E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset 12-vjecari nga nje lende plasese

Rubik - Ka marre mbeturinat ne shtepi dhe ka nxituar per t'i hedhur te koshi i mbeturinave, fare prane pallatit, por per pak sa nuk ka gjetur vdekjen, pas nje shperthimi ne momentin qe ka hedhur mbeturinat. Ngjarja e rende ka ndodhur te marten, rreth ores 20:15 minuta ne qytetin e Rubikut. Sipas policise, Zamir Gjoka, 12-vjecari nga Rubiku, eshte ndeshur me nje shperthim lende plasese, qe ka qene ne koshin e plehrave. Pas shperthimit dhe plagosjes se rende, i mituri eshte marre dhe derguar ne spitalin e Rreshenit, ku edhe i eshte dhene ndihma e pare mjekesore. Mjeket sqarojne, per gazeten "KJ", se Gjoka ka marre disa plage te renda, por qe fatmiresisht eshte jashte rrezikut per jeten. Nderkohe qe policia e Mirdites ka nisur hetimet per te percaktuar llojin e armatimit qe ka qene hedhur ne kazan, dhe autorin e hedhjes se tyre ne ate zone te banuar, duke rrezikuar jeten e njerezve. Burimet zyrtare te policise ne komisariatin e qytetit te Mirdites, bejne te ditur se ende nuk eshte gjetur autori i ketij veprimi, i cili eshte konsideruar i rende, pasi policia dhe strukturat e tjera shteterore gjithnje i kane bere thirrje atyre qe kane armatim, ose ta dorezojne ose ta sigurojne ne vende, ku mund ta marre policia pa u demtuar qytetaret e rastesishem.

A. B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›