E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Zgjedhjet vetem sipas rezolutes 1244"

Ai ka mbeshtetur qendrimin e Sekretarit te Pergjithshem, Joakim Ryker

Serbia ka paralajmeruar se do te mbaje zgjedhjet parlamentare dhe lokale ne Kosove. Perfaqesuesi i larte i Bashkimit Evropian ne Kosove, Peter Feith, ka thene se mbeshtet qendrimin e UNMIK-ut rreth mbajtjes se zgjedhjeve te Serbise ne Kosove Misioni i Kombeve te Bashkuara ne Kosove ka thene se do te lejoje mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare te Serbise, por jo edhe te atyre lokale te cilat, sipas UNMIK-ut, jane ne kundershtim me Rezoluten 1244. Kreu i Zyres Civile Nderkombetare ne Kosove, Peter Feith, nuk ka komentuar paralajmerimet e Serbise se do te mbaje zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale ne Kosove, me 11 maj. I derguari i Bashkimit Evropian ne Prishtine i ka dhene mbeshtetje qendrimit te UNMIK-ut rreth mbajtjes se zgjedhjeve serbe ne Kosove. "Une jam ne harmoni ne plote dhe e mbeshtes plotesisht qendrimin e perfaqesuesit te posacem te Sekretarit te Pergjithshem, Joakim Ryker", u shpreh Feith, pas nje takimi me ministrin e Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, duke shtuar se, "jam ne harmoni ne plote dhe e mbeshtes plotesisht qendrimin e perfaqesuesit te posacem te Sekretarit te Pergjithshem, Joakim Ryker".

Ne pergjigjen qe i ka kthyer qeverise se Serbise, UNMIK-u ka bere te qarte se nuk do te pengoje mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare serbe ne Kosove, por nuk do te lejoje mbajtjen e atyre lokale. Kjo, sipas misionit te OKB-se, eshte ne kundershtim me Rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit. UNMIK-u i ka sugjeruar Serbise qe te diskutojne per mundesine e organizimit te zgjedhjeve lokale ne pese komunat serbe ne Kosove pas 11 majit. Qeveria e Serbise, nderkaq, ka paralajmeruar se me 11 maj do te mbaje zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale ne Kosove. Beogradi zyrtar ka thene se planifikon organizimin e votimeve ne 23 komuna te Kosoves, ku jeton komuniteti serb.

Autoritetet e Beogradit i kane bere thirrje dje shefit te UNMIK-ut, Joakim Ryker, qe te organizoje zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale serbe edhe ne territorin e Kosoves. Ministri serb per Kosoven, Sllobodan Samarxhic, ne pergjigjen e tij ndaj nje letre te UNMIK-ut, shprehet se zoti Ryker duhet te nenshkruaje nje rregullore te re per te organizuar zgjedhjet serbe ne territorin e Kosoves. Ne nje leter drejtuar ministrit Samarxhic, Ryker i ka bere te qarte se UNMIK-u eshte autoriteti i vetem ne Kosove qe organizon zgjedhje dhe se mbajtja e zgjedhjeve lokale serbe ne Kosove perben shkelje te Rezolutes 1244 te OKB-se. Gjithashtu, ai i ka ofruar qeverise se Serbise organizimin e zgjedhjeve lokale per pese komunat ne veri, zgjedhje keto qe u bojkotuan vitin e kaluar nga serbet lokale. Mirepo, autoritetet e Beogradit kane publikuar nje dekret ne buletinin e qeverise serbe me te cilin Serbia ka ne plan te zhvilloje zgjedhje edhe ne Prishtine. Autoritetet e Kosoves, nderkaq, i kane bere me dije administrates nderkombetare se zgjedhje lokale serbe ne territorin e Kosoves nuk mund te kete. Sipas komisionit zgjedhor te Serbise, do te votohet ne komunat Viti Vushtri, Gjilan, Gore (pjesa e komunes se Dragashit me popullate gorane), Zvecan, Zubin Potok, Istog, Kline, Fushe Kosove, Kamenice, Mitrovice, Leposaviq, Lipjan, Novo Berde, Obiliq, Rahovac, Peje, Podujeve, Prizren, Skenderaj, Ferizaj e Shterpce dhe ne qytetin e Prishtines.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›