Beteja e humbur ndryshon Brukselin, Shqipëria është përpara, po ndryshon
Tirana është plot me çuna që quhen Edi, që është shkurtimi i emrit Edvin, dhe në Tiranë tregohet një barcoletë mbi atë babain që erdhi në Tiranë dhe vendosi tek gazeta Çelësi (shtojca e Shekullit, këtë herë), një njoftim shit-blerje që thoshte tekstualisht kështu: “Edi, të pres në restorant ‘Brukseli’ të mërkurën në mesditë. Gjithçka që ke bërë ta kemi falur. Babai”. U deshën forca e ndërhyrjes së shpejtë dhe ato të briskut për të shpërndarë tetëqind vetat që i ishin përgjigjur këtij njoftimi.
Ky Edi jonë kishte humbur zgjedhjet. Si të gjithë liderat të shtegut “Edi”, në Evropë. Dhe të gjithë ata që ishin sinqerisht socialistë ia falën këtë disfatë. Është pasoja e një konjunkture ndërkombëtare - thonin më gjysmë zëri - e cila po i jep fitore partive dhe lëvizjeve konservatore të djathta në Evropë.
Kriza ekonomike që duhet t’i kishte dhënë një shans partive të majta evropiane për të shfaqur mundësinë e vënies në praktikë të vlerave solidare ultrashekullore që kanë në ADN, në të vërtetë solli veçse një furtunë mosbesimi në elektoratin evropian, i cili ia ktheu shpinën në kutinë e votimit. Votuan djathtas. Në fakt kjo krizë ekonomike i vuri kapakun e mermerit dëshirave të partive të majta në BE për të parakaluar të djathtën në Parlamentin Evropian.
Në Bruksel Partia Popullore, e cila ka brenda të gjithë partitë e djathta evropiane, humbi vetëm një pikë duke kaluar nga 36.7 në 35.7 kurse e majta socialiste humbi të paktën 5,5 pikë duke kaluar nga 27,6 në 22,1. Hendeku midis dy partive kryesore evropiane, asaj socialiste dhe asaj popullore, kaloi nga 9 pikë në 13. Madje, duke pasur parasysh se partitë që hyjnë në përkufizimin “ të tjerët” janë rritur nga 3,6 në 12,4, kjo falë suksesit të lëvizjeve të ashtuquajtura ksenofobe, raciste dhe të euroskeptikëve, kryesisht polakë dhe irlandezë. Në Evropë janë ata që janë rritur më shumë se të gjithë tjerët.
Duke parë numrat e zgjedhjeve evropiane kemi mundësinë të bëjmë një pyetje. Si ka mundësi që partitë e majta evropiane humbën “ofertën që u dha kriza ekonomike”? Edi i Evropës: Rasmussen, lider i socialistëve evropianë thotë, në mënyrë paksa groteske, se “nevojiten strategji të reja dhe ide të reja”, pra me pak fjalë një politikë e re. Me pak fjalë: Slogane të reja me principe marksiste.
Në pritje të ideve të reja, ndërkohë, duhet të bëjmë pak llogarinë me faktin se kriza në Evropë ka gjeneruar një individualizëm të theksuar, që në politikë quhet “proteksionizëm”, mbrojtje kapitalesh vendase, që ka favorizuar ata që janë më të aftë për t’iu përgjigjur këtyre kërkesave, pra partitë e djathta konservatore.
Gabimi i socialistëve evropianë, edhe atyre që qeverisin (shih Zapatero në Spanjë dhe Broun në Angli) është se s’kanë hedhur në praktikë dhe kuptohet vetiu në treg atë frymë solidare që karakterizon partitë e majta evropiane. Duhet të kishin treguar me forcë se mbrojtja e pagave, e vendeve dhe kushtet e punës, dhe shtresave në nevojë mund të ishin lakuar brenda një ekonomie liberale, brenda rregullave evropiane, dhe ligjit të tregut.
Në Shqipëri është për t’u parë në fillim nëse janë më të vërtetë socialistë këta të PS-së, sepse përshembull në ekonomi - dhe ndaloj këtu - tani për tani kanë vetëm enciklikat bujqësore që ngjasojnë llafe e raki “gju me gju me popullin”, e cila është pararoja e idesë se kolkozeve sovjetikë sesa me subvencionimin e një pjesë të ekonomisë.
Duke mos pasur forcën për t’u përballur me krizën më shumë dhe më mirë se “individualizmi” i të djathtës, nuk duhet të habiten më pas se formacione ekstremiste rriten dhe kapin mat një pjesë të qytetarëve që ka nevoje për përgjigje të menjëhershme. Vetëm shih tabelën e rritjes elektorale të LSI-së në Shqipëri për të kuptuar sesi tërheqin si magnet firimet e militantëve të PS-së shqiptare.
Tani do të jetë interesante të vëzhgojmë se çfarë do të ndodhë në mitingun evropian të 18-19 qershorit, kur vendet evropiane do të vendosin se cili do të jetë pasardhësi në krye të presidencës së Komisionit Evropian, e cila deri tani ishte në duart e konservatorit Barroso. Shtetet që panë shkërmoqjen e partive socialiste, do ta konfirmojnë (mandati i tij skadon në tetor) apo do ta ndryshojnë? Do të duhej një “ide e re”.
Shqipëria është përpara po ndryshon.
...