Rama: PS, politika agresive per papunesine Qamil Xhani
Problemet sociale dhe ekonomike kane qene tema e tryezes se zhvilluar dje nga Partia Socialiste ne kuader te pergatitjes se programit, per nje “Rilindje Shqiptare”. Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, u shpreh dje se ulja e papunesise dhe rritja e nivelit ekonomike ne vend mund te arrihet vetem me politika sociale agresive. “Kur them terheqja permes punes, sigurisht nuk kam parasysh qe 1 milion te papune ne do t’i nxjerrim menjehere nga gjendja e papunesise. Por, kam parasysh qe paralelisht me vendet e punes qe ne do te hapim, do te ndertojme edhe politika sociale agresive kunder varferise, te cilat stimulojne integrimin social te njerezve qe kane nevoje per ndihme ekonomike, por qe jane ne gjendje qe te ofrojne krahun e tyre te punes ne funksion te puneve ne komunitet”, - u shpreh dje Rama. Kreu i PS-se eshte ndalur ne menyre te vecante ne shifrat e papunesise, duke paraqitur statistikat e opozites, te cilat vleresojne se numri i te papuneve ne vend eshte rreth 1 milion. “Sot nje shqiptar ne dy eshte i varfer dhe vleresimi i varferise, ai zyrtari, fsheh te verteten e varferise. Nese ne vleresimin zyrtar jane 2.5 milione shqiptare mbi nivelin e varferise dhe vetem 360 mije nen, ne vleresimin real, qe nuk eshte e veshtire te behet duke i nderthurur te dhenat dhe shifrat, fatkeqesisht te dyja nivelet jane te barabarta. 1.4 milione mbi dhe 1.4 milione nen”, - tha Rama. Sipas tij, varferia reale ne zona te caktuara te Shqiperise, prek dhe kalon 50%. Ne fjalen e tij ne tryezen per ceshtjet sociale, kreu i PS-se u dal dhe ne te dhenat zyrtare. Sipas tij, institucionet qe kane marre persiper llogaritjen e te dhenave jane te politizuara dhe nuk kane shifra te sakta. “10 institucione shteterore japin 10 burime te ndryshme informacioni, teresisht kontradiktore mes vetes, per identifikimin dhe klasifikimin e te varferve ne kete shoqeri. Ajo cka e ben informacionin zyrtar edhe me problematik nuk eshte thjesht paaftesia e institucioneve per te bere detyren e tyre, por eshte edhe mbivendosja e shifrave te fabrikuara qellimisht per te deformuar realitetin faktik ne Shqiperi”, - u shpreh Rama. Duke folur per problemet sociale ne vend, Rama u shpreh se zgjidhja me ane te nderhyrjes se shtetit mund te behet vetem me nje rishperndarje te pasurise. “Ne Shqiperi kemi 5% te shqiptareve qe zoterojne me shume se 50% te pasurise se perbashket, nderkohe qe kemi 95% te shqiptareve qe paguajne me shume sesa keta 5% per shtetin dhe per sherbimet e perbashketa. Kjo eshte e papranueshme! Ne do ta ndryshojme kete, si gravitet te gjithe politikes sone ekonomike dhe sociale”, - tha Rama. Duke folur per shtresat ne nevoje, Rama u shpreh se shoqeria shqiptare duhet t’i kthehet punes, si i vetmi mekanizem qe e nxjerre ate nga varferia.