E Shtunë, 31 Tetor 2026

"LSI te mbaje qendrime ne dobi te opozites"

Kreu socialdemokrat, Gjinushi nuk ka munguar te shprehet qarte se gjithe zhurma qe ben LSI per ceshtjen e nje anetari te KQZ eshte e panevojshme dhe qe nuk eshte ne dobi te opozites. Duke folur per marredheniet mes te majtes, Gjinushi shprehu bindjen se sistemi i ri zgjedhor nuk e lejon LSI-ne qe duke dale e vetme ne zgjedhje te demtoje te majten ne teresi. Sipas Gjinushit kjo qeveri eshte mese e deshtuar tashme dhe duhet te largohet nje ore e me pare nga pushteti. Madje ne kete kuader nenvizoi kreu i PSD-se opozita duhej te ishte treguar me e ashper se kaq. Njeheresh, socialdemokrati Skender Gjinushi i drejton nje mesazh te qarte Levizjes Socialiste per Integrim duke i kerkuar qe "te mbaje qendrime ne dobi te opozites ne teresi dhe jo vetem interesave personale". Kryetari i PSD, duke iu referuar ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor qarteson se "asnje parti nuk duhet ta lidhe fatin e saj me pasjen ose jo te nje anetari ne komisionet zgjedhore". Skender Gjinushi rikujton se PSD toleroi per anetarin e KQZ qe mori LSI, por qe ne fakt sipas tij i takonte socialdemokrateve. E megjithate, thekson Gjinushi, pavaresisht se ky anetar mori mjaft vendime kunder PSD, ne nuk e paragjykuam procesin.

Bumci

"Dihet se Rama pervecse eshte nje pasardhes i nomenklatures se kuqe, gjate veprimtarise se tij ne klubin dinamo ka kryer veprimtari josportive ne dem te anetareve dhe drejtuesve te klubit. Dhe tani pasi e mban peng per gjashte muaj ligjin per pastertine e figures se zyrtareve te larte".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›