E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e 2 shqiptarëve në Maqedoni, AK: Të ndalet racizmi antishqiptar

TIRANE - Aleanca Kuq e Zi shprehu ngushëllime për familjarët e 2 shqiptarëve të vrarë, dy ditë më parë në Maqedoni.

Përmes një deklarate për mediat, Aleanca Kuq e Zi bën apel për për ndaljen e racizmit antishqiptar në Maqedoni, duke kërkuar njëkohësisht edhe dënimin e meritur për autorin e vrasjes.

“Ngushëllime për vrasjen e Besnikut e Imranit. Kemi humbur dy vëllezër shqiptarë, të bashkohemi me dhimbjen e kësaj tragjedie.”- theksohet në reagimin e Aleancës Kuq e Zi.

Ngjarja
Efektivi i policisë maqedonase Jakim Trifunovski qëlloi me armë zjarri në drejtim të 2 shtetasve shqiptarë, Besnik Shehapi dhe Imran Mehmedi, në Gostivar.

Ngjarja ndodhi pas një zënke për një vend parkimi të makinave në lagjen ku jetonin të rinjtë. Polici menjëherë është dërguar në paraburgim në burgun e Shutkës.

Policia në versionin e saj të parë njoftoi për vrasjen e dyfishtë, duke nënvizur se polici që nuk ishte në detyrë kishte lënë të vrarë me armën e shërbimit dy të rinjtë në një çast vetëmbrojtje.
Gjykata vendosi masën  e sigurisë 30 ditë paraburgim për policin Jakim Trifunovski, 36 vjeç.

(er.nu/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Vrau 2 të rinj shqiptarë, 30 ditë paraburgim policit. Gostivari proteston

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›