E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle: Shqiptarët do ta çojnë vendin përpara në rrugën e integrimit

07-05-2013 / Gazeta 55

Në një mesazh me rastin e Ditës së Europës, komisioniri për Zgjerimin, Stefan Fyle ka rikujtuar vizitën e tij në Tiranë ku mori pjesë në konferencën “Just Bashkimi Europian”

“Ju siguroj se besoj fort tek vendi i Shqipërisë në Europë. Jam mëse i bindur, se Europa është ajo që duan qytetarët shqiptarë dhe është entuziazmi dhe motivimi i qytetarëve shqiptarë që do ta çojë Shqipërinë përpara në rrugën e saj të integrimit”. Me këtë bindje u është drejtuar qytetarëve shqiptarë komisioneri për zgjerimin në BE, Stefan Fyle në ditën e Europës.
Në një mesazh me rastin e një ditë të tillë, Fyle ka rikujtuar vizitën e tij në Tiranë ku mori pjesë në konferencën “Just Bashkimi Europian”.
“U preka nga mirëpritja e ngrohtë e qytetarëve shqiptarë dhe diskutimet e drejpërdrejta lidhur me të ardhmen e Bashkimit Europian. Sot, në ditën e Europës, ku ne festojmë themelin, qëllimet dhe parimet e Europës, po ju drejtohem dhe një herë juve për t’ju siguruar se unë besoj fort tek vendi i Shqipërisë në Europë”, theksoi Fyle.
Sipas tij, integrimi europian do të sjellë ndryshime të mëdha jo vetëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, luftën kundër korrupsionit dhe përforcimin e financave publike, por edhe në mbrojtjen sociale, në punësim, mbrojtjen e konsumatorit dhe të mjedisit, standarde këto të cilat do të ndryshojnë në mënyrë radikale cilësinë e jetesës.
“Duke dëgjuar këndvështrimet e qytetarëve gjatë konferencës “Just Bashkimi Europian” jam mëse i bindur, se Europa është ajo që duan qytetarët shqiptarë. Është entuziazmi dhe motivimi i qytetarëve shqiptarë që do ta çojë Shqipërinë përpara në rrugën e saj të integrimit”, u shpreh Fyle.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›