Te perjashtohet Berisha. Rrezohet kerkesa e parlamentareve socialiste

Byroja parlamentare e mbledhur pasditen e vone rrezoi kerkesen e deputeteve socialiste te Tiranes per perjashtimin e kryeministrit Berisha 15 dite nga seancat plenare. Socialistet i ishin drejtuar ne mesdite byrose parlamentare te drejtuar nga kryetarja Jozefina Topalli me kerkesen per perjashtim prej 15 ditesh te kryeministrit, per incidentin me te fundit ne seancen e se enjtes mes kryeministrit dhe deputetit socialist Saimir Tahiri .
"Ne seancen e datës 13 Tetor 2011, - thuhet në këtë kërkesë,- deputeti Sali Berisha, në mënyre të përsëritur gjatë fjalës së tij, përdori ndaj deputeteve të opozitës fjalë fyese dhe kërcënuese, duke shkelur jo vetëm çdo rregull etik dhe moral, por njëkohësisht dhe përcaktimet e Rregullores së Kuvendit, thuhet ne kerkesen qe socialistet kane hartuar.
Për më tepër, vijojne me tej ata, kjo shprehje dhe ky fjalor, është sjellje e përsëritur e deputetit Berisha. Ata kerkojne gjithashtu edhe sanksionin financiar të mbajtjes së pagës për aq ditë sa zgjat masa disiplinore. Por ne pergjigjen qe kryetarja i dha kesaj kerkese, thuhet se kryeministri eshte provokuar ne kete seance nga socialisti Saimir Tahiri. Azhornuar së fundi ( e hënë , 17 tetor 2011 )