Zgjidhje te parakohshme kjo situate po e rraskapit popullin
Ne nje interviste me gazetaren Rudina Xhunga akademiku i njohur kosovar Rexhep Qosja i ben nje analize gjendjes ne Shqiperi duke pare si celes per zgjidhjen e situates zgjedhjet e parakohshme.
Berisha i ka kaluar te gjithe kufijte e te lejuares. Protestat nuk behen sic i ben Rama - thote z.Qosja ne kete interviste qe Shekulli po e sjell me shkurtime.
Profesor QosjaShqiptaret e Shqiperise jane ne dite me ankth me pasiguri me paqartesi dhe sidomos me polarizim dhe kjo eshte me e frikshme. Palet jane vendosur perballe por cilat pale shqiptaret dhe shqiptaret..
Per mendimin tim ne Shqiperi ka shume dukuri qe une personalisht i shikoj dhe cuditem. Ka sjellje veprime mosveprime mossjellje mosshprehje te njerezve qe une nuk i kuptoj. Nuk e kuptoj heshtjen e disa intelektualeve nuk e kuptoj paraqitjen e disa intelektualeve.
Nuk e kuptoj indiferencen e shqiptareve ne pjesen me te madhe nje indiference e pakuptueshme ndaj te pavertetes ndaj genjeshtres ndaj te padrejtes. Si eshte e mundur kjo
Ne bote reagohet shume ne bote njerezit humbin karrieren pergjithmone nqs deshmohet se qendrimet e tyre jane te padrejta nqs deshmohet se flasin genjeshtra nqs deshmohet se bejne propagande te pavertete etj. Te ne keto gjera kalojne ne heshtje te plote.
Une pashe nje emision jo me 21 janar por me 22 ne televizionin ABC Nes. Aty ishin te ftuar pese apo gjashte intelektuale nje regjisor nje perkthyes i shquar nje dirigjent kompozitor nje mjek i dalluar dhe profesor universiteti.
Ata folen per rreth nje ore dhe me beri pershtypje nje fakt shume i dhimbshem. Folen per demonstraten te gjithe ishin kunder dhunes por asnjeri as ajo grua e cila ishte me e egra me brutalja nuk permendi vrasjen e tre personave i katerti vdiq ne Stamboll. Pra asnjeri nuk foli per vrasjet.
Po mire ore burra nje gje eshte te cohesh ne demonstrate dhe ne ate demonstrate te marresh gure e shkopinj cadra e mjete te tjera qe mund te gjenden ne rruge por jo arme dhe tjeter gje eshte te vrasesh me arme. Ky eshte nje dallim i madh dhe atyre nuk i bente pershtypje si u vrane ata burrat.
Ata lane femijet grate e tyre prinderit te papune pa rroge. Me cfare do te jetojne ato sot Si eshte e mundur te gjykojne ne ate menyre keta gjashte intelektuale Si eshte e mundur ku eshte pare qe shteti te vrase qytetaret e vete
Qytetaret ishin cuar ne proteste por protestat demonstratat grevat jane te ligjshme ne te gjithe boten. Kjo eshte nje nga arritjet me te medha te demokracise ne kete planet. fare eshte protesta demonstrata dhe greva shte nje organizim i njerezve per te vene me ne dukje per te shquar me shume nje problem shoqeror.
Dhe keta njerez ishin cuar ne demonstrate per te vene ne dukje per ti bere bashkekombasit e vete qe ta shihnin me qarte korrupsionin ne Shqiperi qe ta shohin me qarte perpjekjen dhe realizimin per ta bere Shqiperine shtet privat dhe me aq sa di me aq sa kam pervoje Shqiperia eshte nje shtet i privatizuar. Por prej kujt Prej Sali Berishes. Doni deshmi
Keni sa te doni. Sali Berisha ben beteje te panderprere per te privatizuar shtetin shqiptar. Kur eshte ne pushtet ben beteje qe te gjitha institucionet te jene te tijat me njerezit e tij qe te bejne cfare ti thote ai.
Kur eshte ne opozite ben cdo gje te lejuar e te palejuar qe te marre pushtetin madje me dhune sic beri me 14 shtator 1998. Ai beri puc ai beri grusht shteti..
Kjo qe u be tani ishte nje proteste me elemente dhune me gure me cadra shkopinj. Ishte vec nje proteste por jo grusht shteti.
Grusht shteti me cadra behet Absolutisht jo. Dhe grushtin e shtetit nuk e ben populli por nje grup njerezish me tanke ashtu sic bene ata qe u futen ne 1998 me tanke dhe moren institucionet e shtetit.
Ne shohim lufte te vazhdueshme te ketij njeriut me prokuroret lufte me Arben Rakipin derisa e perjashtoi ate. Lufte me Theodhori Sollakun e perjashtoi edhe ate. Tani eshte ne lufte me prokuroren Ina Ramen te cilen e beri vete prokurore.
Nje lufte e paskrupullt me te me fyerje te renda. Ku ka kryeminister ne kete bote qe ben asisoj fyerjesh kunder cilitdo ne kete planet. Fyerjet jane nje problem dhe nje teme e vecante qe duhet trajtuar fyerjet qe ben kryeministri i nje shteti ndaj titullareve zyrtareve qytetareve.
Pra thame lufta me prokuroret qe te tre i perjashtoi. Kalojme te lufta e tij me kryetaret. Ai beri lufte me kryetarin Rexhep Mejdani kryetari i pare vertet demokratik ne historine e Shqiperise si shtet. Ai beri me te lufte pa kompromis me shume fyerje te botuara shqiptuara degjuar prej qytetareve. Me pas lufta me Alfred Moisiun nje lufte e ashper te cilen ne radhe te pare e kishte bere Partia Demokratike.
Tani lufte me kryetarin qe e bene vete te partise se vet qe ishte funksionar i Partise Demokratike. Pse ndodh kjo lufte Ndodh per ta privatizuar shtetin ashtu sic e ka bere. Mandej lufte me mediat. ...
Per mendimin tim ai i ka kaluar te gjithe kufijte e te lejuares. E keni pare ju e kam pare edhe une menyren se si flet ne parlament.. Por Parlamenti eshte institucion i formimit te shoqerise i formimit te popullit. shte njekohesisht institucion edukativ institucion moral dhe parlamenti eshte populli shteti ne permase me te vogel.
Ashtu qenka populli shqiptar Ashtu flet populli shqiptar Ashtu komunikon populli shqiptar ashtu sic flet Sali Berisha me deputetet ne parlamentin e Shqiperise Jo une kam koncept dhe mendesi tjeter per popullin shqiptar. Populli shqiptar eshte nje popull me etike te larte me parime te larta. Populli shqiptar ka dhene jeten per moralin dinjitetin krenarine.
Njeriu nuk eshte prej lecke guri apo druri por njeri me vetedije qe e dallon nga bota shtazore vetedija etika morali. E dini si thote Kanti Yjet ne qiell mbi mua ligji moral ne mua. Ska ligj morali me Sali Berishen derisa flet ashtu. Ai eshte i privuar nga ligji i moralit nuk njeh rend moral ne jeten e popullit shqiptar ne Shqiperi derisa flet e sillet ashtu. Dhe ky njeri kryeminister i Shqiperise...
Nje tjeter personazh te cilit do te doja gjithashtu ti drejtoheshit eshte lideri i opozites ne Shqiperi z. Edi Rama...
Per mendimin tim Edi Rama ka nje mendje te kthjellet. Une i shoh dhe i degjoj fjalimet e tij. Ato jane tekste e fjale qe nuk mund ti formuloje gjithkush. Ai eshte njeri i talentuar ne shkrim ne te folur gojetar i mire i sistemuar racional. Argumentet e tij jane te qendrueshme. Per ata qe jane ne politike askush nuk ben analize me te mire te realitetit shqiptar por as analizat e tij nuk mjaftojne.
Por perpos gojetarise nje politikan i mire duhet te kete edhe dicka tjeter te cilen sipas mendimit tim Edi Rama nuk po e tregon. Ne mendimin filozofik ekziston nje koncept pyka nxirret me pyke. Nuk kryhen punet me Sali Berishen me fjalime poetike sado te te lene pershtypje ato. Me Sali Berishen duhet te sillesh jo si Sali Berisha por duhet bere nje politike shume e vendosur.
Une fjala vjen i perkrah protestat. Protestat jane institucion demokratik. Kosova pa protesta nuk do te ishte ketu ku eshte. Kosova di te beje protesta ate e ka mesuar dhembja tragjedia pushtimi shkelja e te drejtave te njeriut.
Ne Shqiperi partia socialiste nuk di te beje protesta. Ben proteste sot e pastaj pas nje jave kot. Edi Rama ben proteste te premten e me pas te premten tjeter pastaj pas nje muaji pas dy muajsh. Kot. Mund te jete se kryetari i partise socialiste dhe partia socialiste mendojne se keshtu kerkojne nderkombetaret e keshtu behen protestat. Edhe ne ne Kosove na kane thene.
Nuk e kane perkrahur pavaresine e Kosoves deri ne 2002 kane qene kunder madje as protestat nuk i kane perkrahur. Pavaresine e Kosoves jo qe jo kerkesat tona jo qe jo por nderkombetaret e ndryshojne kur shohin realitetin. A i keni pare kundertheniet e nderkombetareve
Sot e degjova qe Ambasadori Amerikan thonte se me protesta nuk nderrohet gjendja nuk merret pushteti por ne Tunizi u thonin se me protesta merret pushteti.
Si eshte e mundur qe nje kriter duhet per Shqiperine e nje kriter tjeter per Tunizine Pse
Une mendoj se as Bashkimi Evropian dhe as Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk e shohin drejt objektivisht gjendjen politike ne Shqiperi dhe nuk kane krijuar kategorite me te cilat duhet ta vleresonin ate gjendje.
Nderkombetaret nuk duan te pranojne rinumerimin e votave nuk e kane perkrahur kerkesen per rinumerimin e votave por ne Kosove a i rinumeruan votat 40 te votave u kerkuan te rinumerohen dhe ashtu u be ne Kosove. fare ka qe nuk shkon ketu Po kerkon te rinumerohen votat.
shte njesoj sikur dikush te thote qe me ke vjedh dicka te cilen e ke fut ne shtepine tende dhe ai do te shohe nese eshte e vertete apo jo. Mua nuk me cudit qeveria shqiptare por Evropa qe ishte kunder numerimit te votave dhe e solli Shqiperine deri aty ku po e shohim sot.
Ata jane pjese e krizes sone
Ata jane pjese e krizes dhe mua me cudit sjellja e tyre dhe me tutje. Une shtroj pyetjen tani pse sillet Evropa keshtu Une kam mberritur ne rezultatin se nderkombetaret nuk duan institucione te qendrueshme ne Shqiperi por duan udheheqes te forte e kjo e forte per ta do te thote servil qe ben cdo gje qe kerkojne.
A e keni pare ku e mbeshtet legjitimitetin e vete qeveria shqiptare Ajo mbeshtetet ne liberalizimin e vizave. Por vizat iu liruan Serbise Maqedonise Malit te Zi. Su degjua ndonje qe ti bente jehone kesaj gjeje. Absolutisht.
Pse e bazojne keta legjitimitetin e vet vetem ne liberalizimin e vizave dhe hyrjen ne NATO Sepse nuk kane ku ta mbeshtesin tjeter legjitimitetin e vete.
Nga fillimi deri ne fund cdo dite ne televizionet shqiptare ka vetem lufte politike mes partive nuk ka asgje tjeter. Ekzistojne vetem partite politike njerezit e politikanet e veshur mire te dhjamur mire dhe ata flasin bejne debate..
Ne cmenyre do vije zgjidhja per ne ne menyre te menjehershme..
Zgjidhja nuk eshte e veshtire tani ne keto momente ne Shqiperi. Zgjedhjet e parakohshme behen shume lehte. Nqs nuk kalon nje ligj ne Evrope ne parlament shpallen zgjedhjet. Pra per shume pak Evropa ben zgjedhje te reja.
Ne Shqiperi jane pjekur kushtet per te bere zgjedhje te reja dhe ai qe cohet kunder zgjedhjeve te parakohshme ai kerkon te zgjatet kriza ne Shqiperi. Kerkon zgjedhje te parakohshme Urdhero nqs keni te drejte do i fitoni zgjedhjet nqs nuk keni te drejte do i vazhdojne keta te tjeret. shte shume e thjeshte.
Por nqs nuk duan te organizojne zgjedhje te parakohshme eshte legjitime eshte e drejte eshte e moralshme eshte e kuptueshme eshte e nevojshme qe me kerkese popullore me protesta nga populli dhe madje me mosbindje qytetare te kerkohet realizimi i nje te drejte.
Ne zgjedhjet e qershorit partia socialiste dhe partia demokratike baraz i ka fituar zgjedhjet nuk jane 100 mije apo 150 mije veta por eshte gjysma e Shqiperise. Pra po i kerkon gjysma e Shqiperise. pra duhet realizuar kerkesa e gjysmes se Shqiperise. shte irracionale eshte cmenduri te mohosh kerkesen e gjysmes se popullit. Ku eshte pare kjo
Dhe po e perseris me cudit sjellja e Evropes. Evropa ka shume pervoje per cdo gje per te gjitha. Une kam punuar gati dy vjet me evropiane ne administraten e Kosoves. Nuk ka problem ne kete bote per te cilen nuk e kane celesin.
Kjo gjendje e vazhdueshme po e rraskapit popullin shqiptar. Gjate ketyre viteve substanca kulturore shqiptare eshte cenuar eshte demtuar me shume se gjate shume koheve ne histori. Per 20 vjet eshte demtuar shume substanca kombetare.