Te perndjekurit, celet fondi per kestin e dyte Eva Gjura
Kryeministri Berisha ka pranuar dje se eshte vonuar procesi i demshperblimit te ish te perndjekurve politike, por e gjithe kjo eshte diktuar nga amendimet e reja qe i jane bere ligjit per demshperblimin e kesaj kategorie. Per te rikuperuar kete vonese, kryeministri ka deklaruar se Ministria e Drejtesise dhe Ministria e Financave kane marre te gjitha masat per te kapercyer cdo vonese, me qellim qe deri me 20 mars te jete levrimi i kestit te dyte per demshperblimin e ish te perndjekurve politike. “Ka pasur nje vonese, e cila eshte e diktuar nga amendimet e reja te ligjit per demshperblimet, por kjo vonese duhet te kapercehet dhe ministria e Drejtesise dhe ajo e Financave ka marre masat qe kjo pengese te kapercehet nepermjet dy-tre vendimeve qe duhet detyrimisht te miratohen per te kapercyer pengesen ligjore te krijuar nga amendimet e fundit te ligjit”, - eshte shprehur kryeministri Berisha. Ai ka theksuar se eshte e domosdoshme qe deri ne daten 20 mars te jete zgjidhur cdo pengese ligjore dhe te filloje levrimi i kestit te dyte, sepse ky kest eshte i shumepritur nga te perndjekurit dhe natyrisht plotesisht i merituar. “Amendimet imponojne jo vetem nje shtim substancial te numrit, por mbi te gjitha imponojne levrime per nje moshe te caktuar, shume me te medha se sa parashikohej per kestet, ne ligjin e meparshem”, - deklaroi kreu i qeverise. Berisha ka premtuar se qeveria e drejtuar prej tij do te beje gjithcka qe t’i pergjigjet ligjeve dhe, pasi te behet studimi, te shikoje se cfare nderhyrjesh apo shtesash duhet te beje qe t’u pergjigjet amendimeve qe jane bere, me qellim qe ato te behen efektive sa me shpejt. Ne baze te ligjit, Ministria e Drejtesise i percjell Ministrise se Financave kopjen e plote te dosjeve individuale te ish te perndjekurve politike qe perfitojne demshperblim. Ministria e Financave, sipas buxhetit te vene ne dispozicion, shperndan ne vlere te plote, demshperblimin per cdo te denuar politik qe perfiton sipas ketij ligji nepermjet celjes se depozites bankare, ose per llogari te tij ose te familjareve te tij, ne nje banke private. Ne ndryshimin e fundit qe i eshte bere ligjit per ish te perndjekurit politike qe kane mbushur moshen 85 vjec do te marrin demshperblimin financiar qe i takon vetem me nje kest dhe brenda vitit 2012. Kjo percaktohet ne udhezimin e ri te Ministrise se Drejtesise, sipas te cilit, kjo kategori ish-te perndjekurish, do te marrin demshperblimin jo me keste sic eshte parashikuar ne ligj, por me vetem nje kest, duke zbritur shumen qe ka perfituar. Deri me tani 11 mije ish te perndjekur kane arritur te marrin demshperblimin e tyre, sic e parashikon ligji. Ndersa jane rreth 23 mije dosje prane Ministrise se Drejtesise, qe presin te marrin ende kestin e pare, keta persona se kane perfituar ende kestin e pare, sepse nuk kane plotesuar ende dokumentacionin e kerkuar nga Ministria e Drejtesise.