E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmussen Gjerogjia e ka te hapur deren e NATO-s

Tbilisi 4 tetor NOA - Dera e NATO-s per hyrjen e Gjeorgjise eshte gjithmone e hapur pavaresisht nga perpjekjet e Aleances se Atlantikut qe te ndreqe marredheniet me Rusine rivalin e saj rajonal.

Keshtu eshte shprehur sot sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmusen gjate nje vizite ne kryeqytetin e Gjeorgjise Tbilisi.

Une do te pres qe gjate takimit te NATO-s ne Lisbone te ripohojme qendrimin tone te marre tashme ne Bukuresht ne vitin 2008 qe Gjeorgjia te behet anetare e NATO-s pasi ajo i ka plotesuar kriteret e nevojshme tha Rasmussen gjate nje konference per shtyp ne Tbilisi.

Ne vitin 2008 ne Samitin e Bukureshtit NATO tha se Gjeorgjia dhe Ukraina do te hyjne ne Aleance por nuk mund te jepej menjehere udhezimi i pranimit.

Kater muaj me vone ushtria gjeorgjiane e trajnuar nga SHBA promovoi nje kundersulm te Rusise kunder rajonit separatist te Osetise se Jugut.

Konflikti e germoi edhe me thelle hendekun ne mes Rusise dhe Perendimit qe nga renia e Bashkimit Sovjetik ne vitin 1991 pasi marredheniet mes Rusise dhe NATO-s ishin ngrire pas luftes dhe vetem kohet e fundit rifilloi.

Nderkaq sot Rasmussen tha se NATO eshte e gatshme per te bashkepunuar me Rusine dhe per te nxitur marredheniet e mira midis Moskes dhe Tbilisit.

Duke folur ne konferencen e perbashket per shtyp presidenti gjeorgjian pro-perendimor Mikhail Saakashvili ka perseritur angazhimin e tij per tu bashkuar me Aleancen e Atlantikut te Veriut.

n.e/NOA

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/bota/94-bota/31584-rasmussen-gjerogjia-e-ka-te-hapur-deren-e-nato-stitleRasmussen Gjerogjia e ka te hapur deren e NATO-stheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›