Leskaj Ne Korce ska greke
Zonja Leskaj kritikoi deklaratën e konsullit grek, Ikonomu, duke quajtur atë si joreale.
“Deklarata është absurde dhe joreale, joreale sepse përbërja historike dhe aktuale e Korcës është shqiptare. Grekët nisin kërkesat e tyre mbi bazën e registrave osmanë ku regjistrimi bëhej mbi baza fetare dhe jo mbi baza etnike. Pikërisht me këto dokumente grekët u paraqitën në Konferencën e Ambasadorëve ku kërkesa e tyre u hodh poshtë nga Italia. Në Korcë ka patur greqishtfolës, por jo grekë. Shqiptarët u mësonin fëmijëve të tyre greqisht për t’i shkolluar”, tha Leskaj.
Për historianin tjetër të ftuar në studio, Paskal Milo mes palës shqiptare dhe asaj greke ka qendrime dhe reagime asimetrike. Ai tha se diplomatët shqiptarë në Greqi nuk kanë bërë kurrë deklarata të tilla, pavarësisht se kanë vizituar zona të banuara nga shqiptarë ortodoksë në Greqi.