E Diel, 1 Nëntor 2026

Napoli dhe Palermo thellojne krizen e Romes dhe Fiorentines

Java e gjashte e Serise A ka qene negative per ekipin e Romes dhe ate te Fiorentines. Skuadra nga kryeqyteti pesoi nje humbje 2-0 nga Napoli ne transferte me gola te Hamsik ne te 72-n dhe autogolit te Burdizos 11 minuta me pas. Pas javes se gjashte verdhekuqte mbajne vendin e parafundit ne renditje me pese pike duke lene pas vetem Udinesen me nje me pak. Ndersa Napoli ngjitet ne kuoten e 11 pikeve dhe mban perkohesisht vendin e dyte pas Lazios qe ka 13. Kesaj te fundit i mjaftoi goli i Maurit ne minuten e fundit te pjeses se pare per te marre tri pike te arta qe e mbajne ne krye te Serise A edhe pas javes se gjashte. Fitore te cmuar ka marre edhe Palermo ne nje fushe te veshtire si ajo e Fiorentines. Vendasit e Mihajlovicit konfirmojne formen e dobet qe prej fillimit te kampionatit duke u mundur 2-1 ne Artemio Franchi. Ilicic ne minuten e 20-te dhe Javier Pastore ne te 37-ten i dhane avantazhin e dyfishte miqve nderkohe qe goli i Gilardinos nuk arriti ti nxjerre me nje pike vjollcet nga kjo sfide. Serbi Ljaic humbi rastin me te mire per te barazuar ne minuten e 64-te kur u tregua i pasakte nga pika e penalltise. Me fitoren e veshtire 2-1 kunder Barit ne shtepi Genoa ngjitet ne kuoten e tete pikeve dhe fiton disa pozicione ne renditje. Per xhenovezet realizoi Palasio ne minuten e 36-te nderkohe qe braziliani Barreto riktheu baraspeshen me penallti ne te 52-n. Goli trepikesh per skuadren e Gasperinit erdhi ne minuten e fundit nga bomberi Luca Toni. Lecce mori nje fitore jetike ne luften per mbijetese ndaj nje kundershtari te drejtperdrejte si Catania. Ne Via del Mare verdhekuqve u mjaftoi goli i Korvias ne minuten e 37-te. Chievo nuk shkoi me teper se barazimi pa gola me Cagliarin ne shtepi nderkohe qe nga nje pike kane ndare edhe Bolonja me Sampdorian pas barazimit 1-1.

Seria A java e 6-te

Te shtunen

Udinese 1 ndash 0 Cesena

Parma 0 ndash 1 Milan

Te dielen

Lecce 1 ndash 0 Catania

Bologna 1 ndash 1 Sampdoria

Chievo 0 ndash 0 Cagliari

Fiorentina 1 ndash 2 Palermo

Genoa 2 ndash 1 Bari

Lazio 1 ndash 0 Brescia

Napoli 2 ndash 0 Roma

Inter ndash Juventus ora 2045

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›