura nga të vegjlit e nevrikosur opozitare. Kryetari i LSI, Ilir Meta akuzoi dje kryesocialistin Edi Rama se në këmbim të pranimit të listës së mbyllur të kandidatëve për deputetë ka pranuar të japë mbështetje për ndryshimet në kushtetutë. “Të gjithë jemi tronditur sesi në këmbim të listave të mbyllura të Kodit të Gërdecit, që kërkon kreu i Partisë Socialiste, për të kontrolluar e për të vënë në rresht si ushtarë, pa asnjë lloj identiteti dhe dinjiteti, deputetët e ardhshëm të Partisë Socialiste, Sali Berisha i kërkon qartazi atij që të mbështesë ndryshime në Kushtetutë që kërkojnë të përjetësojnë pushtetin e Sali Berishës. Nuk mund të bëhet Kushtetuta e Shqipërisë si KRRT-ja e Tiranës, që ndryshon kur do Rama me Berishën për interesa të mbyllura klienteliste. Nuk mund të bëhet as si statuti i Partisë Socialiste dhe i Partisë Demokratike, që ndryshon sipas intreresave të kryetarit të tyre”, u shpreh Meta. Ndërkaq, akuza të ashpra në drejtim të kryesocialistit vijnë edhe nga kreu i PAD, Neritan Ceka. Sipas tij, amendimet e propozuara nga PD synojnë t’i shtojnë fuqitë kushtetuese kryeministrit Berisha. Pas reagimit të ashpër mediatik kundër paketës së fundit kushtetuese kryetari i LSI Meta paralajmëron se do t’i drejtohet qytetarëve për të mos lejuar ndryshimet që deformojnë sipas tij ligjin themeltar të shtetit. Gjithashtu kreu i LSI-se tha se “ne do t’i drejtohemi popullit, atij që ka votuar Kushtetutën”. “Ne do të bëjmë çdo gjë për të mbrojtur Kushtetutën. Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur të ardhmen e shqiptarëve, nga kthimi i tyre në skllevër të dyshes Rama-Berisha”, theksoi ai. Duke vijuar më tej, e duke u shprehur kundër ndryshimeve Kushtetutese Meta shtoi se “nuk mund të pranojmë që ndryshimi i Kushtetutës të diskutohet dhe të ndodhë beftas, dhe me bekimin e Xhafës dhe të Islamit, kur dihet qartë se Kushtetuta e Shqipërisë, nuk mund të ndryshojë as në mënyrë klandestine, as në mënyrë korruptive, dhe as në mënyrë arbitrare.
Meta: Akuzave mjerane të Klosit, nuk mund t’u besojë më askush/Partia Socialiste ka akuzuar dje Lëvizjen Socialiste për Integrim si përgjegjëse për grisjen e kontratës me qytetarët e Fierit, të cilët kanë votuar për tu qeverisur nga e majta. Sipas PS-së, LSI është në marrëdhënie pazaresh me PD-në në kurriz të qytetarëve të thjeshtë. Menjëherë pas këtyre deklaratave dhe akuzave të deputetit të PS-së Blendi Klosi, ka qenë edhe reagimi i Kreut të LSI-së, Ilir Meta, i cili i ka konsideruar ato si akuza mjerane të deputetit të PS-së. “Akuzave të mjera të Blendi Klosit, që nuk shkon më as në zonën e vet dhe që na ka humbur komunën më të majtë në Shqipëri,komunën e Cakranit, për arsye të problemeve që ai ka krijuar atje, nuk mund t’u besojë më askush. Është Partia Socialiste e Fierit që me porosi të Partisë Socialiste këtu, nuk ka pranuar një marrëveshje të ofruar dhe shumë luajale nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim për ta nënshkruar”, tha Meta. Sipas tij, as nuk e ka diskutuar në Asamblenë atje në Fier, por përkundrazi, dhe njëkohësisht është për të ardhur keq se si Partia Socialiste dëshiron të mbajë në krye të Këshillit të Fierit një njeri, i cili jo vetëm që ka shkelur ligjin disa herë, jo vetëm ka shkatërruar funksionimin e këshillit bashkiak dhe plotësimin e kërkesave dhe interesave të qytetarëve përmes këshilltarëve dhe përmes propozimeve tona, dhe të forcave të tjera politike, por një njeri që ka fyer Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe këshilltarët e saj në një mënyrë skandaloze. “Jo vetëm kaq, por jemi treguar aq tolerantë, saqë kemi bërë të qartë se nuk ka asnjë tolerancë për një njeri të tillë, që jo në krye të këshillit të një qyteti me tradita qytetare dhe me një kulturë, siç është Fieri nuk mund të jetë, por as anëtar i PS nuk mund të ishte një njeri i tillë dhe kaq i papërgjegjshëm. Në vend që të tregojë respekt për votën që ata këshilltarë i kanë dhënë dhe e kanë zgjedhur në krye të këshillit, në vend që të tregojë kujdes për funksionimin e këshillit në mënyrë demokratike e transparente, dhe për të përmirësuar funksionimin e tij edhe në funksion të përmirësimit të jetës dhe të problemeve që kanë qytetarët e komunitetit fierak, zgjedh rrugën e arrogancës, të provokimit dhe të fyerjeve, që në rast se do t’i shihni në DVD ju do të skuqeni”, tha më tej Meta, duke iu referuar konfliktit në Këshillin Bashkiak të Fierit. Ai theksoi gjithashtu se Kryetari i PS-së këtu nuk ka për t’u skuqur, por do të qeshë sepse nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga ish - Kryetari i Këshillit bashkiak të Fierit. “Me këtë rast dua të bëj të qartë që, tolerenca e LSI do të jetë zero ndaj cilitdo që nuk zbaton ligjin, qoftë ky edhe përfaqësues i LSI, jo më i Partisë Socialiste apo i kujtdo tjetër. Do të jetë zero ndaj kujtdo që në vend të dialogut do të zgjedhë rrugën e arrogancës dhe të fyerjeve, të cilat synojnë të mbajnë në këmbë politikën e vjetër të arrogancës, politikën e vjetër të dhunës nëpër institucione”, u shpreh më tej ai.
LPI në Shkodër: Politika e re e Ramës, thjesht një dogmë/Lëvizja Institucionale Socialiste ka zhvilluar dje një takim me përfaqësues dhe përkrah të saj në qytetin e Shkodrës, ku sërish është denoncuar korrupsioni politik i lidershipit aktual të Partisë Socialiste, në raport me ngjarjen tragjike të Gërdecit. Pjesëmarrësit kanë vënë edhe njëherë në dukje lidhjet e Ramës dhe disa drejtuesve të tjerë të PS-së me Delijorgjin dhe kapjen e selisë rozë nga fenomeni Delijorgji. “Te çifti Rama-Berisha ka gjetur tenxherja kapakun! Në këtë çift tenxherja është “politika e vjetër”, ndërsa kapaku “politika e re”- theksoi gjatë fjalimit të tij kreu i LPI-së, Petro Koçi. Sipas tij Rama dhe Berisha kërkojnë që ta kthejnë sistemin politik aktual nga “demokraci parlamentare në demokraci kryeministrore”. “Politika e re, teorikisht është vetëm një dogmë e praktikisht shesh ndërtimi për Delijorgjin e kompani. Reforma me Partinë Demokratike, socialistët mund të bëjnë, vetëm nëse largohet Sali Berisha, si kryefajtori i tragjedisë së Gërdecit. Socialistët kanë nevojë për një projekt të ri politik”- deklaroi Koçi.