E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytja e peste ne Shkoder

Ministri i Transporteve Sokol Olldashi ne nje lidhje te drejtperdrejte per Top Channel ka deklaruar se rruga nacionale Tirane-Shkoder eshte e bllokuar tek Harku i Berdices transporti behet nga rruge alternative nga Bushati.

Ai ka theksuar se stafi emergjences gjate gjithe dites eshte perqendruar ne furnizimin me ushqime te banoreve.

I gjithe perqendrimi i stafit te emergjences ka qene furnizmi me uje te banoreve te permbytur rreth 20 perqind e qytetit eshte nen uje. Kemi mundesuar shperndarjen me te gjitha mjetet te 6 mije bukeve 4300 tone uje pako ushqimore dhe ushqime per bagetite. Nevojat po perballohen ne menyre te perminutshme dhe ne jemi ne gatishmeri ne te gjitha zonat tha Olldashi.

Ministri theksoi se shkaktari kryesor i kesaj situate jane rreshjet dhe jo argjinaturat.

Permbytja nuk vjen per shkak te argjinaturave por per shkak te motit. Kemi pasur prurje te paparashikuara deri tani. Permbytja filloi nga liqeni dhe u renduar me pas nga shkarkimet. Prurjet ne liqen kane ngritur kuoten e liqenit dhe nje kuote e tille nuk eshte shenuar asnjehere theksoi Olldashi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›