Te pavarura
Por te varur nga demokracia
Me ne fund te Shqiperia eshte e pavarur sic e kemi enderruar gjithnje. Por pikerisht ne kete moment kur Europa Nato dhe SHBA nuk duan te nderhyjne ne zgjidhjen e krizes shqiptare ne u kerkojme aleateve zgjidhjen e kesaj krize. A eshte lodhur Europa me ne apo ne jemi lodhur me Europen A eshte kjo vetmi apo pavaresi
Per here te pare ndoshta ne historine tone na duhet ti dalim per zot puneve te shtepise kesaj shtepie bere pis nga skandale te njepasnjeshme ku megjithese qeveria e sheh se nuk ka rruge tjeter vec uljes ne bisedime me opoziten kryeministri vazhdon te mbaje shprese se cudia me e madhe zgjat vetem tri dite. Ne fakt cudite jane bere shume ditet kalojne por cudirat edhe vazhdojne. fare pritet me te ndodhe mos ndoshta larg qofte qeveria pret te marre leksione nga kriza e Egjiptit a e Tunizise
Diplomatet me gjuhe te moderuar po thone se duhet ta zgjidhim vete kete krize me protesta me bisedime me dialog apo zgjedhje te parakohshme e rendesishme per te gjithe tashme eshte te zgjidhet ky ngerc qe kryeministri pretendon se eshte puc. Nje pyetje del pas kesaj fjale mos valle edhe te flasesh eshte puc te mos jesh dakord me qeverisjen eshte puc apo ne mendjen e kryeministrit tashme ka shume pak fjale qe mund ta nxjerrin nga situata.
Kurre nuk eshte vone te ndryshosh qeverisje por kur kjo behet sa per te kaluar radhen dhe sulmi ndaj pavaresise se institucioneve vjen si perpjekje per tu kapur per degesh nderkohe qe renia eshte e sigurte. Problemi tashme eshte qe ne kete renie te qeverisjes te mos merret me vete e gjithe Shqiperia dhe te mos perseriten serish skena makabre vrasjesh si me 21 janar.
Zgjedhjet e parakohshme behen te pashmangshme per shume arsye se pari skandalet e kesaj qeverisjeje jane aq te qarta sa ne nje vend tjeter qeveria duhet te kishte nderruar te pakten kater here. Se dyti sa me shume koha kalon e dalin ne siperfaqe afera qe tregojne se politika ka kohe qe ka hyre ne nje vorbull korruptive te permasave oqeanike. Se treti qytetaret nuk kane me kohe te presin qeverisjen sepse ata ka kohe qe jane nisur dhe mbijetojne ne kete llum politik qe perdite kerkon ti fuse brenda vorbulles.
Tani nuk eshte momenti te gjendet fajtori por ti jepet fund nje debati te vjetruar ku fjalet dhe gjuha e perdorur na cojne me thelle. Askush nuk do ta kete mbi kurriz krizen tone sepse po u del e tepron kriza e vet tash si rralle here ka nevoje per nje pergjegjesi politike qe peshon aq sa edhe vete kriza.
Nje zgjidhje ekonomike ne kohe krize edhe financiare do te ishte zgjedhje lokale dhe te pergjithshme ne te njejten kohe shoqeruar nga nje dialog politik dhe nga nje kod elektoral te pavarur nga politika me nje menaxhim qofte edhe nderkombetar.
Sa per fushate zgjedhore nuk ka nevoje shume se tashme kemi njezet vjet qe nuk degjojme gje tjeter vec fushatave. Ndryshe kriza vetem do thellohej dhe protestave te organizuara te opozites mund tia zene vendin protesta te tjera me te rinj e te reja qe jane pa pune te neperkembur qe nuk duan thjesht te kene mastera por te jetojne me dhe shkollohen normalisht ne nje shoqeri qe u jep mundesi dhe pune.
Kjo nuk eshte aq problematike sa duket. Gjithnje ne shoqerine njerezore vjen nje cast kur te rinjte dhe te vjetrit perballen kush do te qeverise kete vend ligji apo korrupsioni librat apo horoskopi idete apo rastesia te urtet apo servilet.
Ata qe jetojne me mundin dhe djersen e tyre nuk durojne me. Sepse jane qull ne djerse dhe sepse ndersa ushqejne femijet e tyre shohin qe dikush si ata per nje fjale goje dhe me ujin e maleve kerkon te rrjepe 700 mije Euro.
Tashti keta njerez u bien me grusht tavolines dhe bertasin bashke me femijet e tyre boll me kjo nuk eshte e drejte sepse edhe buken po na e zene ne fyt. Ata kuptojne qe tashme jemi vetepushtuar nga korrupsioni tashti duhet te clirohemi nga tanet. Pushtuesit me te keqinj jane ata qe ruajne pavaresine konvencionale dhe shkaterrojne ate morale. Pavaresia qe kemi tashme eshte e merituar duhet ta zgjidhim vete ngercin sepse vete e kemi lidhur edhe pse me ndihma nga jashte.
Me mire do te ishte rruga e mesme sic e njohin mire demokracite perendimore ku pretendojme te hyjme sepse ajo tjetra qe vjen pas kesaj do ti ngjiste nje dallge te domosdoshme qe edhe pse me shume kosto do te ishte e vetmja rruge per te ndalur nje te keqe me te madhe rrugen qe nuk te con askund dhe humbjen totale te pavaresise kesaj here pavaresise qytetare. Jemi te pavarur vertete por te varur nga demokracia.