Të përjashtuara! "I kërkojmë falje publikut!"
Fotografive të Ildës dhe Mardiolës, në sitin në Internet të "Big Brother Albania", u është shënuar sipër një kryq më i madh se të tjerëve. Ajo është damka e të përjashtuarit nga shtëpia e "BBA". Megjithatë, dy vajzat, gjatë dhe pas spektaklit të së shtunës, janë treguar personat më fantastikë dhe pozitivë që mund të jenë. Pas një faljeje të përulur publikut dhe banorëve të tjerë të shtëpisë, lidhur me konfliktin që u transmetuar për herë të parë gjatë spektaklit, Ilda dhe Mardiola i kanë kërkuar falje edhe njëra-tjetrës. Në intervistën për "Shqip", ato shprehen për acarimin që u shkaktua brenda shtëpisë dhe reflektimin post daljes. Edhe loja mund të bëhet e vërtetë, nëse shfaqet në ekranin e një televizioni. Kështu rezultoi, sidomos për Ildën dhe Mardiolën, që pas zënies së tyre në transmetim të drejtpërdrejtë dhe përjashtimin nga "Big Brother", u vunë në qendër të një cikloni pyetjesh mbi moralin e tyre dhe personalitetin në përballje me famën.
Por nuk është e vërtetë vetëm për ata që e jetojnë, por edhe për një publik që i kritikon në mënyrë të paskrupullt banorët dhe çdo detaj të programit në tërësi.
Debati mbi karakteret e personazheve ushqen një rrjet të tërë opinionistësh të vegjël pas kompjuterëve dhe televizorëve të shtëpive të tyre, që i duan dhe i urrejnë njëkohësisht njerëzit që patën fatin e mirë ose të keq për të hyrë në "BBA". Në këtë pikë, në intervistat e mëposhtme u duhet gjetur një thelb, prej shumë fjalëve dhe reagimeve nervoze të dy banoreve, jetëve të të cilave nuk janë më private.
Ilda: Realiteti im, i ëmbël dhe i hidhur
"Ilda is back to reality" është postimi i fundit në myspace-n tuaj. Si është realiteti i këtyre ditëve pas daljes nga "Big Brother"?
"Reality is bitter&sweet" si vetë unë. Ka gjërat e mira: më kishte marrë malli për familjen time, për shoqërinë, për Tiranën, për zhurmën. Tani njerëzit më njohin dhe më ndjekin me sy në rrugë, më dallojnë.
S‘e kishit përjetuar këtë më parë?
Më kishte ndodhur që më shikonin meshkujt në rrugë, e ndonjëherë edhe femrat (qesh), por jo në këtë mënyrë. Ata thonë: "Ua Ilda. Pse nuk ia plase më fort? Ose "Pse nuk durove, do kishe fituar". Edhe të njohin, por edhe kanë krijuar opinione të ndryshme nga gazeta dhe media dhe kjo është pjesa e hidhur. Paragjykimet dhe shpikjet nëpër disa media kanë prekur familjen time, e janë brez pak më i vjetër dhe nuk u pëlqen të dëgjojnë kështu gjërash.
Si e shihni tani pjesëmarrjen tuaj në "BB": jo në lidhje me njerëzit, por në lidhje me veten tuaj? Jua priste mendja që do përfundonte kështu?
Unë e lidh me të gjithë. Për sa i përket eksperiencës, nuk më pëlqeu që dola në atë mënyrë. Duhet të kisha duruar, pasi s‘duhet të bëhesha shembull i keq për ata që më ndiqnin. Kurrë. Gjërat më të papritura që më kanë ndodhur atje janë tre dhe kanë të bëjnë vetëm me Olën, për çudi. Ndoshta ngaqë s‘e njihnim njëra-tjetrën.
Kush është më keq, Ina apo Ola?
Varet. Për Inën unë nuk kam ndonjë simpati të madhe, pasi ajo kërkonte të më ulte mua, pa arsye, për shkak të xhelozisë së saj ndaj meje lidhur me Polin dhe Visin. Unë nuk e njoh, por aq sa e kam takuar, sa e kam dëgjuar nëpër intervista, për kohën që është shtirur me mua brenda "BB", nuk më pëlqen Ina dhe fjalët e Inës.
Ola, thashethemi që krijoi, fakti që reagoi ashtu kur u zumë, nuk më pëlqeu. Mes tyre s‘mund të bëj një dallim, sepse janë krejt ndryshe nga njëra-tjetra. E vetmja gjë që i bashkon është se të dyja më kanë sulmuar të parat. Dhe normal që s‘do i kem qejf.
Kur hytë, ndjekësit e "reality show", "BB" (ata që kanë shkruar nëpër forume), ju kanë vlerësuar si femra më e bukur brenda shtëpisë, gjithashtu edhe jeni parë si njeri i hapur e i komunikueshëm. Mendoni se sjellja juaj u vërtetoi të kundërtën?
Mendoj se njerëzit që më kanë parë në TV nuk më njohin mua. Të vetmit që më njohin mua janë ata që ua kam dhënë këtë mundësi. Nuk e kuptoj pse duhet të jenë të zhgënjyer nga unë, sepse nuk jam shumë ndryshe nga të tjerët. Nuk jam e bukur çdo ditë, nuk jam e mbajtur çdo ditë, vesh edhe unë rroba të pakombinuara, nuk them fjalë të bukura gjithmonë. Nuk është e thënë që njerëzit duhet të zhgënjehen nga kjo, njerëzit duhet të kapin thelbin.
-Liria juaj (keni përmendur eksperiencat seksuale edhe me drogat) dhe ekspresiviteti juaj mendoni se mund të jenë keqinterpretuar nga publiku? Mendoni se publiku shqiptar është aq i hapur sa ta vlerësojë sinqeritetin e një "reality show"?
Unë mendoj se jam e hapur vetëm me disa njerëz. Por në këtë rast unë kam qenë në TV dhe mentaliteti shqiptar ende nuk është i hapur të kuptojë se çfarë do të thotë të jesh i sinqertë. Këtu shumë njerëz shtiren, nuk i kuptojnë ato që bëjnë, duan të jenë "shembullorët" dhe ndoshta ia arrijnë sepse nuk i pranojnë asnjëherë defektet e tyre.
-Në "Top Forum" është bërë një sondazh nëse ka qenë e drejtë që të dilnit edhe ju, dhe shumica janë përgjigjur se duhej të dilnit. Mendoni se kjo është drejtësi?
Mendoj se thyerja e rregullores ishte arsyeja pse na hoqën. Do doja që ata ta shihnin si vetëmbrojtje, sepse një person që ha një pjatancë kokës, nuk mund të rrijë i qetë. Unë mund të zihem verbalisht për orë të tëra, por Ola nuk e përballoi dot.
Konkretisht, gjatë asaj darke, para përjashtimit tuaj, ne pamë që Mardiola po ju ngrinte nervat me sjelljen e saj. Kështu silleni me të gjithë njerëzit që nuk i duroni dot?
Ajo ishte lojë. Unë kam shumë mënyra sesi mund të dal jashtë asaj situate pa ndodhur ajo që ndodhi. Nëse Ilda do të çohej nga tavolina, do të thoshte t‘i jepte pikë Olës dhe kjo s‘kishte për të ndodhur.
Me pak fjalë, hëngrët inat?
Po.
Poli ka ndonjë interes të mirëfilltë, apo se ishte vetëm... "Poli aty"? Visi, ju pëlqente me të vërtetë? Çfarë mendoni për Olsin?
Poli është shumë i këndshëm. Me Visin jemi e njëjta moshë, bëjmë të njëjtat batuta. Ndërsa Olsin, s‘e kam njohur në atë sens, pasi e shikoja më shumë si lojtar, sepse sado që në një moment mund të flisnim personalisht, në momentin e parë që gjente hapësirë sherri, e krijonte.
Kë shikonit ju si kontrafigurën tuaj brenda shtëpisë?
Akoma s‘e kam idenë e kësaj, sidomos tani që jam jashtë. Por brenda shtëpisë njerëzit ndryshojnë dhe nëse do të isha në shtëpi, unë do të kisha menduar Shkëlqimi. Por ai shihet shumë ndryshe nga jashtë dhe njihet tjetër njeri aty brenda.
Mardiola: Do doja të isha ende brenda, t‘u çirrja maskën!
Mardiola, si ndiheni tani, jeni e qetë? Si kanë qenë ditët tuaja pranë familjes?
Im shoq ishte stresuar jashtë mase dhe përpara se të dilja ai donte që të dilja që aty, pasi e kishte parë që kisha dalë jashtë vetes. Kurse vajza po më thoshte: "Mami ne fituam sepse mua më kishte marrë malli shumë për ty dhe nuk rrija dot pa ty".
Shumë e ëmbël, kjo. Tani vijmë te pyetja e keqe: Mardiola, keni kërcënuar Shkëlqimin, kapur për flokësh Julindën, goditur me pjata e gota Ildën dhe gjithçka "live" në TV. Jeni penduar për atë që shkaktuat dhe a mendoni se jeni gjykuar drejt?
Do doja të isha akoma aty brenda, që t‘i çirrja maskën babait të intrigave dhe bijës së intrigave: Çimit dhe Julindës. Ata thjesht meritonin ato çka u kam thënë unë.
Me Ildën nuk keni gjë?
Ajo e mori shabllon dhe personale. U soll si Julinda.
Po ju pse po e acaronit në atë moment?
Sepse edhe ajo po më acaronte mua.
E prisnit atë që ndodhi?
Jo, se mendoja ashtu aspak.
Ndjekësit e "Big Brother", kur hytë në shtëpi, ju kanë përshkruar si njeri të fortë (karakteri juaj dhe fakti që jeni një nënë shumë e re). Pas pak ditësh në shtëpi, mendimi ndryshoi komplet. Ju kanë quajtur: vlonjate mali, arrogante, sipërfaqësore dhe e dhunshme. Jeni nominuar që javën e parë dhe keni qenë më e votuara në "Top Forum" për t‘u nxjerrë jashtë shtëpisë. Sot quheni "E përjashtuar". Ju vjen më shumë keq që humbët mundësinë për të fituar 35 mijë euro, apo që zhgënjyet ata që prisnin nga ju?
Jo për 35 mijë eurot, pasi gjysmën e asaj shume do ta dhuroja për bamirësi. Më erdhi shumë keq që s‘u bëra finaliste, pasi kisha për të dhënë shumë. Brenda presioni ishe shumë i madh, sepse banorët më gjykuan konkurrente shumë të fortë.
Hyrja juaj në "Big Brother" është gjykuar pak false, në disa biseda të banorëve gjatë atyre 17 ditëve. Na thoni, me çfarë mendimi hytë dhe me çfarë mendimi dolët nga shtëpia?
Lidhur me momentet e daljes nuk mund të flas, pasi ishin shumë të pakontrolluara. Por ajo që mund të them është se unë s‘kam qenë në asnjë moment false.
Lidhur me banorët, keni përdorur një strategji për t‘i trembur, duke u thënë informacione që dinit për ta nga jashtë? Ndërsa jeni nominuar nga Astriti, Ilda, Julinda, Olsi, Poli dhe Shkëlqimi, cili ka qenë armiku juaj brenda shtëpisë?
Shkëlqimi, Ilda dhe Julinda. Të tjerët kanë qenë të ndikuar. Ndërsa informacionet kanë dalë vetë gjatë bisedave tona, s‘ka qenë e qëllimshme.
I keni thënë Rominës se Julinda duhej nxjerrë urgjentisht dhe e keni shprehur pse, po me Besën çfarë patët? Keni diçka kundra njerëzve që nuk bërtasin për t‘u dëgjuar?
Me Besën kam atë që ka dhënë gjithçka kishte dhe jeton në hijen e Julindës. Ato janë njëlloj: votojnë njëlloj, bëjnë thashethemet njëlloj.
Ju e kishit formuar këtë mendim që para se të hynit. Mos ju ka penguar kjo t‘i njihnit Besën dhe Julin?
Jo, sepse ato janë afruar, por ka qenë tepër sipërfaqësore. Unë po kërkoja realitet dhe tek ato të dyja mungonte.
Ta zëmë se keni një shans të dytë, çfarë do bënit ndryshe?
Do isha shumë e kontrolluar.
Shumë e kontrolluar?! Ndoshta s‘do ishit vetja kështu?
E them në kuptimin që s‘do isha impulsive dhe s‘do merrja fjalët personalisht.
Kush do të donit ta fitonte "BBA"? E thatë që është Arbri, po kush mendoni realisht se mund ta fitojë?
Nëse vazhdojnë intrigat ndoshta e fiton Shkëlqimi, por gjithmonë historitë që të mbahen mend duhet të kenë një fund të bukur, kështu që shpresoj të jetë Arbri.