E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli nuk tërhiqet

Nga Express më 03 prill 2011 në ora 18:17

Behgjet Pacolli ka mohuar që kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi t’i ketë kërkuar që ai të tërhiqet nga kandidatura e sërishme për president të Kosovës.

“Askush nuk ka kërkuar nga unë që të mos kandidohem”, ka thënë të dielën Pacolli për RTK.

Sipas tij, gjithçka do të qartësohet të hënën, gjatë takimit që do të zhvillohet ndërmjet PDK-së dhe AKR-së, ku do të bisedohet rreth kësaj çështjeje.

Për më tepër, Pacolli tha se nuk ka kurrfarë detyrimi ndaj tij për të dhënë dorëheqje nga posti i presidentit.

“Nuk ka kurrfarë domosdoshmërie për të dhënë zyrtarisht dorëheqjen, meqenëse unë faktikisht e respektova vendimin e gjykatës dhe nuk dukem më në zyrë, ndërsa procesi i zgjedhjes së presidentit do të fillojë së shpejti nga e para”, tha Pacolli.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›