Berisha: Rama i ka ditet e numeruara, ndaj bllokon heqjen e imunitetit Eva Gjura
Kryeministri Berisha ka akuzuar dje kryetarin e PS-se, Edi Rama, se ka bllokuar procesin e reformave dhe integrimin e Shqiperise ne BE. Gjate fjales se tij ne mbledhjen e qeverise, Berisha u shpreh se pavaresisht qendrimit bllokues te mbajtur nga kryetari i PS-se, qeveria eshte e gatshme te punoje per realizmin e reformave kyce, te cilat sherbejne per integrimin e vendit. Berisha tha se Rama po bllokon heqjen e imunitetit, por jo procesin e transparences te ndermarre nga qeveria dhe kete e ben nga frika e diteve te numeruara qe ka ne politike. Duke u ndalur tek heqja e imunitetit, Berisha i ka ofruar nje tjeter oferte kreut te opozites duke theksuar se mazhoranca eshte e gatshme te votoje pro heqjes se imunitetit, qofte duke pranuar propozimin e Komisionit te Venecias, qofte duke pranuara propozimin e opozites. “Qeveria eshte e gatshme te votoje heqjen e imuniteteve, qofte me ligjet organike sic rekomandon Komisioni i Venecias, qofte me ndryshimin e Kushtetutes per imunitetet sic kerkon opozita, rendesi kryesore ka qe zyrtaret shqiptare, deputete, gjykates apo cfare do qe te jene te mos kene imunitet”, - u shpreh kryeministri. Per kreun e qeverise, Rama nuk mund te bllokoje procesin e transparences. “Mund te bllokoje heqjen e imunitetit, por mekataret kane frike te heqin imunitetet. Ka frike te heqe imunitetin, vetem ai qe ka frike nga vetja e tij. Ai kerkon mburoje”, - eshte shprehur Berisha. Kryeministri nenvizoi faktin se kryetari i opozites, Rama, do te marre pergjigjen e merituar ne zgjedhjet e ardhshme nga vete shqiptaret per te gjitha bllokimet qe i ka shkaktuar ketij vendi duke mbajtur peng proceset integruese. “Kete ceshtje do ta zgjedhin shqiptaret, si i dhane me 8 maj do t’ia japin edhe ne qershorin e vitit qe vjen, per t’u ndare nga kultura e bllokimit e bllokmeneve te rinj”, - tha Berisha. Kryeministri ka deklaruar se Rama eshte lideri politik qe nderton karrieren mbi fatkeqesite natyrore dhe bllokimin, prandaj ditet e tij ne politike jane te numeruara. “Cdo dite qe kalon koha e tij zvogelohet ne politike, po pergatit vete disfaten e tij me te thelle qe ka njohur njeri, gjate 22 viteve te fundit. Sipas tij ,Shqiperia nuk duhej te vleresohej, sepse vleresimi i Shqiperise eshte rrenimi i karrieres se tij politike. Sepse ai, ne konceptet e tij, si pinjoll i bllokut, karrieren mund ta ndertoje ose mbi fatkeqesite natyrore, ose mbi bllokimin, karriere tjeter ai nuk mund te kete”, - eshte shprehur Berisha. Kryeministri i ka kujtuar edhe nje here kryetarit te PS-se se ai bllokoi qellimisht reformat duke paralizuar punen ne komisionet parlamentare. “Shpalli bllokim per reformen zgjedhore pa propozuar asnje amendament, kerkoi ato gjera qe rrezoi vete kur firmosi marreveshjen, dje bllokoi Kodin Penal, pasi kerkonte denim kolektiv qe nuk ekziston ne asnje kod te botes”, - tha Berisha, i cili shtoi se - “Rama po perdor si mercenar deputetet e tij, qe shihen me percmim per nismat e tyre absurde neper komisione”. Berisha tha se keto nuk jane sinjalet qe BE pret nga Shqiperia. Berisha shtoi se pavaresisht qendrimit te opozites, qeveria do te vazhdoje reformat ne te gjitha fushat ku Edi Rama nuk mund te bllokoje.