Kryetari i PS Rama dhe Spartak Ngjela zhvillojne proteste Pogradec

Pogradec 4 Dhjetor 2010 NOA/ Alba Filipi - Vala e protestave te Opozites se Bashkuar per transparencen e zgjedhjeve nen moton Sali Berisha deshtoi u ndal ne qytetin e Pogradecit.
Te pranishem edhe disa nga drejtuesit e tjere te opozites se bashkuar si Kreu i PSV91 Petro Koci Kryetari i PLD Spartak Ngjela Edlir Petanaj nga Partia e Gjelber si edhe kreu i Shoqates se te Perndjekurve Politike Kurt Kola.
Nisur nga situata e rende e diteve te fundit ne veri perendim te vendit Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama tha se qeveria ia faturon natyres deshtimin per ta administruar vendin. E pafalshme e papranueshme qe Shqiperia sot te jete kaq e pambrojtur.
Kush mund ta haje genjeshtren e madhe se te gjithe ujerat e Ballkanit u grumbullokan ne Shkoder Kush mund ta haje genjeshtren e madhe se e gjithe furia e natyres u drejtoka ne Shkoder Kush mund ta haje kete alibi e cila nuk qendron me ne kembe - ishin disa nga pyetjet qe shtroi z. Rama.
Kurse vijoi Vete Saliu nje vit me pare tha se keto jane permbytje qe ndodhin 1 here ne 100 vjet e nderkohe na doli se ndodhin 5 here ne vit. Si eshte e mundur. shte e mundur vetem per nje arsye dhe arsyeja eshte deshtimi i Sali Berishes.
Duke shtruar me tej pyetjen se kush i paguan keto cmime kush i paguan te gjitha keto me radhe Rama tha edhe pergjigjen I paguajne njerezit e zakonshem i paguani te gjithe ju qe degjoni perdite sesi makina e baltes vershon me shpifje me akuza me genjeshtra me fyerje me gjithe fare lloj monstruozitetesh kunder opozites.
Nderkohe qe qeveria eshte aty - vijoi z. Rama - per te qeverisur dhe per ti dhene llogari popullit te vet jo per te treguar me gisht opoziten si armikja e popullit dhe si i vetmi problem qe populli paska. Jo eshte e kunderta. Opozita eshte forca permes se ciles populli i kerkon llogari qeverise. Nje qeveri qe zgjidhet me vota jep llogari sepse varet nga vota. Por nje qeveri qe i merr votat edhe kur populli nuk ja jep nuk do tia dije fare per popullin nuk do tia dije fare se cmendojne e cndjejne njerezit kur ajo ben padrejtesi pas padrejtesish pasi eshte e bindur se do tia marre perseri voten edhe po sia dhane.
Ja pse eshte shume e rendesishme qe ne te clirojme voten sepse vetem duke cliruar voten ne clirojme ekonomine ne clirojme drejtesine ne clirojme demokracine clirojme arsimin dhe shendetesine pasi vetem kur te varet nga populli nga vota e tij qeveria do te sillet me popullin si sherbetore e tij. Nderkohe qe per sa kohe qeveria do tia marre popullit voten edhe kur populli nuk ja jep do ta trajtoje popullin si skllav si rob si vartes do tallet me popullin sic tallet Saliu perdite - perfundoi z.Rama.
a.f/e.r/NOA