E Diel, 1 Nëntor 2026

Të paguajmë më shumë për TVSH-në apo ta mbyllim fare?

Ekziston një plan qeveritar për ta majmur RTSH-në me para të taksapaguesve, duke qenë se ekzekutivi ka lëshuar një urdhër, me të cilin synon të sigurojë mbledhjen e 6 milionë eurove përmes dyfishimit të tarifës për Televizionin Publik Shqiptar. Por, më pak se gjysma e shqiptarëve janë të gatshëm të paguajnë, ndërkohë që komentet e shoqërisë civile shqiptare dhe analizat e institucioneve ndërkombëtare për këtë organ, vijojnë të rrëfejnë një histori të zymtë

Nga: Ervin Qafmolla, MAPO

Pushues që shullehen në diell dhe të tjerë, gjithashtu të ngeshëm, që u jepen blusë verbuese të detit Jon, ndërsa zëri gazetares në sfond kremton me bujë fitoret e turizmit shqiptar, i cili po sheh rritje të pandalshme numrit të pushuesve nga viti në vit. Deri këtu planet filmike i shkojnë krejt për shtat monotonisë së tekstit të kronikës, por ndërsa lexuesja vazhdon të servirë fakte brenda kornizës nga fitorja në fitor(j)e, pamjet ndryshojnë dhe në ekran shfaqet rruga gjarpëruese e bregut të jugut e rrahur nga dielli dhe nga automjete që valëvitin flamujt blu të Partisë Demokratike. Lapsus? Pas pak sekondash një pamje e ngjashme përsëritet dhe kësaj radhe, makina është një Mercedes, nga dritarja e pasagjerit të së cilës valëvitet një tjetër flamur i PD-së. Kanali në fjalë është TVSH-ja Televizioni Publik Shqiptar, i cili për nga emri, por jo vetëm, supozohet të përfaqësojë interesin publik dhe të servirë informacion edukues dhe argëtues në mënyrë të paanshme e profesionale. Të paktën, ky është formulimi zyrtar i qëllimit të ekzistencës së këtij institucioni, i cili për vitin 2011, është parashikuar të përfitojë rreth 3.15 milionë euro nga buxheti i shtetit, ndryshe paratë e taksapaguesve shqiptarë, për të përmbushur qëllimin dhe misionin e tij fisnik.

Por, kronika e lartpërmendur nuk është përjashtim, apo lajthitje e një çasti. TVSH-ja, që nga krijimi i saj në vitin 1960, i ka shërbyer pa reshtur dhe thuajse pa asnjë interval të vetëm, interesave të regjimeve apo forcave politike në pushtet, nga periudha komuniste, ashtu edhe gjatë epokës pluraliste. Kanali në fjalë punëson shifrën rekord prej rreth 700 vetash në zhargon popullor mban me bukë po kaq familje ndërkohë që cilësia e shërbimit është krahasuar në më shumë se një rast me televizionet me staf sa një familje. Në rastin më të mirë, brenda filozofisë së mbajtjes me bukë, TVSH-ja mund të etiketohet si një program ndihme sociale, që kushton çdo vit disa milionë euro.

Financat e TVSH-së

Shifra prej 3.15 milionë eurosh e parashikuar në buxhetin e shtetit për atë që mban emrin e Televizionit Publik Shqiptar, është e tkurrur, nëse krahasohet me buxhetin prej 4 milionë eurosh të akorduar në vitin 2010 dhe 3.85 milionë eurot e akorduara në 2009-n, duke u kthyer kështu në nivele të ngjashme me buxhetin e vitit 2008 për këtë organ. Por, kriza ekonomike, ka shkurtuar shpenzimet buxhetore të parashikuara edhe për TVSH-në, dhe paralelisht, ka rritur edhe taksën që qytetarët do të paguajnë për të.

Në fund të muajit dhjetor 2010, u vendos dyfishimi i taksës për TVSH-në, me një tarifë fikse prej 1200 lekësh në vit që çdo familje duhet të paguajë me faturën e energjisë elektrike. Para këtij vendimi, kjo tarifë ishte në nivelin e 600 lekëve (2010), pas një rritjeje të mëparshme që e kish çuar në këtë nivel detyrimin fillestar prej vetëm 500 lekësh (2009).

Sa rezulton që duhet paguar në total nga shqiptarët? Sipas INSTAT, në vend llogariten rreth 791 mijë familje, nga të cilat 12.4 për qind konsiderohen në kategorinë me të ardhura të ulëta. Në rastin që bëhet fjalë për 700 mijë familje që detyrohen të paguajnë këtë taksë, shifra totale do të ishte diku te 6 milionë eurot. Por, qeveria ka parashikuar vetëm gjysmën e kësaj shifre në buxhet, çka do të thotë se të paktën gjysma e shqiptarëve nuk e shohin të arsyeshme të paguajnë për këtë shërbim publik. Disa mund të thonë se kjo është një shmangie nga detyrimet, ndërsa sipas disa të tjerëve, ky mini-evazion nuk është tjetër veçse një fillim i mirë. TVSH-ja nuk është një institucion publik dhe nuk ofron asnjë shërbim për publikun, vëren Ylli Rakipi, opinionit dhe dikur botues i gazetës Albania, e mbyllur gjatë një safari të administratës tatimore në redaksinë e së përditshmes. Në këtë pikë, i vetmi shërim është mbyllja… TVSH-ja duhet mbyllur, duke marrë parasysh që jemi edhe në krizë ekonomike dhe kështu të kursehen miliona eurot që çdo vit shkojnë për mbështetjen e një organi dezinformues dhe tërësisht të anshëm, ndërsa nga ana tjetër, mund edhe të shitet godina dhe trualli për të futur në buxhetin e shtetit, para që mund të përdoren për qëllime praktike dhe të dobishme, vëren Rakipi.

Në fakt, me 3 milionë euro mund të bëhen shumë gjëra të dobishme.

Plot 3.1 milionë euro pothuaj sa buxheti i TVSH-së për këtë vit kushton mirëmbajta e TEC-it të Vlorës deri në vitin 2013. Gjithashtu, me tre milionë euro në vit mund të zgjidhet një herë e mirë, çështja e kompensimit të ish të përndjekurve politikë dhe ajo e pensioneve të ish ushtarakëve të liruar. Me një shifër të tillë mund të ndërtohen çdo vit, dhjetëra shkolla e qendra ambulatore në zonat rurale, mund të përmirësohen pagesat për të papunët dhe familjet në vështirësi ekonomike, si dhe mund të pasurohet fondi për kompensimin e energjisë elektrike.

Por, ekziston gjithmonë shpresa se ndoshta ky televizion mund të bëhet një ditë publik dhe të mos ketë arsye që të mbyllet. Jo tamam. Kemi njëzet vjet që e provojmë dhe nuk e bëjmë dot ne nuk bëjmë dot televizion publik, thotë Rakipi, duke shtuar se edhe gjatë regjimit të Enver Hoxhës, kur TVSH-ja kishte vetëm katër orë transmetim, në një sërë aspektesh rezultonte më edukuese dhe e pavarur se sot. Sot kemi 24 orë transmetim në tokësor, dixhital e satelitor, dhe rezultati është një fushatë e pandalshme propagande e dezinformimi. Përfundimisht, duhet mbyllur, thekson Rakipi.

Një publikim i Institutit të Medias thotë se një tjetër burim i vazhdueshëm shqetësimi ka qenë edhe skema e financimit të RTSH. Prirjet e financimit kanë qenë pak a shumë të qëndrueshme: ka pasur rritje si në fondet nga buxheti i shtetit, ashtu edhe në fondet e të ardhurave të RTSH. Kështu, në vitin 2009, këto të ardhura arritën në 60 për qind të buxhetit të RTSH, kurse 40 për qind mbulohej nga buxheti i shtetit. Sipas RTSH, një mbledhje më efikase e taksës së aparatit në vitet e fundit ka sjellë rritjen e të ardhurave të vetë RTSH. Në vitin 2009, kjo shifër arriti në 300 milionë lekë, ose 37 për qind të të ardhurave të siguruara nga vetë RTSH. Në 2010, taksa e aparatit zinte po 38 për qind të të ardhurave të RTSH, ose 359,8 milionë lekë.

Vlerësimet, RTSH ngel në klasë

Statuti i Televizionit Publik Shqiptar thotë në përgjithësi gjëra të bukura e të virtytshme. Si një transmetues i përkushtuar ndaj idealeve më të larta të transmetimit të shërbimit publik kombëtar, RTSH-ja realizon shërbime cilësore radioje dhe televizioni për të informuar, edukuar dhe argëtuar publikun, duke i shërbyer kombit… RTSH-ja zotohet për një mbulim të paanshëm të lajmeve të vendit dhe ndërkombëtare….

Ky është thjesht mesazhi promocional i shërbimit në fjalë. Realiteti faktik paraqitet krejt i ndryshëm. Sipas një publikimi të Institutit të medias, edicionet e lajmeve dhe njëanshmëria politike kanë marrë kritika të vazhdueshme. TVSH gjatë vitit 2010 i ka shërbyer interesave të qeverisë, duke kundërshtuar hapur ligjin, i cili kërkon respektimin e pavarësisë redaksionale nga media publike.

Notat mbetëse nuk kufizohen me kaq. Sipas vlerësimit të përvitshëm për lirinë dhe standardet e medias në botë,

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›