Visar Zhiti nderohet me çmimin letrar Beqir Musliu
Shkrimtari Visar Zhiti nderohet me një çmim prestigjioz letrar dhe pritet nga Presidenti i Republikës së Kosovës. Ars Club i Kosovës me seli në Gjilan, në nderim të figurës dhe veprës së shkrimtarit Beqir Musliu, në bashkëpunim me Komunën, kanë themeluar tashmë çmimin letrar, të njohur në Kosovë, që tashmë del për herë të parë jashtë kufijve të Republikës.
Sipas Rregullores për dhënien e Çmimit Letrar Beqir Musliu, juria letrare, e propozuar nga Ars Club Beqir Musliu, i emëruar nga kryetari i Komunës, z. Qemal Mustafa, punoi në këtë përbërje: Musa Ramadani kryetar i jurisë, dhe anëtarë Prend Buzhala dhe Albina Idrizi. Juria zhvilloi disa takime intensive, u konsultua me specialistë të letërsisë e mori kontakte me lexues të shumtë dhe së fundmi dhe me kryetarin e komunës. Sipas propozimeve nga Ars Club, si dhe nga anëtarët e jurisë, për këtë çmim u nominuan: Dritëro Agolli, Visar Zhiti, Fatos Arapi, Teki Dërvishi, Ibrahim Kadriu, Elvira Dones, Brunilda Zllami, etj. Juria, nga kjo përbërje e krijuesve, duke pasur parasysh Rregulloren, ku thuhet se Çmimi Letrar Beqir Musliu, u jepet shkrimtarëve, të cilët kanë shënuar arritje të mëdha në fushën e letërsisë në të tri gjinitë (poezi, prozë, dramë), vendosi që fitues i këtij çmimi sivjet të jetë Visa Zhiti. E ndrëkoë që ai njihte tashmë si krijues letrar, poet, prozator, eseist, publicist dhe personalitet i shquar i letrave shqipe e i jetës publike shqiptare. Ai është njëri ndër personalitet epiqendrore të letërsisë së sotme shqipe, i njohur, i përkthyer dhe i vlerësuar në Evropë e në Amerikë. I burgosur për shkak të poezisë, iu vunë prangat në moshë të re, kur po punonte si mësues në një fshat të Kukësit, duke punuar pastaj përdhunshëm në minierat e burgjeve. Pas rënies së komunizmit i botoi krijimet letrare, të shkruara fshehurazi nëpër burgje. Është e tmerrshme të dënosh të tjerët për poezitë e tyre. Kështu më shumë jemi të vetëdënuar. Kush jemi ne që kemi të drejtë të dënojmë. Unë si jurist, e ul kokën tani dhe, po të kisha togën e gjykatësit këtu, do tia jepja Visar Zhitit, kishte deklaruar Kryetari i shoqatës evropiane të juristëve-shkrimtarë, Gennaro Francione. Pra, poezia e Visar Zhitit doli fitimtare mbi diktaturën, sepse historia i dha të drejtë shkrimtarit që nuk e kishte ndryshuar qëndrimin e tij. Zhiti tha: Besoj te drejtësia e faljes. Po, unë kam shokë të pushkatuar dhe e drejta e faljes, sublimisht, është e tyrja. Poezia që ata lanë, është më e fortë se diktaturat.. Veprat e tij në poezi e në prozë: Dyert e gjalla (1995) Ke?mba e Davidit (1996) Kujtesa e ajrit (1993) Valixhja e shqyer e pe?rrallave (1996), Hedh një? kafke? te këmbët tuaja (1994) Rruge?t e ferrit (2001) Funerali i pafundme? (2003), Ferri i çare? (2002), Si shkohet ne? Kosove? (2000), The Condemned Apple (Green Integer, May 23, 2005), Perëndia mbrapsht dhe dashuria (2004), Thesaret e frikës (2007), Shekulli tjetër (2008); janë mirëpritur nga lexuesit, nga botuesit dhe nga kritika letrare kudo në hapësirën shqiptare dhe kanë gjetur jehonën e tyre ndërkombëtare nëpërmes përkthimesh të shumta në Evropë e në SHBA. Ai ka fituar një varg çmimesh letrare, kombëtare e e ndërkombëtare, pikërisht për vlerat e tij letrare në poezi e në prozë. Madje, vitin që shkoi ai u shpall Shkrimtar i Vitit, në Shqipëri, fitoi çmimin e madh ndërkombëtar Mario Luzi në Itali, ndërkohë që këto ditë u shpall edhe Qytetar Nderi i një qyteti italian.