PS-Elbasan: Ne nuk e tradhtuam LSI-ne
Partia Socialiste ne Elbasan ka mohuar te jete bere pjese e shkarkimit te kryetarit te LSI-se Bujar Kllogjeri nga posti i kryetarit te keshillit bashkiak. Kryetarja e Partise Socialiste ne Elbasan Luljeta Arapi ka sqaruar pozicionin e PS dhe te keshilltareve te saj lidhur me kete ceshtje. Arapi deklaron se ne 27 tetor ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak, socialistet votuan kunder ketij mocioni duke mbeshtetur vazhdimisht kryetarin e keshillit. Sipas Arapit, PS ka respektuar koalicionin lokal qe ka bere me LSI jo vetem ne keshillin bashkiak por edhe ne institucionin e bashkise. Ajo ka konfirmuar vazhdimin e koalicionit ne nivel lokal per te rifituar shumicen ne keshillin Bashkiak. F.S