Të paktën matematikën e mësuam
Nga Flamur BËRDËLLIMA
(I dashur Edi! Bëj një nder këtij populli dhe largohu nga politika)
Më vijnë këto ditë madje dhe net me dhjetëra miq, pedagogë, oficerë të SHIK-ut, regjisorë, punëtorë dhe teksa shikoj spikeren që lexon grafikun: Fieri, Mulo kush do të fitojë? Berati, Mulo kush do të humbi? Më erdhi në majë të hundës dhe i thashë: Me të vërtet kam mbaruar për matematikë, por nuk jam Nastradamusi. Pastaj kjo nuk është ndeshje ndërmjet Manchesterit dhe Milanit. Dhe duke bërë humor të zi vazhdoj: Me penallti. Në qoftë se ju kujtohet lexues të nderuar të kësaj gazete të nderuar, fiks para një muaji në një koment të timin pata thënë se këto janë zgjedhjet më të vështira në Shqipëri. Jo thjesht për formulat Bilare që si marrin vesh as ata që i sajuan, por në radhë të parë për diabolizmin e pafre së pari e Edi Ramës. Saliu dihet që është një Furbo i vjetër i politikës dhe më mirë vret veten se sa ikën nga pushteti. Megjithëse edhe veten nuk e vret se e dimë se çfarë trimi është: Dy orë ndejti në polici dhe ngriti Planetin në këmbë. Pikërëndesën e kam tek ish miku im Edi Rama, që bashkë me Ilir Trebicken i mësuam tre hapëshin në basketboll, por ai paska pasur një aftësi të jashtëzakonshme: Të fshihte mrekullisht thelbin thelbësor të karakterit tij. Megjithatë, siç e ka thënë edhe Erich Fromi apo Gustav Lç e ka thënë edhe Erich Fromi apo Gustav Lë Boni, ka dhe popuj dele. Që nuk rrojnë dot pa një të parë. Që duan edhe një bari edhe një qen. Metafora në këtë rast është therëse edhe dhimbse, por mjerisht përkon me të vërtetën. Është populli im ku rri edhe unë edhe motra ime, edhe fëmijët e mi që të mbysim me llogje Kavaje nëpër klube, por e kemi në nivelin zero shpirtin e kundërshtimit qytetar. Kështu që, jo në NATO të futemi ne, por në Hënë të futemi, po nuk punuam dhe nuk u lartësuam individualisht si qytetare, Edi Ramët nuk do na ndahen nga shpina. Ankth, Makth, Stres. Analistë, pseudo dhe teknologji dixhitale. Dhe penallti pa dyshim, po që gjuan në kokën tonë. Gjithsesi një gjë e mësuam: Matematikën Probabile.
Last Updated on Friday, 03 July 2009 00:14