E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të papriturat e "Virginia Woolf", pas Xhuvanit, largohet Xhepa


Sërish ka diçka për të thënë. Ende pa u ulur aktorët në sallën e provave, "Kush ka frikë nga Virginia Woolf" braktiset nga Xhuvani dhe roli i Martës i besohet Eva Alikajt. Kurse, vetëm dy ditë më parë, qenka tërhequr Ndriçim Xhepa. Kështu që përkrah Alikajt, do të shohim aktorin Viktor Zhusti. Nëpërmjet këtyre njoftimeve, vepra e Eduard Albee-t po zgjon interes ende pa prekur skenën. Me largimin e Xhepës, prishet një tjetër trekëndësh midis aktorëve interpretues, ai Laçka-Xhepa-Fino, së bashku janë parë në dramën "Daja Vanja" me regji të Slobodan Unkovskit, "Kapitulli i dytë", " Pak më afër", dhe në filmat "I dashur armik", "Sekretet". Me ndryshimin e aktorëve asgjë nuk mund të parashikohet tek "Virginia Woolf". Marta (roli i Eva Alikajt), është një grua rreth të pesëdhjetave, e cila ka një marrëdhënie të komplikuar me të shoqin, Xhorxhin (Viktor Zhusti). Përkrah tyre janë çifti i ri, Hani dhe Niku, të cilët do të interpretohen nga Eftiola Laçka dhe Helidon Fino.


 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›