Te pastrehet, konflikt ne Elbasan
ELBASAN - Ndarja e apartamenteve per 42 te pastrehe, ka ndezur konfliktet mes Prefektures dhe Bashkise se Elbasanit. Pas miratimit te listes ne Keshillin Bashkiak, ka reaguar kreu i Institucionit te Prefektures ne mbrojtje te te pastreheve. Sipas prefektit Shefqet Deliallisi, procedurat e ndarjes se apartamenteve per te pastrehet nuk ka qene te rregullta, madje ne disa raste ka pasur edhe konflikte interesi. Per kete eshte krijuar grupi i punes, i cili kontrolloi procedurat e ndjekura nga komisioni i strehimit. Pas kontrollit te kryer ka rezultuar se komisioni i strehimit i ka perpiluar vete kriteret dhe nuk ka qene aspak transparente, duke anashkaluar edhe zyrat perkatese ne bashki. Per kete arsye, prefekti i Elbasanit nuk e ka firmosur miratimin e listes dhe ka kerkuar qe te gjitha parregullsite te ndreqen sa me pare.
Pas kesaj kerkese, ka reaguar kryetari i komisionit te strehimit ne Bashkine e Elabsanit, Kujtim Hazbiu, duke kundershtuar pretendimet e ngritura nga prefektura. Sipas Hazbiut, qytetaret kane marre pjese ne te gjithe procedurat e ndarjes deri ne kontrollit fizik te banesave te shoqeruara me mjetet e bashkise. Nderkohe ka sqaruar se ekzistojne edhe procesverbalet e firmosura nga qytetaret deri ne hedhjen e shortit.
I pyetur nese ka shqyrtuar ankesat e qytetareve te pastrehe, kryetari i ketij komisioni Kujtim Hazbiu u shpreh se komisioni qe nga ngritja deri ne fund ka pasur nje transparence te jashtezakonshme. "Ne kemi pritur te gjitha ankesat e qytetareve ne prani edhe te Avokatit te Popullit, Drejtorise Juridike dhe drejtuesve te bashkise. Kemi sqaruar te gjithe qytetaret qe nuk perfituan dhe ne fund rezultoi se komisioni nuk kishte bere asnje shkelje. Nuk eshte faji yne qe te pastrehet kane mangesi ne dokumentacion, ose nuk paraqesin fare dokumentacionin", ka sqaruar per gazeten "KJ", kryetari i komisionit te pastreheve, Hazbiu. Prefektura e Elbasanit i ka kerkuar Keshillit Bashkiak qe te rishqyrtoje ceshtjen e listes se te pastreheve. Keshilli Bashkiak do ta trajtoje kete fakt ne mbledhjen e ardhshme qe zhvillohet kete te hene.
Fatos Salliu