Vaksina e gripit A H1N1 nuk do të tregtohet në farmaci
Zëvendës ministri i Shëndetësisë Arben Ivanaj në një intervistë për Televizionin Klan deklaroi se vaksina e gripit të derrit do të jepët vetëm për grupet e caktuara tashmë nga ky dikaster. Ajo do të injektohet falas dhe nuk do të jetë në treg të lirë.
Ivanaj ”Vaksina mund të vijë në fund të tetorit në filim të nëntorit, mund të sigurojmë 300 mijë doza nuk do të tregtohet në farmaci. Vaksina do të jepet falas në bazë të skemës së paracaktuar.”
Pavarësisht se jo të gjithë do të vaksinohen, studiuesit e huaj kanë verifikuar se virusi i gripit A H1N1 nuk pëson mutacion me viruse të tjera, e për pasojë situata gripale në muajt e ardhëshëm pritet të jetë e njejtë. Gripi do të prekë më shumë persona por nuk do të ketë agresivitet.
Përsa u përket analizave, që prej mesit të tetorit do të kryehen në laboratorin e ISHP dhe jo në Rumani.