E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Tirana ka një humbës, ky është Luli i Saliut

Deputetja socialiste, Olta Xhaçka, përsëriti se PS nuk e njeh rezultatin e KQZ për zgjedhjet e Tiranës. Me vendimin e saj të pavlefshëm e kriminal, Arben Ristani e Sali Berisha treguan se çpikë ka degjeneruar KQZ-ja, ku po mohohet e drejta e popullit për të zgjedhur. Vendimi i KQZ është i pavlefshëm dhe i papranueshëm për opozitën, tha Xhaçka.

E pa i madh dhe i vogël se si u cenua integriteti i kutive për të manipuluar vota. E pa çdo shqiptar se si gjysma e kutive kishin fletë mangut. Mjafton vetëm fakti që rojtari i kutive është nipi i Sali Berishës për të kuptuar se në çderexhe ka përfunduar fati i votave të shqiptarëve, vijoi më tej deputetja e PS.

Tirana e ka një humbës, ky është Luli i Saliut, i cili po përpiqet të grabisë mandatin e Tiranës. PS do ndjekë rrugën ligjore për të rrëzuar këtë vendim e bindur në kauzën e saj, tha Xhaçka, duke theksuar se PS është e bindur se nuk ka gjyqtar që mbyll sytë përpara këtyre fakteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›