Tjetër lëkundje tërmeti në Ostren, banorët në panik
DIBËR- Një tjetër lëkundje tërmeti është ndjerë në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës, duke pasuar tërmetin e një jave më parë në Gjoricë të Dibrës. Sipas sizmologëve janë regjistruar dy tërmete, me epiqendër në Ostren ose 600 metra larg tërmetit të pak ditëve më parë në Gjoricë.
Sipas rrjetit sizmologjik, lëkundja e parë ka qenë me magnitudë 4.3 i shkallës Rihter dhe me fuqi 4-5 ballë, kurse lëkundja e dytë është shënuar rreth orës 20:26 minuta me mangitudë 3.1 të shkallës Rihter.
Banorët e zonës së Gjorocës, Shupenzës dhe Ostrenit janë përfshirë nga paniku, por gjithçka duket se është qetësuar shpejt. Për fat, nuk janë raportuar të dhëna për dëme apo pasoja të lëkundjes.
Sizmologët e quajnë një situatë të tillë normale, dhe qetësojnë se nuk ka vend për panik. Ata që më parë lajmëruan se do të vijojnë lëkundjet deri sa të shuhet krejt vatra.
dt 12 shtator
Tërmeti, banorët refuzojnë kampingjet, jetojnë në oborre
DIBËR- Banorët e fshatrave të goditur nga termeti prej një jave flenë jashtë. Ata kanë refuzuar të hyjnë në çadrat që dërgoi qeverie. Arsye janë se ky kaming nuk ka as kushtet minimale të jetesë si dhe frika se mos iu vjedhin shtëpitë.
Në këtë mënyrë banorët e Shpuenzës dhe Gjoricës qendrojnë në kushte strapacuese në oborret e shtëpive të tyre të dëmtuara. "Unë nuk shkoj me familjen në atë çadër të përbashkët, ku mungon ujë dhe kushte të tjera, nga ana tjetër shtëpia nuk lihet vetëm sepse është totalisht e hapura dhe kemi frikën e grabitjes", thotë njëri prej banorëve. Të tjerë shprehen se "ndihma e qeverisë nuk ishte asgjë, sepse ne kërkojnë ë dëmshpërblehemi dhe të fillojmë të riparojnë banesat tona".
Në këto kushte kampingjet vazhdojnë të qendrojnë bosh dhe qindra banorë mes tyre edhe të fëmijë të vegjël vuajnë pasojat e tërmetit.
Ministria e Brendshme deklaroi se brenda pak ditësh pritet të dale fatura financiare për dëmshpërblimet. Sipas verifikimit paraprak rezultojnë 100 shtëpi të pabanuara dhe 300 te tjera të dëmtuara. Tërmeti 7 ballësh me epiqendër Dibrën por që u ndie në gjithë vendin ra rreth orës 23:45 të datës 6 shtator.