E Diel, 1 Nëntor 2026

Te pergatitemi per cdo rezultat nga zgjedhjet greke

Ministri i Financave franceze ka deklaruar se është e nevojshme që të përgatitemi për çdo rezultat të zgjedhjeve legjislative në Greqi në fundjavë, të cilat mund të fitohen nga një parti që mbështet programin e ndërkombëtarëve apo edhe nga ndonjë parti tjetër që nuk e mbështetë atë. 
Sa për zgjedhjet greke ju duhet të kuptoni se është e natyrshme se gjithkush është duke u përgatitur për të gjitha situatat dhe ne duhet të jemi të përgatitur për të gjitha mundësitë zgjedhore. Por janë grekët ata që duhet të votojnë dhe të respektojnë këtë zgjedhje demokratike pa asnjë lloj presioni. Vendimi dhe zgjedhja e madhe u përket atyre
 Zyrtarët e BE kanë lënë të kuptohet se ata do të jenë të gatshëm të konsiderojnë dhënien e më shumë kohe Greqisë për të arritur objektivat e saj fiskalë, duke lehtësuar kështu vështirësitë, por me kusht që të pranojnë kushtet e programit të ndihmës së BE dhe FMN-së.
Duke folur rreth Spanjës Moscovic ka thënë se për disa javë kryeministri Mariano Rajoy  këmbëngulte se nuk kishte nevojë për ndihmë për rikapitalizimin e bankave por më në fund u nxit që të kërkojë një paketë financimi me vlerë 100 miliardë euro nga BE.
Stabiliteti dhe solidariteti mund të shkojnë paralelisht, pa politika shtrënguese. E përsëris këtë mesazh përsa më takon, mendoj se plani është hartuar mirë, është solid dhe është vendosur nga të gjitha qeveritë e Eurozonës dhe besoj se është shumë i besueshëm.    
Gjithashtu ministri i financave Moscovic konfirmoi se Franca do të vendos një tavan mbi pagat e drejtuesve të lartë të kompanive të sektorit publik të kontrolluara deri në 450 mijë euro në vit. 
Unë thjesht dua të them se 450 mijë euro të ardhura në vit nuk janë një pengesë për të qenë burrë ose grua me kualitet për të drejtuar kompanitë.
Moskovic ka thënë se qeveria do të marrë masa për të kufizuar shpërblimet e ekzagjeruara të këtyre drejtuesve.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›