I kërkon Marokut njohjen e Kosovës
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka pritur sot ministren e Shtetit për Punët e Jashtme të Marokut, Latifa Akharbach, nga e cila ka kërkuar mbështetje për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Pavarësia e Kosovës është garancia e stabilitetit, paqes dhe e proceseve integruese të rajonit në Perëndim”, tha Topalli.
Shqipëria dhe Maroku bashkëpunojnë në kuadër të Bashkimit për Mesdheun dhe Dialogut Mesdhetar dhe, si dy vende mesdhetare, kanë një mirëkuptim të natyrshëm dhe, kjo është bazë e fortë për thellimin e bashkëpunimit.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë dhe ministrja e Shtetit të Marokut ranë dakord për fuqizimin e kuadrit ligjor dhe marrëveshjeve, veçanërisht për bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve.