Imami Ministria e Mbrojtjes ura bashkepunimi me komunitetin

Tirane 2 tetor NOA - Ushtria shqiptare ka disa detyra te medha ka disa misione te medha por nje nga misionet e saj te rendesishme eshte qe tu sherbeje komuniteteve lokale duke krijuar ne kete menyre nje lidhje sa me te mire ushtri-qytetar ka pohuar ministri i Mbrojtjes Arben Imami gjate ne inaugurimit te dy segmenteve rrugore mjaft te rendesishme ne komunen e Memaliajt.
I shoqeruar nga shefi i Shtabit te Pergjithshem gjeneral brigade Maksim Malaj komandanti i Brigades se Mbeshtetjes Rajonale gjeneral brigade Abaz Lleshi si dhe funksionare te tjere te ministrise dhe Shtabit te Pergjithshem ministri Imami u prit nga prefekti Mimoza omo kryetar i qarkut Arben ulli kryetarja e komunes Lavdije Haderi personalitete te tjera te pushtetit vendor dhe banore te komunes.
Keto fshatra historikisht nuk kane pasur rruge ndaj ne sot ju falenderojme nga zemra per gatishmerine qe treguat ne ndertimin e tyre. Per shkak te terrenit shume te thyer dhe mungeses se vazhdueshme te infrastruktures banoret e tyre ishin detyruar te braktisnin shtepite ndersa femijet bankat e shkollave nenvizoi Haderi duke vleresuar maksimalisht punen e bere nga forcat xheniere per ndertimin e dy segmenteve rrugore perkatesisht 7.5 kilometra te gjate secili qe lidhin banoret e fshatit Kallem dhe Mirine me pjesen tjeter te Memaliajt.
Nga ana e tij ministri i Mbrojtjes Imami nenvizoi se ushtria shqiptare ka disa detyra te medha ka disa misione te medha por nje nga misionet e saj te rendesishme eshte qe ti sherbeje per aq sa ka mundesi komuniteteve lokale ti sherbeje nje lidhjeje sa me te mire ushtrise me qytetarin shqiptar.
Ne perfundim te ceremonise ministri Imami u takua edhe me mjaft banore te zones te cilet i shprehen atij problemet dhe shqetesimet e tyre duke kerkuar ndihmen e Forcave te Armatosura per zgjidhjen e tyre.
n.e/NOA