Të përjashtuarve u mbahet 35 për qind e kontratës

Furtuna te 20-herë finalistja e Kupës së Shqipërisë, Tirana, që dështoi në finalen e edicionit të 56-të trofeut të dytë më të rëndësishëm në vend me Vllazninë, nuk ndalet vetëm me përjashtimin e tre lojtarëve titullarë: Ervis Sina, Klodian Duro e Endri Vrapi, por ndaj futbollistëve do të funksionojnë edhe masat ndëshkimore të karakterit finaciar.
Shefi i klubit, Edi Gjini tha se ndaj tyre do të ndalet 30 për qind e shumës së kontratës së lidhur me klubin dhe 5 për qind nëse nuk fitohet trofeu i kampionatit apo Kupa.
Duro, futbollisti më i mirë i Tiranës gjatë këtij edicioni, njëherësh edhe golashënuesi më i mirë i bardhebluve u përjashtua fllimisht nga vazhdimi i ndeshjes finale nga donatori Refik Halimi, ndërkohë që vendimi u morr nga katërshja e donatorëve në mëngjesin e sotëm. I njëjti vendim vlen edhe për Endri Vrapin e Ervis Sinën.