E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schwarzer s’mendon për pension

Nga Express më 03 prill 2011 në ora 18:12

Portieri i Fulhamit, Mark Schwarzer nuk ka plane definitive për pensionim dhe beson se mund të paraqitet në Kampionatin e ardhshëm botëror. Reprezentuesi australian është duke kaluar një tjetër sezon të mirë në Craven Cottage, ndërsa në janar ishte objektiv transferimi i Arsenalit.

“Nuk mendoj se ekziston një moshë e definuar që një portier të mos luajë më tepër. Ju vetëm duhet t’i caktoni objektiva vetes. Në mendjen time është Kampionati botëror 2014, kur do të jem 41 vjeç”, tha Schwarzer për Sky Sports News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›