E Diel, 1 Nëntor 2026

Të përndjekurit hedhin poshtë mundësinë e bashkëpunimit me PS-në

Ish-të përndjekurit hedhin poshtë çdo mundësi bashkëpunimi me socialistët. Madje ata i konsiderojnë si mashtrim deklarimet e tyre për ti bërë pjesë të programit të partisë. Agim Musta, përfaqësues i një prej shoqatave të ish-të dënuarve politikë, hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi me socialistët, pasi sipas tij janë vetë ata që kanë artikuluar se janë kundër mbrojtjes së interesave të kësaj shtrese. Në programin e ri politik që socialistët prezantuan në kongresin e zhvilluar këtë fundjavë dhe që është shtruar për diskutim në bazë, thuhet se kjo forcë politike do të bashkëpunojë me ish-të përndjekurit politikë për kompensimin, përfshirjen dhe integrimin e tyre ekonomik, politik e shoqëror.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›